Duku online! 3 hapat e krijimit të faqes web

Duku online! 3 hapat e krijimit të faqes web

Sot jetojmë në epokën e internet-it. Çdo informacion kërkohet online në Google, Yahoo, etj. Këta motorrë kërkimi lehtësojnë gjetjen e kompanive dhe të çdo informacioni. Nëse nuk shfaqeni në rezultatet e kërkimeve, mundësisht në faqe të parë, do të humbisni klientë potencial.

 

Si të jesh prezent online dhe të përfitosh?

Thjesht, ju duhet një faqe web! Sapo të keni konfirmuar prezencën online… do të arrini lehtësisht miliona përdorues në të gjithë botën. Nuk ka më asnjë kufi.

Për ata që bëjnë biznes sipas metodës tradicionale, angazhimi me internet-in mund të duket i lodhshëm, madje edhe shumë i frikshëm.

Mos u frikësoni! Gjithçka do të shkojë mirë. Me ne do të gjeni partnerin e duhur, për të ndërtuar dhe menaxhuar web-faqen tuaj.

Jeni të interesuar? Vazhdoni më poshtë, për të zbuluar tri hapat kyç në krijimin e faqes web.

 

1. Regjistrimi i Domain-it

Ndiheni të humbur në hapësirën gjigande të botës dixhitale? Nuk dini nga t’ia nisni? Epo, hapi i parë është regjistrimi i domain-it.

Merrni kohën e mjaftueshme për të menduar një emër perfekt për domain-in tuaj. Rregjistrojeni përmes rregjistrarit tuaj të preferuar. Procedura e rregjistrimit është shumë e thjeshtë.Ju duhet vetëm të gjeni emrin e duhur dhe të zgjidhni rregjistrarin e domainit.

Nëse nuk e dini apo keni mëdyshje se cili mund të jetë emri i duhur për faqen tuaj të web-it, kërkoni ndihmën dhe ne do t’ju ndihmojmë me kënaqësi.

Lexoni blogun tonë , artikujt mbi domain-et, për më shumë informacione si të përzgjidhni emrin perfekt për domain-in apo rregjistrarin e duhur.

 

2. Zgjedhja e shërbimit të hostimit

Emri ideal për domain!
Regjistrimi i tij!
Tani, është rradha e hostimit. Jeni konfuzë rreth llojeve të hostimit? Nuk dini si të zgjidhni të duhurin? Lexoni në vijim.

Ekzistojnë shumë kompani të specializuara për hostim profesional. Zgjidhni të duhurën, të kualifikuar dhe të fokusuar në shërbimin ndaj klientit. Rekomandojmë zgjedhjen e kompanive që zotërojnë infrastrukturën e shërbimeve të hostimit. Pronësia e infrastrukturës nga kompania lehtëson zgjidhjen e problemeve të mundshme, në të ardhmen.

 

Cili lloj hostimi është i duhuri?

Shërbimet e hostimit janë të shumëllojshme. Për kategoritë më të shpeshta të hostimit, mbani parasysh informacionin në vazhdim.

  • Hostimi i përbashkët– shumë faqe në një server (si të marrësh me qera krevatin, në një dhomë të përbashkët). Tarifat bazike e bëjnë këtë shërbim ndër më të kërkuarit. Nëse keni trafik të ulët në faqe, ua këshillojmë.
  • Hostimi VPS– makineria virtuale në cilësinë e serverit. Praktikisht, merrni me qera hapësira në disa servera virtual, në Cloud (paguani dhomë individuale brenda një apartamenti të përbashkët). Hostim me fuqi proçesimi të kategorisë mesatare.
  • Hostimi i dedikuar- serveri është tërësisht në përdorimin tuaj (keni marrë të gjithë apartamentin). Përfshihet kontrolli i plotë mbi konfigurimin dhe proçesimin. Performanca dhe besueshmëria kanë rëndësi të veçantë. I përshtatshëm për faqe me trafik të lartë.

Por, cilin nga llojet e hostimit duhet të zgjdhni për faqen tuja? Informacione të detajuara mbi llojet e hostimit dhe cili duhet zgjedhur, mund ta gjeni në artikujt tanë të mëparshëm. Shfletoni seksionin mbi hostimit në blogun tonë.

 

3.Dizenjimi i faqes web

Ju keni rregjistruar domain-in perfekt dhe keni zgjdhur paketën e duhur të hostimit. Për të dalë online, duhet të ndërtoni faqen web.

Si të dizenjosh faqe  web? Shumica e paketave të hostimit përfshijnë mjete të cilet lehtësojnë ndërtimin e një faqe web. Megjithatë, për të ndërtuar në faqe të bukur, funksionale dhe lehtësisht të përdorshme ne do të rekomandonim që të kontraktoni prefesionistë. Elementët e dizajnit duhet të zgjidhen me kujdes. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në mënyrën sesi perceptohet marka juaj. Kurimi dhe përditësimi i vazhdueshëm i faqes web është gjithashtu shumë i rëndësishëm.

Faqja juaj web është faza finale në ndërtimin e identitetit të biznesit tuaj në internet. Është dera kryesore e dyqanit tuaj për komunitetin e konsumatorëve online.

Emër domain-i inteligjent, mbështetur nga shërbim cilësor hostimi dhe i prezantuar me elegancë në faqen web, ju fuqizon në tërheqjen e sa më shumë përdoruesve drejt faqes suaj.

Ne jemi me ju në çdo hap të këtij proçesi. Na kontaktoni! Do t’ju ndihmojmë me kënaqësi.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial