Më lirë nuk është gjithmonë më mirë: Çfarë duhet të dini rreth kostos së hostimit të faqes web në 2019

Më lirë nuk është gjithmonë më mirë: Çfarë duhet të dini rreth kostos së hostimit të faqes web në 2019

Çfare duhet të dini rreth kostos së hostimit të faqes web në 2019

Duhet të zgjedhësh një kompani hostimi për faqen tënde web? Keni buxhet të limituar? Ju kujtojmë se më lirë nuk është gjithmonë më mirë. Mësoni më tepër rreth kostos së hostimit të faqeve web.

Cilësia e hostimit të një faqe web është një nga faktorët e rëndësishëm në suksesin saj. Në fakt, 40% e përdoruesve të internetit do të largohen nga faqja nëse hapja e saj zgjat më tepër se 3 sekonda.
Nga ana tjetër, faqet që hapen shpejt janë më të favorizuara nga përdoruesit e internetit dhe do të përmirësojnë normat e konvertimit. Kështu që , shërbimi i duhur për hostimin e faqes web realizon më shumë se vetëm hostimin e faqes.
Kostoja e hostimit të një faqe web mund të ndikojë ndonjëherë në cilësi – por jo gjithmonë. Disa faqe web funksionojnë mirë me hostim të përbashkët, ndërkohë që të tjerat kanë nevojë për server të dedikuar.
Nëse po krijoni një faqe web me buxhet të kufizuar, mësoni më tepër rreth lidhjes së kostos me cilësinë në hostimin e faqes duke lexuar më poshtë.

Jini gati për një ofertë të mirë

Ashtu si shumica e rasteve, nëse duket si shumë e mirë për të qenë e vërtetë, atëherë rallëherë është e tillë.
Faqet web me trafik të vogël  mund të punojnë mirë me një shërbim të lirë hostimi. Sidoqoftë, nëse faqja juaj e web-it është biznesi juaj primar, atëherë ju duhet një host me shërbime që mund t’ju bëjnë ballë trafikut të lartë. Ju nuk do të dëshironit të rrezikonit biznesin tuaj.
Ka shumë faktorë që ndikojnë në çmimin e hostimit. Përveç trafikut, duhet të konsideroni madhësinë e faqjes tuaj. Sa faqe do të përmbajë website-i juaj? Ofruesi i shërbimit të hostimit për website-in tuaj duhet të ofrojë mjaftueshmërish hapërisë për ruajtjen e të dhënave dhe bandwidth në serverat e tyre, për të parandaluar ngadalësimet dhe fikjet.

Lexoni kushtet e përdorimit

Kur kërkoni për një kompani hostimi për faqen tuaj të re, mund të prireni për të filluar me kontratë mujore. Kjo është një mundësi e mirë për të testuar shërbimin, por është më e shtrenjtë në periudhë afatgjatë.
Nga ana tjetër, disa kontrata shfaqen në rregull në pamje të parë. Por, në një farë mënyre, çmimi rritet në mënyrë eksponenciale pas 2 deri 5 vitesh nga kompania.
Mos harroni të pyesni ofruesin e hostimit që në momentin fillestar kështu që ju mund të hiqni mënjanë këto shpenzime nga buxheti juaj.

Reputacioni i kompanisë

Sigurisht që, një nga mënyrat më të mira për të zgjedhur një kompani hostimi për faqen web do të ishte interesimi rreth saj, dhe të realizonit një kërkim të vogël. Reputacioni i ofruesit ka një peshë të madhe.
Ndërkohë që ju kontrolloni kompani të ndryshme, është mirë të dini sa kohë kanë në këtë industri. Mos hezitoni t’i pyesni në mënyrë të drejtpërdrejtë për pronësinë dhe eksperiencën.

Shërbime të tjera të ofruara

Kompanitë më të lira për hostimin e faqeve web shpeshherë ofrojnë pak – ose aspak – mbështetje teknike. Nëse ju jeni rehat duke i rregulluar vetë problemet, kjo mund të mos jetë një çështje për t’u shqyrtuar.
Sidoqoftë, zotëruesit e faqeve web me shumë trafik, preferojnë të kenë sigurinë dhe besimin e një mbështetje teknike profesionale nga ana kompanisë së hostimit, në rast se diçka shkon gabim. Mund të kushtojë më shumë, por mund t’ju shpëtojë nga humbja e parave në rast se faqja juaj e web ka probleme.

Kostoja e mbajtjes për faqen web

Kostoja e mbajtjes së një faqe web nuk është e lidhur drejtpërdrejt me cilësinë. Ka faktorë të tjerë që luajnë rol në efektivitetin e shërbimit të kompanisë së hostimit të faqes web.
Kur jeni duke konsideruar kostot, duhet të jeni vigjilentë për ndonjë ofertë që mund të jetë shumë ndjellëse. Sigurohuni që të shqyrtoni kushtet e përdorimit përpara se të pranoni ofertën. Mos harroni të konsideroni reputacionin e kompanisë dhe shërbimeve të tjera që ata ofrojnë.
Për t’u informuar më tepër rreth kostos së hostimit të një faqeje web-i në iRegister.AL, mos hezitoni të na kontaktoni për t’u informuar.