Thuajini JO të mërzitshmes: Si të Gjeni Emra Interesant për Faqet e Web-it

Thuajini JO të mërzitshmes: Si të Gjeni Emra Interesant për Faqet e Web-it

Thuajini JO të mërzitshmes: Si të gjeni emra interesant për faqet web

Pse të harxhoni para në një domain kur emri nuk është perfekt ? Ja sesi ju mund të zgjidhni emra interesant për faqet e web-it të cilat do të dallojnë brand-in tuaj.

Ju kujtohet kur u regjistruat për herë të parë në Instagram dhe emri “Jeff” nuk ishte i lirë ?
Ndjesë për ju Jeff-at e tjerë, por ka shumë nga ju aty jashtë.

Epo, i njëjti problem ndodh kur ju jeni duke zgjedhur emrin tuaj të faqes web. Ka rreth 330 milion emra domain-esh të regjistruar në internet dhe ky numër është në rritje me 2-3% çdo vit.

Kjo e bën të vështirë gjetjen e adresës perfekte të web-it për biznesin apo brand-in tuaj. Ju duhet të jeni kreativ.
Më poshtë janë të listuara disa këshilla se si të zgjidhni emra interesant për faqet web, të cilat do t’ju bëjnë të dalloheni nga pjesa tjetër në internet.

Cilat janë emra interesant për faqet web ?

Zgjedhja e emrit perfekt të domain kërkon angazhim dhe duhet menduar mirë. Do të jetë një problem edhe më i madh nëse më vonë do të provonit ta ndryshoni. Kështu që duhet të jeni të qetë me vendimin tuaj.

Janë disa principe bazë që ju duhet të jeni të ndërgjegjshëm kur do të zgjidhni emrin e domain-it tuaj.

Te jetë i shkurtër dhe tërheqës

Ju dëshironi që emri i faqes tuaj web të jetë një prezantim konciz i brand-it apo biznesit tuaj. Perpiquni të jetë më pak se 12 karaktere, përndryshe vizitorët tuaj nuk do të mbajnë mend se çfarë të kërkojnë.

Ju do të dëshironi që të jetë unike. Gjatë procesit të përpunimit të idesë, kërkoni për domain-e që janë afër atyre që ju keni menduar. Nuk do të doni që njerëzit të shkojnë tek faqja e dikujt tjetër.

Është një praktikë e mirë për të shkruar në një letër idetë tuaja, t’i shikoni me vëmendje, t’i lexoni me zë të lartë dhe të zgjidhni idetë që janë më tërheqëse dhe përfaqësojnë denjësisht brand-in.

Nëse adresa e web-it është tërheqëse, ka shumë mundësi që vizitorët tuaj t’ju mbajnë mend.

Fjalët kyçe

Fjalët kyçe janë tepër të rëndësishme për shfaqjen e faqes tuaj në SERP (Search Engine Results Pages). Nëse ju ngeleni në faqen e 38-të të një kërkimi në Google, atëherë loja mbaroi. Përpiquni që të fusni një ose dy fjalë kyçe që do t’ju japë rezultate më të mira për emrin e faqes tuaj web.

.com kundrejt Prapashtesave të tjera

Kryesisht kërkuesit janë mësuar për të shkruar .com në fund të një adrese web-i. Përdorimi i domain-eve .com është një rrugë e sigurtë kur nuk jeni të qartë mbi prapashtesën e duhur.

Në ditët e sotme ka një larmishmëri prapashtesash për domain-et përtej atyre klasike si .com, .org, .net etc. Prapashtesa e duhur është në varësi të klientelës së “shënjestruar”. Nqs faqja juaj web do të ketë në fokus një komunitet të përcaktuar nga kufijtë shtetërorë, atëherë përdorimi i domain-eve ccTLD mund të jetë zgjedhja e duhur. P.sh. në qoftë se doni të arrini kryesisht klientët shqiptarë, atëherë blej domain .al. Ka edhe mundësi të tjera me domain-et e reja gTLD si: .online, .shop etc.

Nëse keni nevojë

Nëse keni akoma vështirësi në gjetjen e një domain-i unik edhe pse keni ndjekur këto këshilla, ka burime të tjera online që mund t’ju ndihmojnë.

Ka shumë gjenerator për emrat e domain-eve në web. Ata ju lejojnë të shkruani një ose dy fjalë kyçe të cilat e përshkruajnë më së miri se përse do të jetë faqja juaj e web-it dhe ju ofrojnë më pas nje listë të adresave të disponueshme. Disa syresh ju lejojnë që të regjistroni emrin e domain direkt nga faqja e tyre.

Nuk është një mënyrë perfekte, por mund t’ju japë ide sesi të zgjidhni emra tërheqës për faqet e web-it. Më e mira do të ishte që ideja të vijë nga mendja juaj, pasi ju jeni personi që e dini saktësisht se çfarë dëshironi. Jini kreativ, ideoni dhe provoni gjëra të ndryshme duke patur parasysh këto këshilla.

Na kontaktoni për regjistrimin e domain-it tuaj, për transferimin e domain-it dhe për çështjet e ndryshme të hostimit të web-it.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial