Verë e Nxehtë – Transaksione Rekord! LINKS.COM Shitet Për 700,000EUR

Verë e Nxehtë – Transaksione Rekord! LINKS.COM Shitet Për 700,000EUR

Sedo nxjerr çdo javë Raportin e Shitjeve Për Domain-et. Këtu përmblidhen transaksionet mbi 2,000$. Tre janë kategoritë e domain-ve që konsiderohen: domain-ët .COM, ccTLD dhe domain “Të Tjerë”.

Raporti Javor i Sedo-s

Do të trajtojmë transaksionet e kryera nga data 17 deri më 23 Qershor, të 2019-ës.

Padyshim, ka filluar i nxehti përvëlues në tregun e domain-ve Sedo. Mesa duket, kjo është java e marrveshjeve të mëdha. Në total, kemi 73 transaksione domain-ësh. Volumi i transaksioneve është, padyshim, i mrekulleshëm. Megjithatë është përsëri shumë larg asaj që ofrojnë vlerat e shitjeve me transaksione rekord.

Links.com dhe casinos.org kryesojnë me transaksione rekord: 700,000EUR për të parin dhe 400,000$ për domain-in e dytë.

Le t’i hedhim një sy secilës kategori veçmas. Vijoni leximin e artikullit për më shumë rreth sjelljes së transaksioneve të domain-ve në këtë hark kohor.

Transaksionet në Grupin e Domain-ve .COM

Ç’po ndodh me domain-ët .COM?

Gjithsej kemi 40 transaksione domain-ësh .COM. Pak a shumë po aq sa në raportin e fundit. Gjithsesi, gjëndja duket e përmirësuar në krahasim me 26 dhe 38 shitjet .COM të dy raporteve paraprak.

Listimi fillon me transaksionin më të rëndësishëm të Sedo-s, për vitin 2019. AllMyLinks pagoi 700,000EUR për të përvetësuar Links.com. Në vazhdim, vendi i dytë shkon për auer.com, me vlerë 100,000$. Edhe ky transaksion 6-shifror dhe i fundit i këtij lloji në këtë seksion.

Po cila është tendenca e javës?

Pikërisht, vlerat e larta të transaksioneve. Numërohen shumë transaksione 5-shifrore domain-ësh. Le të përmendim disa prej tyre. Kështu, në listë gjejmë: forschool.com me vlerë 42,000$, tillit.com shitur për 25,000$, medicarebenefits.com për 20,000$, si dhe gathered.com e inlike.com me nga 12,000$ secili.

Gjithashtu, të listuar si transaksione 5-shifrore, kemi edhe: kokemuksia.com vlerësuar 10,000 EUR; rentjerseyshore.com dhe ziptix.com me vlerë 10,000$ secili.

Transaksionet në Grupin e Domain-ve ccTLD

Si kanë performuar domain-ët ccTLD?

Kryesimin e mbajnë domain-ët .DE. Këtë here zënë 7 vende në listë. Pas tyre, vijnë domain-ët .AI me 3 listime; të ndjekur nga domain-ët .CO, .CO.UK dhe .IN me vetëm 2 listime për secilin.

Sakaq, hyrje teke kanë domain-ët: .CA, .CH, .CO.IN, .CO.KE, .DK, .FR, .KR dhe .ME.

Numërohen 24 transaksione domain-ësh në këtë seksion. Ka përmirësim të dukshëm përball 14 dhe 13 shitjeve të ngjashme në dy raportet pararendës.

Cilat janë transaksionet më të rëndësishme?

Le të përqëndrohemi tek vlerat. Vendin e parë e merr domain-i premium, me dy gërma, 21.de. Vlera e tij arrin në 79,730EUR. I dyti vjen transaksioni i analytics.ai me 50,000$. Ndërsa, në vendin e tretë renditet cats.co me vlerë 26,500$.

Shitjet më pak të rëndësishme, 5-shifrore, janë: finder.in, gutscheincode.at dhe gutscheincode.ch.

Të tjerë domain të rëndësishëm, edhe pse jo me çmim të konsiderueshëm, janë: domain-ët një-fjalësh, accelerate.ai dhe mademoiselle.fr; domain-ët me tri gërma, esg.me dhe ojo.ca; si dhe domain-ët e brand-ve, flexy.co, temsa.de dhe mercuri.dk.

Transaksionet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”

Po domain-ët TLD të reja dhe të vjetra?

Nuk ka aspak betejë në këtë raport. Qartësisht, në krye janë, të vjetrit. Për ta përmbledhur, nga 9 domain-e të regjistruar, 8 janë TLD të vjetër.

Seksioni hapet me shitjen e dytë më të madhe të të gjithë raportit. Bëhet fjalë pikërisht për transaksionin 400,000$ të casinos.org. Tomorrow.net pozicionohet i dyti, me vlerë 48,216$. Më tej, 6 transaksionet e tjera të TLD-ve të vjetër, arritën vlera të vogla 4-shifrore.

Ndërkaq, contact.agency ishte i vetmi domain përfaqësues i gTLD-ve të ri. Ky domain u shit për 4,000EUR. Lista u mbyll me purebliss.net që u vlerësua 2,500EUR.

Për të qënë përherë të informuar rreth lëvizjeve në tregun e domain-ve na ndiqni në blog-un tonë.

 

0/5 (0 Reviews)

Leave a Reply

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial