Regjistro domain-in tënd perfekt
Gjeni çmimet më të mira për Portfolio e Domain tuaj
Ne Jemi Regjistrar i Akredituar për Domain.AL
Regjistrimi ose transferimi i shpejtë i emrit të domain-it dhe sigurimi i faqes në rrjet. Mundësi të shumta pagese dhe gateway. Nëse nuk e dini se cili do të ishte emri më i mirë për ju, na kontaktoni. Ekipi ynë do t’ju ndihmojë të zgjidhni emrin më të mirë të domain-it të mundshëm për faqen tuaj të internetit, e-commerce ose blogun.
Rëndësia e zgjedhjes së emrit të duhur të domain-it
Emri i domainit është themeli i faqes tuaj. Është mënyra sesi vizitorët navigojnë në faqen tuaj, dhe luan një rol të rëndësishëm në kërkimin online. Shpeshherë është përshtypja e parë që ju dhe faqja juaj i jepni vizitorëve dhe klientëve potencial. Kështu që regjistrimi i një emri të zgjedhur me kujdes për domain-in është thelbësor.
Të Jetë i Veçantë
Në kuptimin që kur dikush ta dëgjojë ose shikojë emrin e domain-it tuaj ti krijojë ndjesinë sikur është emër marke. Për këtë arsye përdorimi i numrave ose vizës është problem. Emri i domain-it që ka numra dhe viza në përgjithësi nuk duket si emër marke, por duken më shumë si emra të përgjithshëm ose të çuditshëm.
Të Jetë i Shqiptueshëm
Ju mund të mendoni, “Hej, pse është e rëndësishme që të jetë i shqiptueshëm? Shumica e njërzve do ta shkruajnë ose do të klikojnë ndonjë link.”. Ky element është i rëndësishëm për shkak të “përthithjes më të mirë”. Njerëzit kanë prirje të mbajnë mend dhe të bëjnë lidhje pozitive me gjëra të cilat i thonë lehtësisht. Kjo përfshin shqiptimin me mendje.
Natyrisht që kjo është e lidhur me gjuhën dhe rajonin që ju keni në fokus. Nqs emri i domain-it tuaj nuk mund të shqiptohet lehtësisht nga grupi i njerëzve që janë target-grupi juaj, atëherë ju do të keni vështirësi në përhapjen dhe mbajtjen mend të markës tuaj.
Të shkurtër
Gjatësia ka rëndësi për shkak të shqiptimit fluent që folëm më sipër.Sa më pak karaktere të ketë emri i domain-it , aq më e lehtë është për t’u shkruajtur , për t’u shqiptuar , për t’u ndarë në rrjetet sociale.
Të Jetë Intuitiv
Një emër domain-i i mirë, iu jep njerëzve një ide shumë të qartë mbi përmbajtjen e website-it. Kur të dëgjojnë emrin e domain-it tuaj, njërëzit natyrshëm duhet të mendojnë që tek ju ata do të gjejnë me siguri atë që ju intereson ose nevojitet.
Përdor Fjalë Kyçe
Fjalët kyçe në emrin e domain-it ju ndihmojnë si në aspektin e “përthithjes së mirë” dhe mbajtjes mend të emrit, ashtu edhe në aspektin e përmirësimit të SEO për website-in tuaj. Google ka disa kohë që i anashkalon disi domainet që kanë me përputhshmëri të plotë ose të pjesshme me shprehjen e kërkuar, por lidhjet që merrni nga njërëzit që bëjnë link tek faqja juaj mund t’ju ndihmojnë.
Nëse vendosi një fjalë kyçe në emrin e domain-it tuaj, ajo i ndihmon njerëzit të kuptojnë se cili është qëllimi i website-it tuaj dhe t’ju vizitojnë. Por nqs doni të merrni një domain që ka shumë fjalë kyçe atëherë ju këshillojmë të mos e bëni. Këto emra domain-esh nuk kanë më peshën që kanë pasur dikur dhe kanë efekte negative të cilat mirë është ti shmangi.
Larg shkeljeve të markës
Duhet te jeni të kujdesshëm pasi emri i domain-it nuk duhet të jetë konfuz , pra të mos jetë i ngjashëm me një emër domain-i tjetër. Ju rekomandojmë që të flisni me një person ligjor në rast se keni shqetësime të tilla.
Pyetjet më të Shpeshta
Cilat janë rregullat e sintaksës për domain-et .al?
Çfarë është një domain?
Një domain është një sistem emërimi i lehtë në përdorim i cili lejon njerëzit të navigojnë lehtësisht në rrjet. Në vend që të vendoset adresa IP kur duhet të aksesohet një faqe e caktuar, për lehtësi secilës faqe u është vendosur një emër i quajtur emër domain-i.
Çfarë NUK është një domain?
Është e rëndësishme të mbani mend se një domain nuk është një faqe interneti. Nuk është email ose ndonjë shërbim tjetër. Është thjesht adresa juaj në internet. Ndihmon njerëzit të lokalizojnë vendin ku ndodhet prona juaj duke u treguar shfletuesve / e-mail / etj. ku të shkojnë për të marrë gjithçka që dëshirojnë (dokumentat e faqes, email, imazhe, të dhëna, etj.). Nëse dëshironi të krijoni një faqe në internet, do t’ju duhet të merrni një paketë hostimi.
Pse janë emrat e domain-eve të rëndësishëm?
Një emër domain-i është themeli i faqes, pra është mënyra se si vizitorët navigojnë dhe luajnë një rol të rëndësishëm sesi njerëzit mund të gjejnë faqen tuaj online. Shpeshherë , kjo krijon impresionin e parë që vizitorët potencial do të marrin për ju dhe faqen tuaj, kështu që gjetja e emrit më të mirë të domain-it është e nevojshme.
Si mund të regjistroj domain-in më të mirë?
Një emër domain-i i mire është një URL konçize, e thjeshtë për t’u shkruajtur dhe për t’u mbajtur mend, e cila reflekton markën e vendosur nga ju. Shmagni përdorimin e karaktereve speciale, numrave ose fjalëve të panevojshme për ta bërë më të lehtë për t’u gjetur dhe mbajtur mend nga vizitorët. Shënim: Një emër i mirë domain-i është ai emër i cili vizitori do ta shkruajë që herën e parë në mënyrë të saktë.
Si mund ta blej një emër domain-i?
Blerja e një emri domain-i është e lehtë. Filloni duke shkruar emrin e saktë te domain-it që dëshironi ose thjesht fjalët kyçe që jeni të interesuar të vendosni, te hapësira e kërkimit të domain-it. Në momentin që gjeni emrin e pëlqyer, shtojeni tek shporta juaj dhe realizoni pagesën si zakonisht. iRegister ofron rregjitrim domain-esh për më shumë se 300 prapshtesash (.com, .net, .info, .org, etj.) Lexoni postin tonë për të gjetur prapashtesën e duhur për domain-in tuaj.
A mund të blej më shumë se një domain?
PO, ju mundeni.
GJENI DOMAIN TUAJ PERFEKT
hence consequently therefore seems like maybe probably almost above all most noteworthy certainly even more
likewise rather while in contrast as a result almost above all most noteworthy certainly even more
Mundet që regjistrimi i domain-it .AL të refuzohet?
Po, sipas rregullores së AKEP-it ( Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar ) për regjistrimin e domain-eve, regjistruesi mund të refuzojë regjistrimin e domain-it nëse të dhënat e ofruara nga i regjistruari janë jo të plota ose gabim. Në rast se emri i domain-it tuaj është klasifikuar si i rezervuar ose emër i ndaluar nga rregullorja e AKEP-it, regjistrimi i domain-it mund të refuzohet. Ne i inkurajojmë klientët tanë të konsultohen paraprakisht me listën e domain-eve të rezervuar dhe të ndaluar ose me regjistrin e markave të regjistruara.
Çfarë ndodh kur domain-i refuzohet pasi është bërë pagesa?
Ne rast se regjistrimi i domain-it është refuzuar dhe ju keni realizuar pagesën, ne do t’ju rimbursojmë duke shtuar kredite te llogaria juaj në sistem ose duke ju rimbursuar me anë të llogarisë bankare.
Nëse nuk kam nënshtetësinë shqiptare, mund të bëj regjistrim domain-e .AL?
PO, ju mund të bëni rregjisrim domain .AL. Por duhet të siguroheni që kontaktet administrative të domain-it tuaj duhet të jenë resident në Shqipëri. Në rast se nuk keni ndonjë, ne mund të prezantohemi si kontakt administrativ për ju.
Mund të regjistroj një subdomain .al si psh .com.al , .edu.al , .org.al.net , .mil.al , .gov.al ?
Këto subdomain-e janë rezervuar për një target grup specifik. Subdomain-et .gov.al dhe .mil.al janë vetëm për përdorim ushtarak dhe qeveritar. Ne mund të regjistrojmë :
- .com.al – Rezervuar për kompanitë e regjistruara në Rregjistrin Tregtar Shqiptar.
- .net.al – Rezervuar për kompanitë Shqiptare që merren me rrjetat dhe telekomunikacionet.
- .edu.al – Rezervuar për institucion edukimit të regjistruara në Shqipëri.
- .org.al – Rezervuar vetëm për organizatat jo-fitimprurëse të regjistruara në Shqipëri.
Kam nevojë për hostim/email për faqen. E ofroni ju tek iRegister.al?
Sigurisht! Ne mund t’ju ofrojmë gjithçka nga plane hostimi fleksibël te çertifikata SSL, dhe kemi opsione të ndryshme për email-in. Ju lutem na kontaktoni për kërkesat specifike tuaja dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë me kënaqësi.