Plants.com kap vlerën 450,000$ -Raporti i shitjeve të Sedo.com (3-9 Dhjetor)
Në këtë artikull do të analizojmë raportin javor të shitjeve të Sedo, nga data 3 Dhjetor deri në 9 Dhjetor të 2018-ës.
Specialisti i Sedo-s, Dave Evanson, arriti të përmbyll me sukses një tjetër transaksion. Ai realizoi blerjen e Plants.com nga 1-800-Flowers.com, me vlerë surprizuese prej 450,000$.
Por… Si duket gjëndja në seksionin e .COM-ve?
Në këtë seksion numërohen gjithsej 29 transaksione të Sedo me vlerë mbi 2,000$. Aspak e kënaqshme në krahasim me 41 shitjet e ngjashme të domain-ve në javën pararendëse.
Me përjashtim të Plant.com, transaksionet e tjera .com nuk paraqesin ndonjë rëndësi të veçantë. Shfaqen vetëm dy shitje 5-shifrore në këtë seksion. I dyti, pozicionohet bittop.com me vlerë 15,000$, pasuar nga rinka.com për 10,000$. Në vijim, shfaqen kitcom.com për 9,500$, knvs.com për 7,000$, cbdexpo.com për 6,800$, e kështu me radhë.
Çfarë mund të themi për shitjet e domain-ve ccTLD?
Në krye të këtij seksioni ndodhet myhead.co.uk e shitur për vlerën 9,995£. Në vend të dytë, shfaqet domain-i rentberry.ca i blerë 8,888$ nga vetë RentBerry. Më pas, vjen domain-i gamingpcshop.nl me vlerë 5,000 EUR.
Interesante janë edhe transaksionet e domain-ve tot.io për 4,950$, rewards.us për 3,499$, champion.hk për 3,000$ dhe 68.no i shitur për 3,499EUR.
Në total, janë 17 shitje të domain-ve ccTLD me vlerë mbi 2,000$. Volumi i shitjeve nuk dominohet më nga .de. Kryesojnë .fr të listuara 4 herë, .io dhe .us të listuara 2 herë dhe .al, .ca, .co.uk, .de, .eu, .hk, .in, .nl dhe .no me vetëm një shitje secila.
Po seksioni “Të Tjerë”?
Kjo pjesë e tabelës nuk ka dhe aq aktivitet krahasuar me javët e mëparshme. Në total janë vetëm tre transaksione në këtë seksion. I pari renditet dental.store që ka kapur vlerën e konsiderueshme, 11,785$. Ndiqet nga windshield.org shitur për 2,500EUR dhe transaksioni i domain-it lifehealth.org me vlerë 2,200$.
Tabela për periudhën 3 Dhjetor deri më 9 Dhjetor, ka në tërësi vetëm 49 shitje të domain-ve me vlerë mbi 2,000$. Për rrjedhojë, krijohet perceptimi se nuk është javë fort pozitive. Sigurisht, performanca e Sedo-s mund të kishte qënë më e mirë. Gjithsesi, transaksioni 450,000$ i Plants.com mbetet ndër më të rëndësishmit për vitin 2018. Prandaj, panvarësisht problemeve të hasura në secilin seksion, konsiderohet javë e mirë për Sedo dhe sidomos për Dave Evanson.