Thirrja e Fundit! Si T’ia Dilni Mbanë në Ankandet e Domain

Thirrja e Fundit! Si T’ia Dilni Mbanë në Ankandet e Domain

Ankandet e domain janë një shërbim i mirë për blerjen dhe/ose shitjen e domain. Rriteni vlerën e domain në ankand duke ndjekur hapat e guidës së mëposhtme.

Deri pak vite më parë, blerja e një domain për biznesin quhej e përballueshme nëse ishte në rangun e 10,000$. Në ditët e sotme, vlera e domain është rritur pasi çdo kompani ka website-in e saj dhe ka parë fuqinë e zotërimit të sa më shumë domain-eve. Kjo i bën ankandet e domain një mënyrë tërheqëse për të fituar para.

Nëse zotëroni ose kërkoni të blini disa domain-e, lexoni udhërrëfyesin tonë për t’u siguruar që të keni sukses në ankandin e radhës.

Si të Blini në Mënyrë të Zgjuar

Faqet si Sedo.com, SnapNames dhe GoDaddy Auctions i lejojnë zotëruesit e domain të listojnë domain që zotërojnë. Ju mund të shisni emrin e domain edhe në eBay nëse jeni të aftë në marketing. Tek Flippa.com, ju mund të listoni për vetëm 9$ dhe duhet të paguani vetëm 15% komision.

Nëse ju nuk jeni të sigurt se çfarë dëshironi të blini, mendoni për kategoritë të cilat tërheqin vëmendjen e njerëzve në internet. Ju mund të blini emra të thjeshtë si “sandwich.com” ose “computer.com”, të cilat janë URL që shumë kompani të fuqishme do të donin t’i kishin në zotërim.

Kërkoni për domain të skaduara në faqet si FreshDrop.com për të parë inventarin më të fundit. Gjeni pse ka skaduar domain dhe mund bëheni pronar i një domain që zotëruesi i mëparshëm kishte harruar të rinovonte.

Perfeksiononi Procesin e Ofertimit

Përpara se ju të thoni ofertën tuaj, konsideroni se sa do të merrni nga ai domain. Website si NameBio.com dhe DNSalePrice.com ju lejojnë të krahasoni çmimet. Mbani mend që URL-të “.com” shiten më mirë se prapashtesat e domain të tjerë.

Nëse oferta juaj ka fituar, ju duhet të kontaktoni me shitësin. Shumica e tregjeve e menaxhojnë këtë pjesë për ju. Nëse oferta juaj ka humbur, jeni të vëmendshëm tek shitja dhe qëndroni në kontakt me oferuesin fitues. Ka raste kur këto transaksione nuk realizohen. Kështu që ju mund të ndërhyni dhe ta merrni domain gjithsesi.

Për një domain që dëshironi ta zotëroni, kontrolloni whois.com për të kontrolluar se kush e zotëron. Kështu mund të keni gjasa të kontaktoni dhe ti bëni një ofertë direkt zotëruesit të domain, i cili ka në zotërim një URL që mbase nuk i nevojitet.

Filloni me një vizitë të shpejtë te faqja. Nëse faqja është e kompletuar, çmimi i shitjes do të jetë i lartë dhe ju mund të kaloni një periudhë të vështirë për marrjen e domain. Nëse nuk ka faqe, URL mund të jetë e braktisur nga zotëruesi i mëparshëm ose i blerë nga dikush që s’ka patur qëllim ta përdorë.

Shisni si Profesionist

Kur ju keni një URL me vlerë, ju duhet ta shisni në faqen e duhur. Listimi në një website që ka pak trafik ose ku URL-të shiten me çmim të ulët do ishte një zgjedhje zhgënjyese. Duke qenë se shumica e transaksioneve janë të detyrueshme për t’u finalizuar ky vendim është shumë i

Përdorni një mjet vlerësimi për të ndihmuar me vendosjen e një çmimi. Sa më i vjetër domain aq më i lartë do të jetë vlera e tij. Nëse keni domain që është duke ju sjellë të ardhura, veproni në të njëjtën mënyrë sikur po shisni një biznes të vogël.

Nëse po shisini një domain të rëndësishëm, nuk do të dëshironit që të humbisni. Përdorni dorëzan (p.sh escrow) për të relizuar transaksioni. Kështu mbroni veten dhe blerësin njëkohësisht.

Ankandet e Domain Janë Duke u Rritur

Vit pas viti, vlera që URL tërheqin nga ankandet e domain vjen vetëm duke u rritur. Me kalimin e kohës, çdo domain do të bëhet më me vlerë, pasi më shumë njerëz do të duan të kenë avantazhin e shoqërimit të një fjale me një produkt ose një emër marke me vlerë.

Për një nga shembujt e fundit të një domain të shitur me çmim me shtatë shifra, lexoni postimin tonë.

0/5 (0 Reviews)
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial