Si Të Transferosh Një Emër Domain-i Dhe Ti Japësh Kthesën e Duhur Biznesit Tënd
Si të transferosh një emër domain-i
Je i pakënaqur me cilësisë e shërbimit të kompanisë ku hostoni faqjen apo keni rregjistruar domain-in? Ke rregjistruar domain-ne në disa kompani dhe është i vështirë menaxhimi i disa llogarive? Mëso si të transferosh një emër domain-i dhe lëre pas hostimin e dështuar apo kohën e humbur duke menaxhuar llogaritë në kompani të ndryshme. Është shumë më e thjeshtë nga ç’mund të mendoni!
Blerja dhe transferimi (ose shitja) i emrit të domain-it mund të jenë aq të mëdha apo të vogla sa dëshironi ju që të jenë.
Pooo! Tërësa e web-ti mund t’ju duket si një botë e stërmadhe ku emri i domain-it tuaj mund të jetë i padukshëm. ‘Po! Po!’, është e vërtetë që ka mbi 360 milionë emra domain-esh të rregjistruar në botë. Dhe pavarësisht kësaj, brenda dekadës së fundit disa domain-e janë transferuar (shitur) për pothuaj 40 milionë USD. Shitja e fundit e bujshme ishte në fundin e 2018 kur FILES.COM u shit për 750,000$ (lexo artikullin).
Por jo të gjithë – madje as shumica – e emrave të domain-ve të biznesit nuk janë kaq madhështorë. Nëse interesoheni si të transferoni një emër domain-i kundrejt një personi tjetër apo qoftë edhe në një server tjetër, pavarësisht arsyes, vazhdoni më poshtë për të përfituar ndihmesën fillestare që do t’ju duhet.
1. Si transferohet një emër domain-i: Mbani të përditësuar adresën e kontaktit tuaj
Duhet patjetër që informacioni mbi adresën e kontaktit të jetë i përditësuar, për të siguruar proçesin e transferimit. Gjatë transferimit të emrit të domain-it, është pothuaj 100% e sigurtë se do të kontaktoheni si nga regjistrari juaj i ri, po ashtu edhe nga i mëparshmi.
Siç parashikon intuita teknologjike, të dy regjistrarët do të përdorin kontaktin me të cilin është regjistruar domain-i juaj.
Është proçes i thjeshtë dhe kryhet nëpërmjet përditësimit të informacionit tuaj nga kontrolli i panelit aktual të domain-it. Nuk do t’ju pëlqente që proçesi të ngecte, e të frustroheni; vetëm e vetëm, sepse regjistrarët nuk arrijnë t’ju gjejnë, pasi e keni blerë para pesëmbëdhjetë vjetësh emrin e domain-it dhe akoma është i lidhur me adresën tuaj të dikurshme të email-it.
2. Krijimi i një kopje rezervë mbetet element thelbësorë: Sigurohuni të keni në përdorim një adresë emaili shtesë
Para se të filloni proçesin e transferimit të domain-it, siguroni një email shtesë (të jashtëm në raport me shërbimin që keni).
Shumica e njerëzve, e kanë për zakon të përdorin email-in e ofruar bashkangjitur me shërbimin e domain-it. Edhe pse kompanitë e hostimit të website-ve po përmirësohen vazhdimisht lidhur me kohën e humbur të aksesueshme; ka shumë mundësi ta humbisni këtë, pikërisht, te shërbimi i email-it të lidhur me emrin e domain-it.
Si masë parandaluese, siguroni një adresë dytësore email-i. Cilado faqe e thjeshtë, si Yahoo, Hotmail apo Google, është mëse e mjaftueshme.
Është e rendësishme të keni një zëvendësues të kanaleve të komunikimit, për t’i paraprirë çdo situate të mundshme.
Siç thotë një shprehje e vjetër: “Më mirë ta kesh e mos të të duhet, sesa të të duhet e mos ta kesh”.
3. Vëmendja ndaj detajeve është pikë kyçe
Pothuaj gjithçka që lidhet me transferimin e domain-it ju ofrohet e gatshme. Por, ka disa gjëra që nuk duhet t’i anashkaloni:
- Shikoni mundësinë për të patur domain-in të zhbllokuar.
- Kërkoni kod autorizimi.
- Kontrolloni kur është kryer transferimi i fundit.
Këta mund të duken elementë dytësorë, por janë të tre shumë të rendësishëm në proçesin e transferimit.
Disa regjistrarë e mbajnë të zhbllokuar domain-in tuaj, por nuk e kanë detyrim ligjor. Ndaj, tregohuni të vëmendshëm dhe të mençur.
Ndërkohë, regjistrarët e kanë detyrim ligjor t’ju pajisin me kodin e autorizimit brenda pesë ditëve nga kërkesa juaj. Pesë ditë nuk duken shumë, por kur ju duhen shpejt, mund të jenë pafundësisht të gjata.
Gjithashtu, është vitale të kontrolloni sa kohë ka kaluar nga transferta juaj e fundit. Bazuar në legjislacion, ju nuk mund të kryeni transferim të domain-it brenda më pak se gjashtëdhjetë ditësh.
Transferimi i Domain-it i thjeshtëzuar
Për shumë njerëz teknologjia duket gati e frikshme. Në fakt, nuk ka përse! Si dhe çdo gjë tjetër në jetë, sa më i përgatitur të jesh e sa më shumë vëmëndje kundrejt informacionit të shfaqësh, aq më i aftë do të jesh në shfrytëzimin e saj.
Pra, pavarësisht moshës apo aftësisë suaj, mund të mësoni se si të transferoni një emër domain-i.
Keni ende pyetje mbi transferimin e emrit të domain-it? Apo, ju duhet informacion shtesë për regjistrimin e një domain-i të ri? Jeni të lutur të na kontaktoni për çfarëdo pyetje. Do t’ju ndihmojmë me kënaqësi.