Raporti Javor i SEDO – COOKING.COM Ndez Shitjet me Vlerën Fantastike 402,500$!

Raporti Javor i SEDO – COOKING.COM Ndez Shitjet me Vlerën Fantastike 402,500$!

NJË TJETËR GODITJE NË TREGUN E DOMAIN-EVE SEDO. TRaNSFERIMI I COOKING.COM KAP VLERËN 402,500$

Ju kujtohet Dave Evanson? Eksperti i shkëlqyer i shitjeve shpërthyese në Sedo?  Përsëri ia doli të realizojë një shitje fantastike.

Në  23 Maj, Dave Evanson mbylli shitjen spektakolare të COOKING.COM për një çmim fantastik domain-i, plot 402,500$. Vazhdoni leximin e postimit tonë për të mësuar se çfarë ka ndodhur në tregun e domain-eve të SEDO nga 22 Maji deri në 2 Qershor  2019.

 

Raporti i Shitjeve- 20 deri në 26 Maj

Gjatë kësaj periudhe, gjithsej, numërohen 66 shitje domain-ësh. 36 janë domain .COM, 24 domain ccTLD dhe 6 domain “Të Tjerë”.

E gjithë vëmëndja përqëndrohet rreth goditjes së Evanson me Cooking.com. Ai arriti një çmim fantastik domain-i në vlerë pak më të lartë se 400 mijë USD. Transaksioni i Cooking.com është elefanti i listës. Për herë të parë ky domain .com është regjistruar në Mars të 1998, në Denver, SHBA.

Në vazhdim, seksioni i .COM-ve vijon me gjashtë shitje 5-shifrore domain-ësh. Të gjitha domain-e fjalë, përveç njërës. Renditja e tyre kryesohet nga happylook.com me vlerë 40,000$. Ndjekur nga netring.com dhe domain-i me tri karaktere 3xr.com me çmim 15,000$. Shitjet 5-shifrore përmbyllen nga gardenangel.com për 11,250$ dhe coppermark.com e infralink.com secila për 10,000$.

Ndërkaq, në seksionin e ccTLD-ve, domain-ët .DE kryesojnë me 9 listime. Më pas kemi domain-ët .IT të listuar tre herë. Ndërsa, domain-ët .CH, .FR dhe .IN shaqen me nga 2 listime. Me hyrje teke janë domain-ët .CA, .CC, .CO.IL, .IO, .ME dhe .VC.

Lista e domain-ve ccTLD udhëhiqet nga dy shitje 5-shifrore. Transaksionet më të rëndësishme, të kësaj hapsire të tabelës, janë, pikërisht, ato të domain-ve serramenti.it për 25,000EUR dhe onlinecasino.me për 20,000$. Vijon domain-i fjalë, beach.de, për vetëm 8,500EUR. Vendi i katërt i takon domain-it me dy karaktere, v8.cc vlerësuar për 7,605EUR. Në listimin e ccTLD-ve ka jo pak domain fjalë, si: balance.ca për 7,000$, spurt.ch për 2,888$ dhe draw.in për 2,712$.

 

Le ta mbyllim raportin e kësaj jave me disa informacione mbi domain-ët e kategorisë “Të Tjerë”. SURPRIZË! Kryeson një transaksion 5-shifror .ORG! Është domain-i fjalë electronics.org që kap 12,888EUR. Pastaj kemi një trio gTLD-ësh të reja: rewards.biz për 4,500$, pictaram.club dhe xco.info për 4,330$. Seksioni i domain-ve “Të Tjerë” mbyllet me dy domain-e .NET. Beteja e përjavshme, këtë herë, fitohet nga TLD-të e vjetra.

 

Raporti i Shitjeve- 27 Maj deri në 2 Qershor

Mesa duket shitjet e Sedo’s janë tkurrur si në volum dhe në vlerë. U realizuan vetëm 55 transaksione të cilat kishin si vlerë transferimi domain-i minimumi 2000$. Prapashtesa .COM shënoi 38 transaksione shitjesh, domain-et ccTLD arritën 13 shitje domain-esh ndërsa kategoria e domain me prapashtesa “Të Tjera” realizoi 5 transaksione në total.

 

Domain-i 3-gërmësh, rpo.com, arriti vlerën më të madhe, 50,000$. Shitja e dytë e rëndësishme, në seksionin e .COM-ve, i përket domain-it insura.com për 40,000$. Janë edhe tre shitje të tjera 5-shifrore në listim: tumbzilla.com për 14,888$; domain-i 2-fjalësh sweetcoin.com për 12,000GBP dhe një tjetër domain 2-fjalësh, vipinternet.com, për 9,990EUR. Domain-ët me dy fjalë janë tendenca e kësaj jave, në hapsirën e .COM-ve. Interesante janë shitjet e domain-ve: cybersex.com, marketphone.com, pethome.com, adpunch.com, centerparty.com dhe të tjerë më pak të vlefshëm.

 

Kategoria e domain-ve ccTLD duket mirë. Renditja fillon me katër shitje 5-shifrore domain-ësh. Kryeson perfectos.cn për 23,000$, i ndjekur nga navi.co për 15,000$, spedition.de për 10,000EUR dhe genius.co.uk për 9,995GBP.

Lajmi i ri? Domain-ët .DE nuk dominojnë! Është koha e domain-ve .CO.UK edhe pse me vetëm 2 listime. Domain-ët .AI, .BE, .CH, .CN, .CO, .DE, .ES, .ID, .LY, .NL dhe .SE kanë hyrje teke.

 

Po ç’po ndodh me betejën në seksionin “Të Tjerë”? Edhe pse jo me shumë diferencë, fitues shpallen TLD-të e vjetra.

Transaksioni më i rëndësishëm, në këtë hapsirë të tabelës, është shitja e gTLD-së së re, freeslots.casino për 4,200$. Lista vazhdon me satech.net, atb.group, swwc.org dhe prc.net.

 

Kaq për këtë artikull! COOKING.COM mbetet transaksioni më i mirë i të dy javëve dhe ka gjasa të jetë ndër shitjet më të mira të vitit.

Takohemi javën që vjen me të tjera fakte interesante. Mos harroni të na ndiqni në blogun tonë!

5/5 (1 Review)