Tregu i Domain-ve – Shitjet në Sedo për periudhën 06 Maj – 12 Maj 2019

Tregu i Domain-ve – Shitjet në Sedo për periudhën 06 Maj – 12 Maj 2019

Ç’ka ndodhur në tregun e domain-ve Sedo? Le të analizojmë shitjet e domain-ve për periudhën nga data 6 deri në 12 të muajit Maj, të 2019-ës. Si gjithmonë, do fokusohemi te transaksionet me vlerë mbi 2,000$. Në këtë Raport Javor kemi 58 shitje domain-esh. Ky volum i shitjeve është i njëjtë me atë të javës së kaluar.

Listimi kryesohet, sërish, nga një domain .COM. Bëhet fjalë për presale.com, i cili arriti të shitet në vlerën 45,444$. Vendin e dytë e zë domain ccTLD një-fjalësh,hero.eu me vlerë 29,000EUR.

Vijoni leximin për t’u informuar më shumë.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM

Seksioni i .COM-ve ka epërsi si në volum dhe në vlerë. Këtë herë numërojmë 42 transaksione domain-esh. Ende larg nga 50 shitjet e së njëjtës kategori dy javë më parë. Megjithatë, situata është më e mirë se java e kaluar, e cila u mbyll me vetëm 35 shitje domain-esh. Transaksionet 5-shifrore nuk mungojnë. Madje listohen jo pak, por 10 të tilla.

Presale.com mban vendin e parë. I dyti, vjen domain-i dy-fjalësh redcircle.com, me çmim 17,000$. Në vazhdim, kemi nuuday.com vlerësuar 15,000$. Lista vazhdon me: veridic.com për 12,000EUR dhe centure.com me vlerë 12,000$. Modernanimal.com e ndërroi pronësi për 11,000EUR, ndërsa transferimi i domain-it ejemplos.com u mbyll për 10,000EUR. Shitjet 5-shifrore mbyllen me tre domain të blerë nga 10,000$ secili. Janë, pikërisht, domain-ët yougrow.com, netdesk.com dhe mymontage.com.

Nuk dallohet ndonjë tendencë e veçantë. Rankimi përmbyllet me domain-et me vlerë 2,000$: iheartdental.com, illinoiscasino.com dhe vanparys.com

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD

Por çfarë ndodhi në seksionin e ccTLD-ve?! Pamja këtu është disi ndryshe nga sa jemi mësuar. Volumi i shitjeve është rrudhur në vetëm 8 domain-e. Nuk ka të krahasuar me javët pararendëse.

Lajmi tjetër i rëndësishëm lidhet me renditjen sipas prapashtesave të domain-eve. Për herë të parë në shumë kohë nuk dominojnë domain-et .DE. Vendin e parë e zënë domain-et .CO, ndonëse kanë vetëm 2 listime. Hyrje teke ka për domain-et .EU, .DE, .BE, .FR, .IO dhe .MX.

Domain-i ccTLD një-fjalësh, hero.eu, përfaqëson shitjen më të mirë, por dhe të vetmen me 5 shifra. E dyta në listë, është alberta.co e cila ia doli të shitet për 6,500$. Vendi i tretë shkon për fixit.be dhe rowingblazers.mx. Transferimi i domain-it për secilin prej tyre u arrit për vlerën e 5,000$. Renditja vazhdon me domain-et me katër gërma boxy.io dhe leya.co. Të dy këto domain-e ia dolën të shiten për 3,250$ secili. Indizio.de (2,600EUR) dhe masternode.fr (2,500$) mbyllin kategorinë e domain-eve ccTLD.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”

Grupi i domain-ve “Të Tjerë” ka përmirësim. Volumi i shitjeve është rritur me dy shitje nga java e kaluar. Gjithsej, kemi 8 shitje të regjistruara të domain-ve. Por, ky nuk është lajmi më i rëndësishëm i këtij raporti. Happy.info, domain-i kryesues, kapi vlerë 5-shifrore. Ndërrimi i pronësisë së këtij domain-i arrit për çmimin fantastik të 10,000$. Shumë të rëndësishëm janë edhe transaksionet e domain-ve invariant.net me vlerë 9,000$ dhe helena.org për 8,000$.

Në këtë raport, fituesi i betejës së përjavshme mes TLD-ve të reja dhe të vjetra, është mëse i dukshëm. Pavarësisht vlerës fantastike të transaksionit, domain-i happy.info (i vetmi përfaqësues i gTLD-ve të reja) e ka të pamundur të frenoj revanshin e 7 shitjeve të listuara të TLD-ve të vjetra. Domain-et .ORG / .NET janë triumfues absolut në volum dhe në vlerë.

 

Këtu e mbyllim raportimin nga Sedo. Mos harroni të na ndiqni dhe të kontrolloni blog-un tonë.

5/5 (1 Review)