Si të zgjedhësh një emër domeini për sot, nesër dhe dekadën në vazhdim?

Si të zgjedhësh një emër domeini për sot, nesër dhe dekadën në vazhdim?

Si të zgjedhësh emër domeini që tërheq vëmëndjen e konsumatorëve?

Të zgjedhësh një emër domeini është si të vendosësh mbi emrin e kompanisë. Nuk ka vend për gabim.
Emri i domeinit përcakton markën tuaj. Duke qënë një nga përshtypjet e para që shkakton biznesi juaj, cilësia e mirë e URL-së i shtyn vizitorët ta kategorizojnë faqen tuaj si të besueshme.
Shumica kanë cookie dhe browser-a të sigurtë. Megjithatë, duhet patjetër URL e lehtë për tu memorizuar. Ja pse është e rëndësishme të keni emrin e duhur për domeinin që në fillim.
Pra, si të zgjedhim emër domeini të pranueshëm? Për të zbuluar sekretin, vazhdoni leximin.

Pse duhet të dini si zgjidhet një domein

Arsyeja kryesore pse emri i parë që përzgjidhni për domeinin duhet të jetë i duhuri, është se ndryshimi shkakton probleme.
Supozojmë se website-i juaj është  i mirë-pozicionuar tashmë, por doni të ndryshoni URL-në. Ashtu siç ndodh nëse ndryshoni emrin e biznesit, edhe në këtë rast ju duhet të ri-marketoni gjithçka.
Ndryshimi i URL-së nuk është aspak i lehtë. Proçesi varet se cili është hostuesi i website-it tuaj. Nuk duhet harruar se procesi i ndryshimit cënon edhe performancën e faqes web.
Kur ndryshoni URL-në, SEO gjithashtu pëson ndryshime. Sidomos, nëse jeni investuar në ndërtimin e SEO-s ndryshimi do të jetë edhe më i dhimbshëm.

Si të zgjedhësh emër domeini tërheqës

Kur ndërton një faqe web, është e nevojshme të dish si përzgjidhet një emër domeini.

1. Mendo për fjalët-kyç lidhur me biznesin tuaj

Me përjashtim të rastit kur URL-ja është vetë emri i biznesit, URL-ja duhet të zgjidhet bazuar në fjalët-kyç.
Arsyeja themelore se përse duhen përdorur fjalët-kyç, është ndikimi pozitiv në SEO.
Supozojmë se keni një kompani punimesh hidraulike në Tiranë. Nëse URL-ja juaj është TiranaPlumbing.al, të interesuarit për shërbime hidraulike në Tiranë do t’ju gjejnë lehtësisht.
Klikoni këtu për të mësuar si të kërkoni fjalët-kyç.

2. Të jetë i shkurtër dhe ‘i ëmbël’

Njerëzit kujtojnë më lehtë frazat e shkurtra dhe të thjeshta, krahasuar me ato të gjata e të komplikuara. Ky quhet ‘përpunim i rrjedhshëm’ dhe të gjithë jemi të ngjashëm në këtë pikë.
Ndaj, kur zgjidhni një emër domeini, kini parasysh të jetë i lehtë për tu mbajtur mend. Mund të keni një agjenci juridike me katër emra në titull, por URL-ja duhet të jetë diçka më pak komplekse

3. Fleksibilitet në zgjedhjet tuaja

Kur të regjistroni emrin e domeinit, përgatituni për kompromise të mundshme.
Për shembull, nëse kërkoni SearchEngineGenius.com. Fatkeqësisht, nuk jeni i vetmi që ka menduar për këtë URL.
Por, mund të zgjidhni SearchEngineGenius.al, ose SearchEngineGeniuses.com. Do të ketë po të njejtin akses, por me kosto më të ulët për ju

Veproni shpejtë në regjistrimin e emrit të domeinit

Në ditët e sotme, në tregun e internetit, emrat e domeinëve qarkullojnë shpejtë. Pra, nuk duhet pritur gjatë për të regjistruar një emër domeini. Për fat, emrat e domeinëve nuk kanë çmim të lartë. Sapo të keni zgjedhur emrin e domeinit që doni, blijeni sa më shpejtë të jetë e mundur. Për informacion të mëtejshëm, mbi kërkesën për emrin e domeinit të përzgjedhur, na kontaktoni.