Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 22 – 28 Prill 2019

Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 22 – 28 Prill 2019

Tregu i domain Sedo e përmbylli këndshëm prillin . Java e fundit e muajit renditi plot 88 shitje domain-ësh. E gjithë vëmëndja shkon për SEEREISEN.DE dhe Albert Schimmel. Ky i fundit është konsulenti i shitjve që realizoi transaksionin.

Faqja gjermane e dedikuar për udhëtime në det, jo vetëm kryeson listën javore të Sedo-s, por pozicionohet midis tre shitjeve kryesore të javës në tregun e domain-ve. Deri tani, SEEREISEN.DE është edhe shitja më e mirë e vitit në grupin e ccTLD-ve.

Lexoni vazhdimin për t’u informuar rreth shitjeve të domain-ve në Sedo.

Ky Raport Javor detajon shitjet nga data 22 Prill deri në 28 Prill të vitit 2019.

Mbani parasysh që ne konsiderojmë vetëm shitjet publike me vlerë mbi 2,000$.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM

Le t’i hedhim një sy grupit të domain-ve .COM.

Lista kryesohet nga domain-i me dy fjalë, i lojrave të fatit, casinoengine.com. Vlera e tij kapi shumën 40,000$.

I dyti pozicionohet një tjetër domain lojrash fati, Slot777.com. Transaksioni kushtoi 28,500GBP.

Shitjet 5-shifrore të domain-ve mbyllen me bjjx.com për 11,800$, edgenyc.com për 10,000$ dhe masterprep.com për 10,000$.

I pari, me çmimin prej 10,000$, renditet domain-i me vizë art-invest.com. U ble për 8,900EUR. Në seksionin e .COM-ve, kemi edhe disa domain të tjerë me vizë, si: d-fly.com, m-tower.com, share-me.com, i-path.com, art-view.com dhe sport-wear.com.

I dyti, në listen e shitjeve 4-shifrore, pozicionohet një domain dy-fjalësh. Trustedlogin.com u shkëmbye për 8,000$. Domain-ët e tjerë dy-fjalësh në seksionin e .COM-ve janë: kripto domain-i bitcoinfuture.com me vlerë 5,960$, onlineboss.com për 5,000$ dhe farmbridge.com për 4,950$.

Numërohen, gjithsej, 50 domain .COM. Pra, shitjet janë përmirësuar krahasuar me raportin e kaluar. Kujtojmë se java e tretë e prillit numëroi vetëm 42 shitje të domain-ve .COM.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD

Ndërkaq, në seksionin e ccTLD-ve….

Siç e nënvijëzuam që në fillim të artikullit, kryefjala është SEEREISEN.DE. Ҫmimi i tij arrin vlerën impresionuese të 59,500EUR.

Por, pas tij, çmimet bien shumë. Pozicioni i dytë, në listen e domain-ve ccTLD, kushton vetëm 15,000EUR. I përket transaksionit të jack.de. Shitja e fundit 5-shifrore shkon për vapy.de me vlerë 11,000EUR.

Domain-i rowingblazer.us surprizoi këtë javë. E rriti çmimin në 5,999$. Të tjera shitje interesante të domain-ve, në hapsirën e ccTLD-ve, janë domain-ët e tipit LLL. Kështu, sub.co u shit për 5,000$. Transaksioni i els.de kushtoi 2,999EUR. Ndërsa act.us u vlerësua me 2,999$.

Gjithsej, kemi 25 shitje domain-ësh ccTLD. Absolutisht shumë më mirë se javën e kaluar (18 shitje ccTLD). Për domain-ët ccTLD, kjo është padyshim një javë e mbare si në vlerë dhe në volum.

Po kush kryeson? Tregu i domain Sedo këtë javë ishte për domain-et .DE, të cilat u shfaqën me 10 listime. Pas tyre vijnë domain-ët .ES, .EU dhe .US me nga 2 listime për secilin. Hyrje teke kanë domain-ët .CO, .CO.UK, .IO, .IT, .KR, .NL, .PL, .RU, dhe .SE.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”

Vazhdon “dyluftimi” midis prapashtesave gTLD: të rejat vs. të vjetra-ve. Veçse, këtë javë fituesi nuk është i qartë. Seksioni kryesohet nga domain-i tri-gërmësh, ngj.org, i vlerësuar 8,800$. Pasohet nga domain-i gTLD i ri, selfstorage.info, i shitur për 6,999$. Në vazhdim gjejmë vapy.net për 5,750$ dhe almadina.net për 5,499$.

Në total renditen 8 domain në këtë kategori. Jo keq krahasuar me 5 domain-ët e të njejtit lloj të javës së shkuar. Volumi i shitjeve ndahet përgjysëm. Kemi 4 shitje domain-ësh TLD të vjetër dhe 4 shitje domain-ësh gTLD të rinjë. Ndërsa, në vlerë dominojnë domain-ët TLD të vjetër.

5/5 (1 Review)
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial