Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Intelektuale

    Përpara  kërkimit  dhe regjistrimit  të  një  domain  “.al”  duhet  të  bëni  kërkim  në  faqen  web  të  Drejtorisë  së Përgjithshme të Pronësisë Intelektuale (DPPI) në mënyrë që emri i domainit që kërkoni, të  mos  jetë  markë/patentë/dizenjo  industriale  e  regjistruar  nga  kjo  drejtori.  Emrat  e markave,  patentave  dhe  dizenjove  industriale  të  miratuara  nga  institucioni  përkatës,  të cilat  përkojnë  saktësisht  me  emër  domaini  nën  “.al”,  përbëjnë  emra  të  rezervuar  për poseduesit e markës/patentës/dizenjos industriale të regjistruar.

    Rregullorja e AKEP në fuqi për regjistrimin dhe administrimin e emrave të domaineve .al dhe nëndomaineve.

    iRegister është i regjistruar pranë Komisionerit për  të  Drejtën  e  Informimit  dhe  Mbrojtjen  e  të  Dhënave  Personale  dhe  që  zbaton detyrimet dhe përcaktimet që rrjedhin nga Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar.