VPS vs Server i Dedikuar: Kur duhet përditësuar paketa e hostimit?

VPS vs Server i Dedikuar: Kur duhet përditësuar paketa e hostimit?

VPS VS SERVER I DEDIKUAR: Kur duhet të ndryshoni Planin e Hostimit?

Keni plan hostimi VPS? Ja si të dalloni momentin e duhur për kalim në server të dedikuar.

VPS është … Serveri i dedikuar është… Ndiheni konfuzë?

Nuk ka vend për panik. Nëse ju duhet një sever i dedikuar, një VPS, apo qoftë edhe informacion mbi mundësitë dhe planet që ofrohen në treg, jeni në vendin e duhur.

Në vijim do të mësoni mbi VPS-në, serverin e dedikuar dhe si të zgjidhni të duhurin për nevojat e biznesit tuaj.

Çfarë është VPS?

Hostimi në Server Virtual Privat (VPS) nuk është veçse marrja e një seksioni të vogël, privat të web-it, por pa cënuar banorët e tjerë të rrjetit.

VPS ka ngjashmëri me hostimin e përbashkët (shared hosting). E tillë është ndarja e hapsirës përkatëse në vetëm një server fizik.

Gjithsesi, ngjashmëritë mbarojnë me kaq. VPS-ja ka më pak kufizime në përdorimin e burimeve të veta sesa hostimi i përbashkët. Kjo shpjegon edhe fashën më të lartë të çmimeve për VPS në krahasim me hostimin e përbashkët.

Nga pikëpamja teknike, kemi të bëjmë me përdorimin e një software në krijimin e makinave (serverave) virtuale të ndara nga njëra-tjetra, brenda një serveri të vetëm.

Për shembull: VPS shkakton ndarjen virtuale të një godine (vetë serveri fizik), në apartamente. Ju zotëroni apartamentin tuaj, por keni edhe fqinjë.

Godina është e përbashkët, por çdo ‘apartament’ ka hapsirën dhe burimet e veta. Fqinjët nuk mund të hyjnë e të prishin mure apo të hedhin mbetjet në apartamentin tuaj. Megjithatë përsëri të gjithë përdoni të njëjtat shkallë dhe në momenti të pikut kjo mund t”ju sjellë vonesa.

Çfarë është Serveri i Dedikuar?

Ta shtjellojmë metaforën e apartamenteve dhe godinave. Nëse VPS-në e konsiderojmë si godinë në bashkëpronësi, atëherë, serveri i dedikuar është nivel akoma më i lartë. Ju e zotëroni të gjithë ndërtesën.

Serveri i dedikuar është i qartë nga vetë emërtimi- një server i dedikuar, ekskluzivisht, për ju dhe biznesin tuaj.

E veçanta e serverit të dedikuar qëndron tek kontrolli i plotë që keni mbi software-in e instaluar dhe përcaktimin e burimeve. Ndryshe nga hostimi i përbashkët dhe VPS, nuk ka limitime të të dhënave apo mënyrë të preferuar në përdorimin e serverit.

Ka lloje të ndryshme paketash për serverat e dedikuar, me specifikimet përkatëse. Përzgjidhni lirshëm bazuar në kërkesat tuaja.

A është momenti i duhur për upgrade?

Kjo varet nga strategjia juaj.

Keni disa rrugë për të përcaktuar strategjinë që do të ndiqni. Në vazhdim, ju paraqesim parametrat kryesorë, të cilët ju ndihmojnë në marrjen e vendimit të duhur.

Është e rëndësishme të keni njohuri mbi të dhënat për pikat e mëposhtme:

  1. Hapësira e ruajtjes: Për sa hapësirë keni nevojë dhe a jeni i gatshëm të paguani për SSD më të shpejtë?
  2. RAM: Çfarë sasie RAM ju duhet?
  3. CPU: Sa bërthama CPU dëshironi? Sa më shumë bërthama CPU të keni, aq më i shpejtë do të jetë serveri.

Parametrat e mësipërm janë vetëm maja e ajsbergut!

Ne prekëm vetëm specifikimet e që kanë të bëjnë me burimet e serverit. Ka akoma faktorë të tjerë për tu konsideruar.

Për shembull: Duhet të kontrolloni sa website-e dhe/ose databaza vë në përdorim kompania juaj, si dhe të informoheni paraprakisht mbi shpejtësinë dhe hapsirën e nevojshme për shfrytëzim optimal.

Të zgjedh VPS apo Server të Dedikuar?

Akoma të paqartë për opsionin e duhur? Jeni në dilemë mes VPS dhe serverit të dedikuar? Mos u shqetësoni! Jeni në duar të sigurta.

Zgjidhni paketën VPS, nëse:

  • Keni buxhet të kufizuar
  • Nuk keni njësi të dedikuar për shërbimet teknologjisë së informacionit, pra nuk ju përshtatet serveri i dedikuar

Zgjidhni serverin e dedikuar, nëse:

  • Dëshironi opsionin më të mirë për website-in dhe biznesin tuaj për sa i përket RAM-it, burimeve të besueshme, mundësive për grafika me rezolucion të lartë dhe elementëve të tjerë
  • Siguria mbetet shqetësim, ndaj duhet të përzgjidhni doemos opsionin që ofron më shumë siguri
  • Biznesi juaj është i tillë që e ka domosdoshmëri shpejtësinë e lartë dhe burimet ekstra të procesimit për funksionimin e tij normal, si p.sh. zhvillim arkitekture apo aplikacionesh.

Jeni gati të zgjidhni paketën e re të hostimit?

Tashmë i njihni ndryshimet mes VPS dhe serverit të dedikuar. I dini avantazhet dhe disavantazhet. Pra, jeni gati të zgjidhni formulën e përshtatshme për ju.

Pavarësisht nëse zgjidhni paketë VPS apo server të dedikuar, marrja e shërbimeve tek kompani hostimi që ofrojnë siguri dhe besueshmëri në cilësinë e shërbimit do të ndikojë pozitivisht në rritjen e biznesit tuaj.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial