Cilat janë tregjet më të mira për domain?
Po shikoni të blini apo shisni një domain? Kontrolloni këtë list të mirëpërcaktuar për tregjet e domain-eve për vitin 2019.
Po kërkoni për tregjet më të mira e domain?
Po mendoni të shisni apo blini një emër domain?
Emri i duhur i domain është i rëndësishëm për të krijuar një website apo biznese online të sukseshëm. Për këtë arsye, ekzistojnë shumë tregje ku blerësit dhe shitësit mund të bashkohen për të shkëmbyer emrat e domain-eve.
Megjithatë, jo të gjitha tregjet e domain-eve janë njësoj. Disa nga këto tregje e bëjnë procesin më të lehtë se sa të tjerët dhe ofrojnë shanse më të mira që domaini juaj të shitet.
Më poshtë do të listojmë tregjet më prestigjoze të domain-ve, për të cilat duhet të jeni të informuar.
1. Sedo
Sedo është një nga tregjet më të mirë domain-et dhe një nga më të njourit. Tregu ofron shumë mundësi për vendosjen në ankand të domain-eve dhe i lejon përdoruesit të blejnë dhe shesin thjesht dhe lehtë.
Sedo ofron një shumëllojshmëri mjetesh për shitjen e një domain apo faqeje. Duke përdorur faqen, shitësit mund të krijojnë një ankand ose të listojnë domain e tyre me cmimin “Blini Tani”. Ata mund edhe të listojnë domain duke përdorur “Dërgoni një Ofertë”, çfarë i lejon blerësit të ofrojnë një çmim.
2. Flippa
Flippa është një nga tregjet më të mirë për të blerë dhe shitur domain-e online dhe një nga më popullorët. Përveç blerjes dhe shitjes së domain, platforma i lejon përdoruesit të shesin faqe dhe aplikacione mobile. Në Flippa listohen çdo ditë rreth 5000 faqe dhe biznese.
Për të shitur një domain, përdoruesit duhet të paguajnë një tarifë dhe t’i japin Flippa një komision kur domain të shitet.
3. BrandBucket
BrandBucket është një tjetër treg për emrat e domain-eve të cilin mund ta përdorni për të gjetur domain perfekt për nevojat tuaja.
Ndryshe nga tregjet e tjerë të domain, BrandBucket është pak më i kufizuar dhe i fokusuar vetëm në domain-et të cilat vlerësohen se mund të kthehen në brand. Emrat e domain në BrandBucket nuk kanë ndonjë kuptim, por lehtësisht mund të kthehen në një emër marke apo biznesi pas shitjes.
Faqja mban një tarifë ndaj shitësve të cilët listojnë domain dhe ka disa kërkesa të strikte. Jo të gjithë domain mund të pranohen dhe të listohen në këtë faqe.
4. Afternic
Afternic është një tjetër treg për blerjen dhe shitjen e domain në web. Faqja ka ekzistuar për disa kohë dhe nuk ka ndryshuar në vite. Në mënyrë që t’i lejojë përdoruesit të blejnë dhe shesin domain, faqja ofron shërbim për parkimin e domain.
Afternic realizon lehtësisht blerjen dhe shitjen e domain dhe ofron disa mjete për ta realizuar këtë. Njësoj si tregjet e tjera në këtë listë, Afternic mban një komision të vogël kur shitet një domain.
5. Bido
Bido është një treg i dobishëm për gjetjen dhe shitjen e emrave perfekt të domain.
Te faqja, shitësit do të listojnë një domain dhe përdoruesit do të votojnë se kush nga domain do shkojë për ankand te Bido. Njësoj si tregjet e tjera të domain-eve, është e mundur për shitësit të listojnë një “Cmim Rezervimi” si dhe opsionin “Blije Tani”.
Bido i lejon shitësit të listojnë një emër domain falas por merr një komision të vogël kur shitet.
Blerja apo shitja e domain duke përdorur tregjet e domain
Ndërkohë që ka shumë tregje për blerjen dhe shitjen e domain, këta që u përmendën janë tregjet më të mirë për sot. Secili prej faqeve ka një reputacion si një treg i shkëlqyer për domain-et dhe e kryen procesin lehtë dhe thjeshtë për përdoruesit.
Jeni gati të regjistroni një domain ? Klikoni këtu për të regjistruar emrin e domain tuaj me ne.