Tendenca e Domain-ve: Kryeson HOME.IO i shitur 25,000$!

Tendenca e Domain-ve: Kryeson HOME.IO i shitur 25,000$!

Në këtë raport do analizohet tendenca e domain-ve në Sedo-s, në dy javët e fundit. Do të merremi me secilën kategori veçmas dhe sigurisht, vetëm me transaksionet mbi 2,000$.

Raporti i Shitjeve të Domain-ve

Le të shikojmë nga afër shitjet e Sedo-s  nga data 26 Gusht në 9 Shtator.

Përfundimisht, i nxehti veror është zbehur ndjeshëm, të paktën nga tregu i domain-eve. Shitja më e mirë i përket home.io me vlerë 25,000$.

Edhe volumi i shitjeve është në rënie. Kemi vetëm 111 domain të regjistruar në listë.

Na ndiqni në vazhdim për informacion të thelluar rreth tendencës së domain-ve.

Tendenca e domain-ve .COM

Kush janë pesë domain-ët më të mirë .COM?

Gjithsej, janë 67 transaksione domain-ësh dhe shuma totale e tyre kap, afërsisht, vlerën 403,000$.

Në vendin e parë, pozicionohet domain-i premium me tri gërma, sxo.com, për 23,000$. I dyti, është, 2-fjalëshi, freeenglish.com i shitur 20,700$. I treti në renditje vjen një tjetër domain me tri gërma. Jbt.com u shit 20,500$. Vinces.com dhe yoba.com u vlerësuan me nga 20,000$, secili. Të dy në vendin e katërt. Dhe e përmbyllim me domain-in 2-fjalësh medwings.com që i kushtoi blerësit 18,400$. Siç dhe vihet re, tendencat kryesore anojnë nga domain të shkurtër ose shumë fjalësh.

Ҫfarë tjetër duhet përmendur?

Në këtë pjesë të tabelës, gjenden dhe pesë transaksione të tjera 5-shifrore. Tri-fjalëshi, crosswordsolver.com dhe 2-fjalëshi, connectventures.com, u blenë me nga 18,000$ secili. Pastaj, vjen indico.com dhe contabilidade.com, me nga 14,900$ dhe 12,500$. I fundit, në shitjet 5-shifrore të .COM-ve, renditet cuboid.com me 10,115EUR.

Tendenca e domain-ve, në këtë pjesë të raportit, duket se anon nga domain-ët shumë fjalësh. Kështu, mund të përmendin disa, si: advancedinstruments.com, dentine.com, smallbusinessbankruptcy.com, talenttransformation.com dhe me radhë.

Seksioni i ccTLD-ve

Ҫ’po ndodh me ccTLD-të?  

Në total, kemi 35 domain të regjistruar. Ndërsa, vlera e përgjithshme është afërsisht 200,000$. Asnjë diferencë në vlerën totale të përftuar, por gjëndja nuk është dhe aq e kënaqshme.

Si zakonisht, kryesojnë domain-ët .DE. Kështu, 11 transaksione janë të tipit .DE. Edhe pse kjo prapashtesë domain-i përfaqëson tendencën e domain-ve në volum, në vlerë qëndron shumë larg. Asnjë gjurmë për domain .DE në pesë vendet e para.

Në vijim, kemi domain-ët .CH dhe .FR me nga 3 listime. Pastaj, domain-ët .EU,.IO dhe .TV me nga 2 listime.

Sakaq, hyrjet teke i përkasin domain-ve .ES, .KR, .MX, .UK, .AT, .CL, .IE, .IN, .NL, .NO, .COM.CN dhe .COM.AU.

Cilat janë transaksionet kryesore të ccTLD-ve?

Siç dhe u përmend në fillim të artikullit, trofeu i gjithë raportit i dorëzohet pikërisht një domain-i ccTLD. Home.io u shit për 25,000$. Përveç tij, në këtë kategori kemi dhe tre transaksione të tjera 5-shifrore.

Kështu, caliente.tv pozicionohet e dyta, me 15,000$. Pastaj, shohim coop.ie me 10,100EUR. Kjo e fundit, ndiqet ngushtësisht nga famille.fr vlerësuar me 10,000EUR. Shitja më e mirë e realizuar nga një domain .DE është në vendin e gjashtë, pas portable.tv. Është domain-i flughafenhotels.de me çmim 9,000EUR.

Tendenca e Domain-ve në Seksionin “Të Tjerë”

Si duket beteja e lashtë mes TLD-ve të vjetra dhe të rejave?  

Edhe një tjetër raport minimalist! Vetëm 9 operacione financiare të kryera në dy javë.

Fitorja shkon për TLD-të e vjetra. Në volum, beteja duket e ngushtë (5 hyrje për të vjetrit), ndërkaq ka diferencë të qartë në vlera shitjesh. Domain-ët .ORG kapin vlerën 21,848$. Ndërkohë që totali I seksionit është 35,522$.

Ah, po! Nuk ka asnjë .NET në këtë listë. Ndaj, domain-ët .ORG e meritojnë të plotë lavdinë.

Transaksionet kryesore të domain-ve janë: sersc.org me 6,250$, hmla.org me 4,999$ dhe btc.mobi me 4,995$. Në vazhdim, kem gosling.org për 4,599$, scientists.org për 4,000$, datenschutz.blog për 3,380EUR dhe airtight.tech për 2,999$. Në fund të tabelës ndodhen boys.world dhe polling.org.

Kaq edhe për këtë herë! Rendez-vous javën e ardhshme për të gjithë ndjekësit e tendencës së domain-ve. Kontrolloni blog-un tonë për më shumë informacione.

 

0/5 (0 Reviews)