Çfarë Është cPanel Dhe Si Mund Ta Përdorni?
Po kërkoni për një panel kontrolli të bazuar në Linux? cPanel është përgjigjja e saktë! Mësoni më shumë rreth shërbimit dhe sesi ta përdorni në mënyrë efektive.
Duke qenë se rreth 3 milion website përdorin cPanel, shumica e website-ve të reja do të lidhen me këtë platformë hostimi. Nëse po krijoni faqen tuaj të parë ose po shikoni për një panel kontrolli të bazuar në Linux, ky është një nga opsionet më të mira. Me një ndërfaqe të thjeshtë grafike dhe menu ndihmëse, cPanel është mjaft i mirë për përdoruesit me dhe pa ekperiencë.
Lexoni më vijim gjithçka që duhet të dini rreth tij dhe si ta përdorni.
Kuptoni cPanel
Për këdo që po krijon website-in tij të parë, cPanel mund ti duket i pakuptueshëm. Sidoqoftë, shumë kompani hostimi e përdorin cPanel, pasi herët a vonë çdokush do të përballet me të.
Mjetet e cPanel i lejojnë përdoruesit të menaxhojnë dhe realizoj; funksionet e admininistrimit të website pa ditur shumë për kodin. Me anë të ndërfaqes përshkruese dhe të thjeshtë për t’u përdorur, administratorët e website mund të menaxhojnë një llogari hostimi pa e kuptuar totalisht “hostimin” si një koncept.
Duke përdorur cPanel, ju mund të ndryshoni disa nga aspektet teknike të website tuaj pa qenë e nevojshme të jeni inxhinier IT. Më poshtë janë disa nga gjërat që ju mund të menaxhoni.
Përditëso preferencat tuaja
Kur jeni të loguar, ju do të përballeni me panelin kryesor. Nëse doni të kërkoni për një plugin, ka një shirit kërkimi. Seksionet kryesore në panelin tuaj janë “mail”, “files”, “domains”, dhe “software and services”.
Mënyra se si cPanel shfaqet dhe mënyra se si ju e përdorni janë të përcaktuara tek seksioni i preferencave.
Menaxhimi i emrave të domain
Përdorni butonin “domains”, nëse doni të shtoni një domain të ri apo ta ridrejtoni tek një domain tjetër. Nëse ju doni të krijoni një subdomain, ju mund të ndërtoni një faqe të re vetëm duke klikuar te butoni “domains”.
Klikoni “Addon Domains” nëse jeni gati të shtoni një domain të ri në llogarinë tuaj. Nëse blini një domain tjetër, ju mund ta kontrolloni si admin nga kjo vendodhje.
Ju do të pyeteni për informacionet e domain. Pasi të keni plotësuar të dhënat, informacionin mbi nameserver-at dhe ti keni ruajtur ato, mund të filloni të ndërtoni website-in e ri.
Menaxhoni llogaritë e email
Nëse doni një adresë email të përputhet me emrin e domain, duhet të navigoni tek seksioni “email”. Klikoni “email accounts” dhe ju do të krijoni çfarëdo email që dëshironi nën emrin e domain të zgjedhur.
Nëse është hera e parë që ju keni kontrolluar email tuaj, gjeni butonin “access webmail” nga tab-i dropdown. Ju mund ta ruani këtë link për herën tjetër.
Puna me dokumentet
Shkoni te “file manager” ku do të navigoni tek site që do të menaxhoni. Zgjidhni site-in dhe klikoni “go”.
Ju do të shikoni një listë të gjatë të dokumenteve në site tuaj. Sigurohuni që të dini se çfarë po bëni pasi fshirja e një dokumenti mund të ketë efekte katastrofike dhe ta bëjë website tuaj të paaksesueshëm.
Është paneli i kontrollit më i mirë që ekziston
Përdorimi i cPanel është aq i thjeshtë dhe intuitiv sa duket. Meqë është kaq i njohur, ka shumë kërkime të thjeshta që do t’ju drejtojnë ju drejt forumeve për t’ju përgjigjur çdo pyetjeje që mund të keni.
Për më shumë detaje si ta përdoni cPanel, kontrolloni guidën tonë.