Advanced SEO: Udhëzues për Blerjen dhe Përdorimin e Domain-eve të Skaduar
Si të blini dhe përdorni domain-et e skaduar për optimizimin e motorëve të kërkimit.
Blerja e domain-eve të skaduar është një taktikë e zakonshme për optimizim të motorëve të kërkimit. Megjithatë, duhet treguar kujdes për të shmangur problemet.
Përdorni këtë udhëzues për të shmangur problemet kur blini emra të domain-eve që kanë skaduar.
Një domain i skaduar është një website që, njëherë ka qenë një domain aktiv dhe i regjistruar, tani është në dispozicion për rregjistrim ose shitje.
Pronari i vjetër i website nuk mund ta përdorë më atë, ose thjesht mund të ketë zgjedhur të mos e rinovojë domain.
Zakonisht, ai bëhet i vlefshëm për shitje rreth 30 ditë pas datës së skadimit të regjistrimit. Gjatë një periudhe ankandi 7 ditore, ju keni mundësinë për t’u bërë pronari i ri.
Çfarë duhet të mbani mend kur blini domain të skaduar? Cila është arsyeja që njerëzit i blejnë ato?
Vazhdoni ta lexoni këtë post për të zbuluar më shumë.
Pse të Blej Domain-e të Vjetra?
Fillimisht, le të hedhim një shohim se përse kaq shumë njerëz blejnë domain të skaduar.
Kur bëheni pronar i një domaini që i ka skaduar rregjistrimi, të gjitha vlerat SEO të faqes së vjetër dhe statusi i rankimit kalojnë tek ju.
Nëse website e tjera të rëndësishme kanë shumë lidhje (link) ose shpërndajnë përmbajtjen e domain-it të skaduar, ky potencial trafiku gjithashtu do të transferohet në faqen tuaj të re.
Kjo do të thotë që ju duhet të bëni shumë më pak punë kur bëhet fjalë për SEO. Madje edhe promovimin në përgjithësi. Puna e madhe, në njëfarë mënyre, tashmë është bërë për ju.
Kjo është veçanërisht e dobishme nëse jeni duke kërkuar për të blerë një domain me një emër që është disi i ngjashëm me website tuaj, ose të reklamojë produktet/shërbimet që ju i ofroni.
Njerëzit gjithashtu blejnë domain-e të skaduar sepse dëshirojnë që në thelb ta përdorin domain-in e skaduar si një “dummy site” për të bërë redirect trafikun në faqen e tyre kryesore.
Kjo është një mënyrë tjetër për të marrë një trafik.
Të tjerë zgjedhin që automatikisht t’i ridrejtojnë vizitorët në faqen e tyre kryesore nëpërmjet domain-eve së skaduar. Kjo është një tjetër taktikë që rrit vlerën e SEO.
Sigurisht, ka shumë që zgjedhin të bëjnë biznes nga blerja dhe shitja e domain-eve të skaduara për të bërë biznes.
Çfarë Duhet të Kërkoni Kur Blini Domain-e të Skaduar
Nëse dëshironi të blini domain-e të skaduara për SEO, ka disa këshilla kyçe që duhet ti mbani mend.
Së pari, merrni parasysh jetëgjatësinë e domain. Në përgjithësi, sa më i vjetër është domain-i, aq më i vlefshëm do të jetë biznesi juaj. Ky domain ka pasur më shumë kohë për të rritur vlerën e SEO.
Kërkoni profilin lidhjeve (link) për tek website (domain-i i skaduar) dhe ekzaminoni Google PageRank (PR). Kështu mund të siguroheni që është me të vërtetë një biznes i mirë.
Ju gjithashtu duhet të shikoni historinë e emrit të domain-it. Për çfarë është përdorur më parë?
Ju nuk do të dëshironit të shpërndani adresën e një website me histori të keqe.
Së fundi, sigurohuni që faqja të ngarkohet shpejt. Shpejtësia e ulët e ngarkimit mund të ulë vlerën e doman-it dhe t’i largojë klientët tuaj.
Është e drejtë që ju të blini domain-e të skaduara ?
Shpresojmë që ky post t’ju ketë ndihmuar për të kuptuar se si blerja e domain-eve të skaduara mund t’ju ndihmojë që të përmirësoni rezultatin SEO të faqes tuaj web.
Jeni të interesuar për regjistrimin e domain-it tuaj, gjetjen e platformës së duhur të hostimit ose duke marrë më shumë këshilla se si ta bëni faqen tuaj më të mirë ?
Ne do t’ju ndihmojmë kurdoherë.
Qëndroni në kontakt me ne dhe përdorni shërbimet për transferim domain-i apo regjistrimin e domain për të rritur cilësinë e faqe tuaj web.