Si Të Blej Një Server Të Dedikuar Për Website-in Tim?
Blerja e një serveri të dedikuar nuk duhet të jetë një proces i vështirë! Do të trajtojmë më poshtë procesin e blerjes në këtë artikull.
Po mendoni të bleni një server të dedikuar për website-in tuaj?
Po pyesni veten se cilat janë hapat që duhet të ndërmerrni gjatë procesit të blerjes?
Në momentin që ju keni mësuar mbi përfitimet e marrjes së një serveri të dedikuar, mund të jetë një vendim i thjeshtë për të kryer këmbimin. Fatkeqësisht, nëse ju nuk keni patur një server të dedikuar mund të jeni të paqartë se çfarë duhet të bëni gjatë procesit të blerjes për të marrë një server të dedikuar i cili i përshtatet nevojave tuaja.
Fatmirësisht, ne jemi këtu për t’ju ndihmuar. Më poshtë do t’ju tregojmë sesi ju duhet të blini një server të dedikuar për website-in tuaj.
1. Përcaktoni Nevojat Tuaja
Serverat e dedikuar ofrojnë shumë avantazhe mbi hostimin e shpërndarë, por ju duhet të dini ekzaktësisht se pse ju duhet ta bëni ndërrimin.
Mendoni për nevojat hardware dhe software, dhe shikoni se çfarë ofron plan juaj aktual i hostimit. Nëse ka ndonjë pikë specifike që ju duhet nga një server i dedikuar, sigurohuni ta mbani këtë gjë në mendje kur të flisni me kompanitë e hostimit.
2. Kontaktoni Me Kompani Hostimi
Në momentin që ju e keni krijuar idenë se çfarë kërkoni, lidhuni me një përfaqësues të kompanisë së hostimit. Nëse keni zgjedhur ndonjë kompani që ofron server të dedikuar me parametrat që kërkoni, atëherë kontaktoni me ta dhe filloni të flisni për nevojat tuaja me një profesionist.
Duke hapur një bashkëbisedim ju do të filloni të jeni më të qartë se për çfarë ka nevojë website juaj në një server të dedikuar dhe çfarë duhet të prisni nga blerja.
3. Zbuloni Se Çfarë Është e Përfshirë
Kur të bëheni gati për të kryer blerjen, sigurohuni të dini se cilat janë specifikimet e serverit të dedikuar. Një server duhet të ofrojë një “uptime” të mirë, hardware me performancë të lartë dhe lidhje të qëndrueshme rrjeti.
Gjithashtu, ju duhet mësoni se çfarë karakteristikash dhe shërbime sigurie ofrohen nga kompanie e hostimit. Ju duhet të kërkoni për kompani që ofron karakteristika të forta sigurie dhe mbështetje për klientin 24/7.
4. Sigurohuni Që T’i Kuptoni Kushtet e Përdorimit
Është e rëndësishme të kuptoni “shkrimin me gërma të vogal” para se të bleni një server të dedikuar. Sigurohuni të kuptoni kushtet e përdorimit dhe garancitë që përfshihen tek serveri juaj i dedikuar.
Kërkoni për një server të dedikuar që i ka të qarta se cilat janë kushtet e përdorimit. Në të kundërt, mund të përfundoni me një server që nuk i plotëson nevojat tuaja sipas asaj që premtonte.
5. Kontrolloni Reputacionin
Është e rëndësishme të dini reputacionin e çdo kompanie hostimi nga e cila po konsideroni të merrni serverin e dedikuar.
Zbuloni se çfarë opinionesh kanë klientët e mëparshëm për eksperiencën e tyre me kompaninë dhe serverat e dedikuar që kanë blerë. Kërkimi për vlerësime online ose kontrolli për rekomandime është një ndihmë e madhe për t’ju dhënë një ide nëse do të jeni të kënaqur pas blerjes.
6. Kryeni Blerjen
Në momentin që keni vendosur që një server i dedikuar i përshtatet nevojave tuaja atëherë është koha të kryeni pagesën. Kur të jeni gati, lidhuni me një përfaqësues të kompanisë për të kryer blerjen dhe rishikimin e detajeve të fundit.
Nqs blini server të dedikuar në një kompani hostimi profesionale, ajo do t’ju ndihmojë të ndryshoni hostimin e website-it në serverin të ri dhe do t’ju japë gjithçka që ju duhet për serverin tuaj.
Marrja e Një Serveri të Dedikuar Që i Përshtatet Nevojave Tuaja
Marrja e një serveri të dedikuar mund të jetë një mënyrë e mirë për ta sjellë website-in tuaj në formën më të mirë që mund të bëhet dhe t’ju japë juve shpejtësinë, hapsirën, fleksibilitetin dhe lirinë që dëshironi për hostim-in e një website-i vërtet profesional. Sigurohuni që të ndiqni këshillat e mësipërme nëse jeni gati të bëni blerjen dhe të merrni një server të dedikuar që i përshtatet nevojave tuaja.
Jeni gati të merrni një server të dedikuar për website-in tuaj? Na kontaktoni për të mësuar më shumë se çfarë mund t’ju ofrojmë.