Sa vlen një emër domain-i? Negocioni blerjen e domain-it pa ju zhvatur

Sa vlen një emër domain-i? Negocioni blerjen e domain-it pa ju zhvatur

Sa vlen një emër domain-i? Si të negocioni një çmim të arsyeshëm për emrin e domain-it

A duhet ta mbyllni marrëveshjen apo jo? Fundja, sa kushton nje emër domain-i? Zbuloni si të negocioni një blerje të suksesshme për emrin e domain-it.

Një emër domain-i mund të jetë i shkurtër, por e prezanton mjaft mirë biznesin tuaj.

Për shembull, emri i domain-it është themeli mbi të cilin do ndërtoni komplet brand-in tuaj. Kjo është arsyeja se pse domain-et janë të vlefshëm.

Por kur vjen puna tek paratë, sa kushton një emër domain-i?

Epo, nuk ekziston një çmim fiks.

Vazhdoni të lexoni artikullin për të ditur se sa duhet të shpenzoni dhe si duhet të negocioni për blerjen e domain-it.

 

Sa kushton një emër domain-i?

Pra sa duhet të paguani për një domain?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje varet nga shumë faktorë. Nëse biznesi juaj është në hapat e parë dhe ka kapital të kufizuar, ndoshta nuk duhet të harxhoni më shumë se 10.000$ për të marrë emrin perfekt të domain-it.

Ju duket shumë?

Emrat e domain-it mund të shiten me çmim edhe më të lartë, duke kapur vlera mbi 1.000.000$.

Kështu që, filloni duke pyetur veten sa i vlefshëm është për ju dhe për biznesin tuaj emri i domain-it. Nëse ju nuk jeni të sigurt se çfarë shume duhet të harxhoni, mund të kontaktoni me një konsulent domain-esh. Ata mund t’ju ndihmojnë të përcaktoni vlerën në raport me markën tuaj.

Mos e blini nëse nuk keni buxhetin e mjaftushëm. Kur jeni në hapat e parë dhe marka juaj nuk është shumë e përhapur, një emër domain-i që kushton 14$ mund t’ju shërbejë mjaft mirë.

Kërkoni për një emër domain-i

Pasi keni shpenzuar pak kohë për të vendosur buxhetin që një emër domain-i caktuar është i vlefshëm për biznesin tuaj, ju duhet të kërkoni për emrin e domain-it dhe pronarin aktual.

Mund ta realizoni duke përdorur whois.net.

Në këtë website, ju do të gjeni adresën e email-it, numrin e telefonit dhe kontakte të tjera të pronarit aktual.

Kontaktoni me zotëruesin

Ju mund të përdorni të dhënat e kontaktit të zotëruesit për të komunikuar me të. Por zgjidhni vetëm një metodë. Nuk është e nevojshme ta telefonini, t’i dërgoni email dhe t’i dërgoni një letër të shkruar në të njëjtën kohë.

Thjesht zgjidhni një metodë me të cilën ju ndiheni më mirë.

Dhe jini të sjellshëm.

Disa emra domain-esh janë në zotërimin e disa personave të cilët nuk i kanë vendosur në funksion. Ju nuk duhet të bëni ndonjë koment rreth kësaj ose të shprehni diçka negative. Kjo nuk do të ndihmonte në nisjen mirë  të negociatave.

Filloni negociatat

Pyesni zotëruesin për çmimin fillestar. Kjo do t’ju japë një ide mbi vlerën që ai kerkon për emrin dhe do të shmangë që ju të bëni një ofertë fillestare shumë të lartë.
Jini të sinqertë.

Nuk ka nevojë për shpjegime të detajuara se kush jeni ju dhe përse do ta përdorni emrin e domain-it, por gjithashtu ju nuk duhet të gënjeni për qëllimet tuaja.

Ofrimi i “Ofertës finale”

Është pothuaj e pashmangshme që do t’ju duhet të negocioni për çmimin. Disa njerëz janë në pritje për “ofertën e madhe” dhe do të donin të prisnin për një çmim më të lartë.

Nëse ju jeni në negociata me njerëz të tillë, bëni më të mirën tuaj për t’ju treguar se ju po i jepni ofertën që ata janë duke pritur. Kjo mund të përfshijë logon e biznesit, frazat, dhe gjithçka tjetër që ju keni si: të drejtën e autorit dhe markën.

E thënë kjo, ju patjetër duhet të keni një ofertë finale. Mos harxhoni më shumë sesa keni patur si synim.

Mbajini hapur alternativat

Ju duhet të keni disa alternativa në mendje për emrat e domain-eve gjatë negociatave tuaja. Nëse negociatat nuk shkojnë ashtu siç duhet, ju keni rrugë të tjera që mund të ndiqni. Kjo do t’ju parandalojë ju nga harxhimi i shumtë për shkak të dëshpërimit apo nga vendimet jo të mira.

Përdorni shërbimin e një të treti

Në momentin që ju keni pranuar një çmim të arsyeshëm me zotëruesin, përdorni shërbimin e një të treti për t’u mbrojtur si p.sh Escrow.

Ky shërbim do të ruajë paratë tuaja në një vend të sigurt derisa zotëruesi ta transferojë domain-in tek ju. Më pas, zotëruesi do të marrë paratë.
Mos e harroni këtë hap.

Një shërbim si Escrow do të parandalojë që të bini viktimë e ndonjë mashtrimi në blerjen e emrit të domain-it.

Blerja e emrit të domain-it tuaj

Pra, sa vlen emri i një domain?
Nuk ka një çmim fiks. Disa biznese mund të paguajnë disa mijëra dollar. Ju mund t’ju duhet të paguani vetëm disa qindra dollar.

Jeni gati për të bërë transferimin e emrit të domain-it?

Sigurohuni që të kontrolloni disa nga shërbimet tona dhe të zbuloni sesi mund t’ju ndihmojmë me procesin.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial