Marrëveshje 1 Milion Dollarë. Shitet RX.COM!

Marrëveshje 1 Milion Dollarë. Shitet RX.COM!

Në këtë përmbledhje 3-javore do të përqëndrohemi tek shitjet kryesore të secilës kategori. Si zakonisht, do të konsiderojmë vetëm shitjet me vlerë mbi 2,000$.

Reporti i Shitjeve të Domain-ve

Le të marrim vesh se ç’ka ndodhur në tregun e domain-ve Sedo nga ata 14 Korrik deri në 4 Gusht.

Qartësisht, temperaturat po arrijnë maksimumin edhe në tregun e domain-ve. Pas valës përvëluese të fund qershorit me links.com (u shit për 700,000 Euro), menduam që nuk do të provonim përsëri nxehtësi të tillë.

Shikoni pak marrëveshjen për rx.com. Po, po! Nuk e keni parë gabim! Çmimi është pikërisht 1 Milion Dollar. Padyshim, është shitja më e mirë e Sedo-s gjatë këtij viti.

Në tërësi, kemi we 199 domain të shitur. Gjatë javës së parë të këtij raporti u realizuan 78 marrëveshje, 69 në javën e dytë dhe 52 në të tretën.

Në vazhdim, do të thellohemi në performancën e secilës kategori. Na ndiqni!

Marrëveshjet në seksionin .COM

Ç’bëhet me .COM-et?

Gjithsej, numërojmë 125 marrëveshje për domain-e .COM. Kryeson transaksioni gjigand me 7 shifra, i ndjekur nga 15 marrëveshje të rëndësishme 5-shifrore. Asnjë transaksion 6-shifrorë në këtë listë.

Domain-ët .COM kapën vlerën totale ~1,759,000$.

Ky seksion hapet nga rx.com. Është shitja e tretë më e madhe e të gjithë tregut të domain-ve. Blerësi është Brent Oxley. Ai shpenzoi 1,000,000$ për rx.com. Transaksioni u krye në 30 Korrik. Edhe këtë herë, marrëveshja u firmos nga Dave Evanson. E keni parasysh për kë bëhet fjalë? Pa asnjë hezitim, për brokerin më të mirë të Sedo-s.

Po tjetër? Ç’farë ka në listë dhe cili është trendi?

I dyti vjen 7f.com me vlerë 68,000$. Edhe kjo marrëveshje u mbyll në javën e tretë të raportit 3-javorë. Në vendin e tretë renditet domain-i premium, lgv.com me vetëm 35,000$. Ky transaksion ndodhi në 24 Korrik. Në vazhdim gjejmë greencarpet.com me 33,000EUR dhe mondia.com me 30,000$. Të dy i përkasin javës së parë të raportit.

Këto janë dhe shitjet më të rëndësishme të domain-ve .COM.

Lidhur me tendencën, domain-ët 2-fjalësh janë më të përhapurit. Le të përmëndim disa nga më të mirët. Kështu në listë kemi domain-ët: coindeck.com, partypouch.com, adultrating.com, everheart.com, rawlist.com dhe shumë të tjerë.

ccTLD-

Ҫ’po ndodh me ccTLD-të?  

Në total janë 63 domain të regjistruar dhe vlera e përgjithshme kap rreth 315,000$. Mesa duket domain-ët ccTLD po performojnë relativisht mirë.

Për sa i përket volumit të shitjeve, kryesimin vazhdojnë ta mbajnë domain-ët .DE. Të listuar janë 20 domain-e .DE. Në vendin e dytë, me 6 listime, janë domain-ët .IO. Pas tyre renditen domain-ët .UK dhe .CO.UK me nga 4 listime secili. Ndërkaq, .CO, .FR, .EU, .BE dhe .SE secili nga 3 domain-e në listë. Me nga 2 listime janë domain-ët .US dhe .NL.

Dhe në fund kemi hyrjet teke. Në këtë nën-kategori kemi: domain-ët .COM.BR, .COM.AR, .ES, .AT, .TV, .ME, .CN, .CL, .IN dhe .JP.

Po kush janë më të rëndësishmet?

Hmm! Vlerat nuk duken dhe aq të larta, gjithsesi pesë marrëveshjet kryesore të seksionit arrijnë të kapin vlera 5-shifrore.

I pari është domain-i whatever.co.uk për 16,000GBP, pastaj kemi piano.tv dhe charge.io, me nga 15,000$ dhe 13,000EUR respektivisht. Për ta përmbyllur me onlinecasino.cl me 10,000EUR dhe wefox.jp pak më shumë se 10,000$.

Edhe pse kryesojnë në volum, domain-ët .DE nuk bëjnë pjesë në 5 marrëveshjet kryesore të shitjeve.

Marrëveshjet kryesore Në seksionin “Të Tjerë”

Si shkojnë punët për TLD-të e vjetra dhe ato të reja?

Nuk ka shumë për të thënë. U realizuan vetëm 11 marrëveshje shitjesh në tre javë. Sa për luftën mes të vjetërve dhe të rinjëve, beteja e kësaj radhe favorizon dukshëm TLD-të e vjetra, sidomos domain-ët .NET. Në listë ka vetëm 3 gTLD të reja.

Numërohen katër marrëveshje 5-shifrore. Domain-i më I rëndësishëm është human.capital me çmim 15,500$. Pas tij vijnë fiable.net me 12,000GBP, goku.net me 10,000EUR dhe atc.net me 9,888EUR. Vlera totale e seksionit shkon rreth 75,000$. Jo keq, por as e mirë nuk mund të quhet.

Ky ishte dhe raporti 3-javorë i përmbledhur. Për përditësim të vazhdueshëm mbi shitjet e domain-ve e shumë tema të tjera lexoni blog-un tonë.

 

 

 

 

0/5 (0 Reviews)

Leave a Reply