Hostimi i përbashkët vs VPS: Zgjedhja më e mirë për kompanitë e vogla?

Hostimi i përbashkët vs VPS: Zgjedhja më e mirë për kompanitë e vogla?

Si të përzgjedhim midis hostimit të përbashkët dhe VPS

Cila është diferenca ndërmjet hostimit VPS (virtual private server) dhe hostimit të përbashkët (shared hosting)? Në këtë postim dëshirojmë  t’ju ndihmojmë të identifikoni paketën e duhur për një biznes të vogël.

KISSmetrics raporton se 47% e konsumatorëve kërkojnë që faqet web ta kenë kohën e ngarkimit 2 sekonda ose më pak. Nëse koha e ngarkimit të faqes është më e lartë gjasat për humbje trafiku dhe të ardhurash janë të larta.

Kjo është një nga shumë arsyet se përse ka shumë rëndësi hostimi i mirë. Në tregun e hostimit janë të shumta mundësitë dhe alternativat që marketohen dhe këtu përfshihen edhe hostimi i përbashkët dhe paketa VPS.

Dakord, por… ekzaktësisht, çfarë janë këto? Cili është opsioni më i mirë? Vijoni leximin për t’u informuar. Ne kemi përmbledhur gjithçka që duhet të dini për këto paketa të ndryshme hostimi.

Hostimi VPS vs Hostimi i përbashkët: ku qëndron ndryshimi?

Çdo faqe web ka nevojë për një “shtëpi”. Pikërisht me këtë pikë merret hostimi. Hostimi është serveri në të cilin vendoset faqja web.

Ka disa lloje të ndryshme hostimesh web. Dy më të përdorurit janë VPS dhe hostimi i përbashkët. Mënyra më e lehtë për t’i krahasuar është t’i konceptosh si plane tarifore për celularin.

Disa klientë kanë paketa të bashkangjitura vetëm me numrin personal. Të tjerë ndajnë të dhëna dhe janë pjesë e formulave familjare. Po kështu funksionon dhe hostimi.

Disa klientë ndajnë serverin me klientë të tjerë. Çdo klient ka pritshmëritë e veta në server përsa i përket trafikut mujor (bandwidth) në përdorim dhe “gjobiten” nëse tejkalojnë kushtet kontraktuale. Ky është hostimi i përbashkët.

Hostimi VPS është më personal. Çdo faqe web ka serverin e vet.

Si të përzgjidhni paketën e duhur për kompani të vogla

Ku duhet të bazoheni për të zgjedhur paketën më të mirë për kompaninë tuaj? Përgjigja është në varësi të elementëve që kërkoni nga një server. Ju duhet një paketë sa më e lirë apo një shërbim i cilësisë së parë që ofron performancën dhe lidhjen më të mirë?

Edhe pse hostimi i përbashkët nuk është domosdoshmërisht i një cilësie të dobët, gjithsesi, ai ndahet mes klientëve të shumtë. Për rrjedhojë, rreziku për sigurinë është më i lartë dhe performanca është më e dobët sesa në rastin e serverit VPS.

Kjo ndodh, sepse trafiku mujor i serverit është i përbashkët me klientët e tjerë. ‘Bashkëjetesa’ në server ndikon te çmimet tejet të ulta. Megjithatë, nëse një nga web faqet “vidhet” , mund të impaktohet edhe faqja juaj.

VPS përbën alternativë më cilësore. Në këtë lloj serveri, nuk ka ‘shok dhome’. Dhoma është e gjitha personale, ndaj siguria dhe transferta mujore janë më të mira.

Gjithsesi, kjo kategori premium “banese” kushton. Hostimi VPS ka çmim më të lartë se hostimi i përbashkët. Ndërkohë që çmimi dhe performanca mund të ndryshojnë drastikisht nga një kompani hostimi në tjetrën, mbetet kudo i pandryshuar fakti se kostoja e hostimit të përbashkët nuk është veçse një fraksion i hostimit VPS.

Duhet të kërkoni informacion si mbi kompaninë dhe shërbimin. Jo gjithmonë çmimet e larta japin cilësinë më të mirë. Kërkojini rezultatet kualitative dhe konsumatorët e kënaqur.

Besueshmëria ka rëndësi në zgjedhjen e hostimit

Pavarësisht nëse po zgjidhni hostim VPS apo hostim të përbashkët, rëndësi ka cilësia. Nëse po kërkoni për shërbim të tillë, fillojeni kërkimin tuaj me paketat tona për hostimin në web. Ne tek iRegister, ofrojmë paketa për performancë të lartë dhe shërbim klienti të vlerësuar A+. Na jepni besueshmërinë e duhur që të mbrojmë faqen tuaj web, sigurinë dhe avancimin e saj.

Ofrojmë paketa të ndryshme, me çmime të arsyeshme. Ne ju japim zgjidhjen perfekte për kompanitë e vogla, me çmime nga $4.99 në muaj.

Keni pyetje? Mos kini ndrojë të na kontaktoni! Do t’ju përgjigjemi me kënaqësi pyetjeve tuaja.
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial