Guida Fillestare e cPanel: Çfarë, Pse dhe Si Përdoret cPanel

Guida Fillestare e cPanel: Çfarë, Pse dhe Si Përdoret cPanel

cPanel: Kurs i Shpejtë Rreth Përdorimit të cPanel me Web Hosting

Mësoni gjithçka rreth cPanel dhe merrni kontroll të plotë mbi hostimin e website. Gjithashtu, mësoni karakteristikat e tij duke përdorur këtë tutorial të shpejtë dhe të thjeshtë.

Ju keni punuar fort për të gjetur emër perfekt domain-i për website-in tuaj. Keni krijuar përmbajtje mjaft të mirë e cila i mban të lidhur fort klientët me website-in tuaj.

Shkurt, ju e menaxhoni website-in tuaj me kujdes të madh – dhe keni nevojë për një platformë që ofron të njëjtën gjë për hostimin .

Për më tepër, dëshironi të dini se çfarë po ndodh me website-in tuaj gjatë gjithë kohës. Ju dëshironi të kontrolloni indikatorët e performancës, të ngarkoni file, të kryeni ndryshime, dhe të keni kontroll mbi website-in tuaj.

cPanel mund t’ju ndihmojë.

Por çfarë është hosti me cPanel, dhe a është i duhuri për ju ?

Vazhdoni leximin për të zbuluar përgjigjen.

Çfarë Është cPanel?

Së pari, le të sqarojmë se çfarë është ekzaktësisht cPanel.

Në mënyrë të përbledhur, cPanel është një panel kontrolli për hostin, i cili ju mundëson menaxhim më të mirë të website-it tuaj. Ju mund të kontrolloni lehtësisht të drejtat e aksesit, të bëni ndryshime në serverin tuaj dhe monitoroni aktivitetin, dhe shumë më tepër.

Ju keni mundësinë të kontrolloni se sa hapësirë disku keni, CPU totale të site dhe përdorimin e memories.

Edhe nëse ju nuk jeni një tip i apasionuar pas teknologjisë, ju mund të menaxhoni emrat e domain-eve, çdo llogari email-i të website, të shihni backup-et e të dhënave dhe më tepër.

Si Ta Përdorni cPanel

cPanel përfshin shumë seksione dhe module të ndryshme të cilat e bëjnë më të lehtë ekzaminimin e aspekteve të ndryshme të website tuaj.

Për shembull, modulet e file-ve në cPanel ju lejojnë të kryeni backup të të dhënave të site, të ngarkoni file të reja në website, të ngarkoni imazhe dhe më shumë.

Në modulin e preferencave, ju keni mundësinë të personalizoni mënyrën e përdorimit të cPanel.

Për shembull, ju mund të vendosni gjuhën tuaj të preferuar, të ndryshoni domain-in tuaj, të krijoni “shortcuts”, madje të shikoni edhe video tutoriale për cPanel që  ju shpjegojnë funksione specifike.

Ndoshta një nga modulet më të rëndësishme të cPanel është siguria e website. Mesatarisht, website-t përballen me kërcënime të ndryshme për thyerjen e sigurisë për rreth 44 herë në ditë.

Kështu që, ka kuptim që ju doni të mbroni klientët dhe të dhënat e biznesit tuaj.

cPanel mund t’ju ndihmojë me këtë. Ju mundëson të bllokoni adresa IP, të ofroni hotlink dhe leech protection dhe të punoni me SSL.

cPanel e thjeshtëzon analizën e përgjithshme të performancës së website. Ju mund të merrni informacione rreth numrit të redirect dhe faqeve të gabimeve. Mund të shihni numrin e vizitorëve, vlerësimin e shpejtësisë së ngarkimit të site dhe shumë më tepër.

A Është cPanel i Duhuri Për Ju ?

Ne shpresojmë që ky post t’ju ndihmojë ju të shikoni avantazhet e gjetjes se një ofruesi hostimi që përdor cPanel.

Kjo platformë ju jep ju të dhëna të paçmueshme rreth performancës dhe sigurisë së website-it tuaj, aktivitetin e vizitorit dhe shumë më tepër. Me cPanel, puna për një website të suksesshëm nuk duket e komplikuar.

Sigurisht, gjëja më e rëndësishme është gjetja e një kompanie hostimi që ju t’i besoni.

Këtu futemi ne në lojë.

Nëse ju jeni të interesuar në shared apo dedicated hosting, ose nëse keni nevojë për ndihmë me regjistrimin e domain-it, mësoni më tepër mbi paketat e hostimit që ofrojmë.

5/5 (1 Review)
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial