6 Prapashtesa Domain-i Nga Më Të Mirat. Cila Është Prapashtesa e Duhur Për Faqen Tuaj?

6 Prapashtesa Domain-i Nga Më Të Mirat. Cila Është Prapashtesa e Duhur Për Faqen Tuaj?

Cila është prapashtesa jote? 6 prapashtesa domain-i nga më të mirat dhe si të zgjidhni të duhurën për faqen tuaj WEB

Cila është prapashtesa e duhur për domain-in tuaj? Ju nuk duhet të keni lidheni vetëm me prapashtesën .com. Këtu do të gjeni disa nga prapashtesat më të mira për domain-e dhe mënyrën si të zgjidhni të duhurën për veten tuaj.

Ka rreth 1000 prapashtesa të disponueshme për domain-e. Dhe këtu nuk llogariten domain-et e shteteve si .al për Shqipërinë.

Shumica e njerëzve e kanë të vështirë të mabajnë mend më tepër se 7 prapashtesa të ndryshme.

Zgjedhja e emrit të domain-it me prapashtesën e duhur është e rëndësishme për suksesin e faqes tuaj të web-it. Vazhdoni leximin për të mësuar se si të zgjidhni prapashtesën më të mirë për domain-in e website-it tuaj.

6 nga Prapashtesat Më Popullore Për Domain

Prapashtesat e faqeve web fillojnë nga .abb deri te .pizza. Por cili nga këto është i duhuri për organizatën tuaj?

Më poshtë gjenden të renditura 6 kategori për prapashtesat më të mira për domain të cilat janë të zakonshme dhe të njohuara.

1. Prapashtesa .com

Kategoria e parë .com, është një nga prapashtesat më të njohura dhe të përdorura në internet. Është e thjeshtë për njerëzit që ta mbajnë mend.
Është e zakonshme që smartphone-at të kenë një buton të veçantë në tastierën e celularit për prapashtesën .com. Për arsye se kjo kategori është shumë popullore, ato janë më të lehta për t’u promovuar. Prapashtesa .com jo vetëm që është e njohur prej të gjithëve, por është edhe shumë fleksibël. Ju mund të ndryshoni qëllimin e faqes tuaj duke ruajtur të njëjtin emër domain-i me të cilin klientët tuaj janë tashmë të mësuar.
Në çdo rast të mundshëm, zgjidhni .com. Mos harroni, ju duhet të regjistroni domain-in tuaj dhe të merrni shërbimin e hostimit pasi keni zgjedhur extension.

2. Prapashtesa .net

Një tjetër kategori e njohur është .net. Është shkurt për network dhe në fillim u krijua për faqet e rrjeteve. Përkundrazi, sot prapashtesa .net po përdoret për një  shumëllojshmëri organizatash. “Net” gjithashtu lidhet me teknologjinë dhe rrjetat. Kështu që, nëse ju keni një biznes që lidhet me teknologjinë, zgjedhja e .net do t’ju shërbejë mirë.

3. Prapashtesa .org

Ky është specifikisht për organizata. Nëse ju jeni në krye të organizatave jo-fitimprurëse, kjo është kategoria më e mirë për ju. Nëse ju doni të zhvilloni biznes në faqen tuaj, qëndroni larg nga kjo kategori. Klientët tuaj mund të jenë të konfuzuar nëse ju jeni apo jo organizatë jo-fitimprurëse.

4. prapashtesa .me

Kjo prapshtesë ka kohë që është në treg. Ndërkohë që është përdorur rregullisht, shumë faqe me këtë prapashtesë janë për blog-et e njerëzve ose faqe web-i personale.
Ju do të doni të mënjanoheni nga kjo prapashtesë nëse ju do të operoni një ndërmarrje biznesi. Por nëse ju keni një blog rreth udhëtimeve tuaja ose gatimeve për fëmijë, atëherë jeni të lirë ta përdorni këtë extension.

5. prapashtesa .info

info është shkurt për information. Në rast se qëllimi i faqes tuaj është shpërndarja e informacionit, kjo prapashtesë është perfekt për ju.
Për sa kohë që ju nuk shisni asgjë dhe po përdorni faqen tuaj për të ofruar informacion kjo prapashtesë është e duhura.

5. prapashtesa .AL

Prapashtesa .al përfaqëson domain-e që kryesisht lidhen me Shqipërinë dhe shqiptarët, JO Albany (NY, USA). Nqs plani juaj është për tu fokusuar kryesisht tek klientela shqiptare, atëherë ndërtimi i website me domain .al është domosdoshmëri.

Po në rast se prapashtesa që dëshiroj nuk është e disponueshëme?

Edhe pse është e mundur që domain-i që ju po kërkoni është e zënë, ka rrugë të tjera për të marrë domain me prapapashtesën që ju dëshironi.
Le të supozojmë se ju keni një sallon bukurie të quajtur Salloni Orkidea por versioni .com është i zënë.
Ju mund të shtoni fjalë në emrin e domain-it tuaj dhe të jepni të njëjtin informacion. Për shembull, nëse salloni juaj i bukurisë ndodhet në Tiranë, ju mund të blini domain-in salloniorkideatirane.com.
Ose ju mund të shtoni fjalë përshkruese si “best” në emrin e domain-it tuaj të preferuar.
Nëse keni ngecur, ka disa gjenerues falas për emrat e domain-eve të cilët mund t’ju japin ide për emrat e domain-eve të cilat janë të disponueshme.

Fjalët e fundit

Faleminderit që e lexuat artikullin tonë! Shpresojmë që artikulli mbi prapashtesat e domain-eve t’ju ketë shërbyer.
Mbani mend, emri juaj i domain-it ka një rol të rëndësishëm në markën tuaj. Sigurohuni të zgjidhni atë që do t’ju shërbejë mirë. Së fundi, mësoni si të transferoni një emër domain-i, nëse ju keni një host jo të qendrueshëm.

5/5 (2 Reviews)
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial