Pse Content Delivery Network (CDN) Është i Nevojshëm për Website-in Tuaj?

Pse Content Delivery Network (CDN) Është i Nevojshëm për Website-in Tuaj?

6 arsye të pamohueshme se pse ju duhet të përdorni Content Delivery Network

A ka nevojë website juaj për content delivery network? Po, nëse ju  doni që site juaj të jetë tepër i shpejtë dhe i qëndrueshëm. Më poshtë listohen arsyet kryesore se pse duhet të filloni të përdorni CDN.

Një website, i cili kërkon shumë kohë të hapet, me shumë gjasa në fund do të jetë jo funksional. Ju stresoheni ndërkohë që kjo ndodh, dhe shpresoni që të jetë përsëri online, pasi shitjet kanë ndaluar. Shërbimi i host-imit nuk ka treguar cilësinë e duhur nga numri i madh i vizitorëve në website – dhe po e tregon me fakte.

Content delivery network (CDN) mund ta lehtësojë ngarkesën e trafikut të një website të ngarkuar.

Po pyesni veten se pse një CDN është thelbësor për funksionimin pa probleme të website-it tuaj? Vazhdoni leximin, do të kuptoni se cilat janë 6 arsyet e pamohueshme se pse duhet të përfshihet në website-in tuaj.

Nevoja për Content Delivery Network

Kur hosti i website është cilësor, ai është i mjaftueshëm për dërgimin e shpejtë të përmbajtjes tek vizitori. Por, çfarë ndodh nëse një postim blog-u do të bëhej viral? Po nqs fushata juaj e reklamës është e suksesshme dhe sjell mijëra klikime në të njëjtën kohë?

Content delivery network është shpëtimari për këto skenarë. Por kjo nuk është e gjitha.

1. Siguria e WeBsite-it

CDN ruan një kopje lokale të website-in dhe tek vizitorët dërgon kopjen e tij lokale. Vizitorët ndërveprojnë me site-in ashtu siç bëjnë gjithmonë por pa i dëmtuar serverat kryesorë. Kjo do të thotë se hosti juaj nuk preket nga fluksi i madh i vizitorëve.

CDN mund ta shpërndajë përmbajtjen e site-it në disa servera. Duke vepruar në këtë mënyrë, site-i juaj mund të përballojë më tepër përdorues njëkohësisht. Përfitimet janë: më pak ndërprerje, më pak faqe të vdekura dhe më pak klientë të pakënaqur që kërkojnë shërbime të paarritshme.

2. Dërgimi i shpejtë i përmbajtjes

Sjell website më afër me vizitorët dhe ata do të përfitojnë një kohë më të shpejtë të ngarkimit të faqes.

CDN përdorin servera që ndodhen fizikisht në data center anembanë globit. Vizitorët,  sipas rajonit nga vijnë, do të marrin versionin lokal të website-it tuaj. Kjo redukton kohën e ngarkimit dhe radhën pasi ata tashmë s’janë të irrituar nga pritja.

Kjo sjell që të kemi …

3. Shkallë të lartë konvertimi

Reduktimi i kohës së ngarkimit mund të krijojë një rritje të dukshme në konvertimet e site-it:

  • Shitjet e produkteve
  • Regjistrimet për lajmërime
  • Krijimet e llogarive
  • Shkarkimeve e aplikacioneve

Pse ndodh diçka e tillë? Sepse website-i juaj ndërvepron me përdoruesit pa vonesa. Vizitorët marrin atë çfarë kërkojnë brenda milisekondash. Ju filloni t’i drejtoni ata ndërkohë që interesi i tyre është i lartë.

4. RENDITJA NË REZULTATET e kërkimit

SEO i lartë tregon kohën e shikimit ose kohën që njerëzit kalojnë në site-in tuaj. Koha e gjatë e qëndrimit i tregon Google se faqja juaj web e përmbushi qëllimin e përdoruesit. Ju nuk mund ta përmbushni këtë qëllim nëse website juaj është i ngadaltë dhe nuk përgjigjet!

Rritja e shpejtësisë ofron një eksperiencë më të mirë për përdoruesin. Kjo i ngacmon njerëzit të kërkojnë në site-in tuaj, dhe të gjejnë atë çfarë po kërkonin. Si rrjedhojë, përqindja e ulët e largimit pa ndërveprim i shtohet më vonë SEO e influencuar nga angazhimi i përdoruesve.

5. Eksperiencat e krijuara

Jeni familjar me testimin A/B? Përfshin ndarjen e audiencës dhe dërgimin e varianteve të të njëjtin mesazh. Varianti me ROI më i lartë, bëhet standardi i re me normën më të mirë të konvertimit.

Ju mund ta realizoni këtë me content delivery network.

CDN dërgon variante të website-it tuaj bazuar në vendodhjen gjeografike. Ju mund ta lokalizoni përmbajtjen me anë të përkthimit. Ju gjithashtu mund të dërgoni produkte specifike, përmbajtje dhe eksperienca sipas vendodhjes.

6. Siguria

Sulmet DDoS janë të zakonshme dhe në rritje. Këto sulme e dëmtojnë faqen web dhe hostimin, dhe t’i krijojnë vështirësi ose pamundësi qasje për përdoruesit.

Ju nuk mund të kryeni biznes nëse website juaj është offline, apo jo?

Një CDN mund të zvogëlojë numrin e sulmeve DDoS duke shpërndarë ngarkimin e faqes. Versionet cache të faqes janë të aksesueshme nga përdoruesit e site-it. Një CDN mund të përfshijë SSL, të enkriptojë dhe të mbrojë të dhënat në rast se do të ‘përgjohet’ gjatë sulmit.

Krijoni një Prezencë Online të Sigurtë

Një rrjet CDN së bashku me hostim të mirë është një dyshe e fortë për krijimin e prezencës online. Bëjini shërbimet e CDN pjesë të qëllimeve tuaja për të dërguar eksperiencën më të mirë të mundshme drejt përdoruesve. Nëse e realizoni këtë, ju do të shpërbleheni.

Keni nevojë për sigurimin e prezencës tuaj online?  Ejani të bisedojmë.

Ne do t’ju ndihmojmë në përzgjedhjen e domain-it tuaj, hostimit dhe gjithçka tjetër.

5/5 (1 Review)