Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 15 – 21 Prill 2019

Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 15 – 21 Prill 2019

A keni dëgjuar për domain Yotta.com? Emri i domain-it vjen nga greqishtja antike dhe përbën njësinë më të madhe në sistemin metrik, 1029. Po vetë domain-i? Është një premium domain, i cili ka plot 23 vjet në qarkullim. Ky domain është edhe kryefjala e këtij artikulli. Transferimi i pronësisë së Yotta.com kapi vlerën 100,000$ në platformën Sedo.

Në vazhdim do të gjeni informacion të detajuar mbi Raportin Javor të Sedo-s nga data 15 Prill deri në 21 Prill të vitit 2019. Si zakonisht, do të trajtojmë vetëm shitjet publike të domain-ve me vlerë mbi 2,000$, në secilin grupim (.COM, ccTLD dhe domain “Të Tjerë”).

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM

Lista e Sedo-s përmban, gjithsej, 65 shitje të domain-ve. 42 prej tyre i takojnë grupit të .COM-ve. Ka rënie në raport me 54 dhe 50 shitjet e së njejtës kategori në dy javët të para të Prillit.

 

Seksioni i .COM-ve kryesohet nga shitja më e rëndësishme e javës, domain Yotta.com,  me çmim 100,000$. Në vazhdim, vlerat bien dukshëm. Vetëm 20,000$ për vendin e dytë, domain-in endlesssummer.com. Më pas vjen lantek.com me 19,000$. Dy transaksionet e fundit 5-shifrore janë ato të domain-ve toki.com për 12,000$ dhe ehventures.com për 10,000$.

 

Nga kategoria e emrave të domain-ve “të vështirë për t’u shitur”, hasim Herheartissouthern.com. Ky domain arriti vlerën 9,911$. Prezent në hapsirën e .COM-ve janë edhe domain-ët 2-fjalësh. Playwell.com u ble për 9,500$. Truescope.com kushtoi 6,500$. Ndërsa, cushionshop.com u vlerësua 4,988$. Nuk munguan as domain-ët e shqiptueshëm. Pixai.com dhe renovatio.com, me vlera respektive 8,000GBP dhe 6,500$.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD

18 është numri i renditjeve në hapsirën e ccTLD-ve. Po! Volumi i shitjeve është më i vogël se në javën e dytë të prillit (20 shitje domain-ësh ccTLD). Gjithsesi, më i lartë se në javën e parë (15 shitje domain-ësh ccTLD). Sa për kryesimin, nuk ka ndryshuar asgjë. Domain-ët .DE janë të parët me 3 listime. Domain-ët .CO.UK, .ES, .IO dhe .IT përfaqësohen me nga 2 listime për secilin. Ndërkaq, domain-ët .AG, .AI, .CA, .CH, .CO, .EU dhe .US kanë vetëm nga një vend në listë.

 

15,000EUR është vlera më e rëndësishme e grupit të domain-ve ccTLD. Ky është çmimi për premium domain: ecommerce.co. Nuk ka transaksione të tjera 5-shifrore. Domain-i Allergieberatung.de, me vlerë 9,000EUR, afrohet shumë, por kursi i këmbimit nuk i mundësoi të klasifikohet si shitje 5-shifrore domain-i.

 

Në kategorinë e ccTLD-ve gjejmë dhe domain-et: ada.ag, ias.ai, uap.io, ruby.us, chair.ch, delta.io, shag.co.uk dhe pulsar.ca. Vlerat e mëvetshme janë nën 4,999$. Megjithatë, mesa duket, domain-ët  me tri gërma dhe domain-ët fjalë, janë pikërisht tendenca e kësaj jave.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”

Vetëm 5 shitje domain-ësh në këtë grup. Seksioni “Të Tjerë” vijon i dobët në volum transaksionesh. Rëndësi ka që gTLD-të e reja dominojnë dukshëm si në cilësi dhe në sasi.

TLD-të e vjetra përfaqësohen nga sosa.net, e vlefshme 4,000$ dhe passages.org me 2,388EUR. gTLD-të e reja janë të vlerësuara shumë më mirë. Shitja më e rëndësishme e seksionit është ajo e domain-it realestate.asia, për 14,500EUR. Dy shitjet e tjera të domain-ve gTLD të rinj, shkojnë për date.app dhe gym.app, me vlerë 5,000EUR secili.

5/5 (1 Review)
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial