Tregu i domain-ve: Sedo në formë! Kryeson FGRE.COM!

Tregu i domain-ve: Sedo në formë! Kryeson FGRE.COM!

Tregu i domain-ve Sedo nxjerr çdo javë Raportin e Shitjeve të Domain-ve. Përmblidhen transaksionet mbi 2,000$. Tre janë kategoritë e domain-ve që konsiderohen: domain-et .COM, ccTLD dhe domain “Të Tjerë”.

Tregu i domain-ve Sedo: Raporti Javor

Le t’i hedhim një sy domain-ve të shitur nga 10 Qershori në 16 Qershor, të 2019-ës.

Numri total i transaksioneve të renditura është 64. Jo keq! Shitjet janë rikthyer në shina. Kujtoni se në raportin e kaluar kishim vetëm 45 shitje domain-ësh.

Domain-ët .COM pothuajse e kanë dyfishuar praninë e tyre. Kemi 42 të tillë të regjistruar. Ndërkaq, ccTLD-të kanë pësuar rënie të lehtë. Në këtë raport numërohen 14 domain-e ccTLD. Sa për domain të kategorisë “Të Tjerë”, volumi i shitjeve është në rritje. Kemi 8 shitje domain-esh të kësaj kategorie në raport.

Kjo është vetëm përmbledhja e shkurtër. Lexoni vazhdimin e artikullit për të ditur më shumë rreth performancës së domain -ve të shitur në secilën kategori  të shitjeve tek tregu i domain-ve Sedo.

Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM

Cilat janë specifikat në kategorinë e .COM-ve?

Domain-i premium me 4 gërma, fgre.com, është kryefjala. Shitja më e rëndësishme i kushtoi blerësit, 35,000$. Jo shumë, gjithsesi, mbetet shitja më e rëndësishme e listës. I dyti për .COM-ët, renditet një tjetër domain i shkurtër. Ifold.com kap 22,500$. I dyti edhe në renditjen e përgjithshme. Shitje të tjera 5-shifrore përfshijnë finko.com, sleekfashion.com dhe cruisemate.com. I pari 12,000$, ndërsa dy të tjerët me nga 10,000$ secili.

Cila është tendenca tek domain-ët .COM?

Kemi njëlloj miksimi. Gjejmë kripto domain-e si bitcoininc.com me vlerë 8,849EUR, domain-e 2-fjalësh si fitbag.com për 8,000$ dhe domain-e fjalë si lyres.com shitur 6,980$. Të tjerë që duhen përmendur, edhe pse të vlerësuar më pak, janë domain-ët e shqiptueshëm dhe ripërsëritës. Domain-i solosolo.com vlerësohet 6,000$, ndërsa pargo.com me 3,999$.

Në përgjithësi, situata është e mirë në kampin e .COM-ve. Vlerat nuk janë dhe aq të mëdha, por volume i shitjeve është mëse i kënaqshëm. 42 domain-e të regjistruar janë diferencë e konsiderueshme në krahasim me 26 .COM-ët e raportit të shkuar.

Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD

Po në seksionin e ccTLD? Cila është gjëndja?  

Si zakonisht, kryeson një domain .DE. Pikërisht, melatonin.de me vlerë 14,875EUR. Një tjetër shitje 5-shifrore është ajo e alps.ch me 9,700EUR.

Tendenca duket të jenë domain-ët fjalë. Le të përmendim më të mirë pozicionuarit. Lista fillon me alps.ch, për të vazhduar me placement.co për 8,000$, robin.co me 6,000$ dhe dara.us me 3,999$.

Edhe domain-ët tri-gërmësh janë të shpeshtë në këtë seksion. Të tillë janë p.sh. ebo.io me vlerë 3,000EUR dhe ftg.eu për 2,500GBP.

Në tërësi, seksioni është në mesataren e vetë. General situation in this area of the chart looks within the norms. Renditja sipas shteteve është: 4 listime për kampionët, domain-ët .DE dhe 2 listime për secilin nga domain-ët .CO e .IO. Hyrje teke kanë: .CH, .EU, .US, .AT, .CO.UK dhe .ME.

Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”

Por, si po shkon lufta mes TLD-ve të vjetra dhe të rejave?

Dhe tani le të fokusohemi në kategorinë më të shkurtër, por jo më pak tërheqëse të listës. Seksioni “Të Tjerë”vazhdon të jetë përzierje mes gTLD-ve të vjetra dhe të reja. Betejat nuk kanë mbaruar. Megjithatë, në këtë raport fitojnë dukshëm TLD-të e vjetra si në volum shitjesh (5 shitje TLD të vjetravs. 3 shitje gTLD të reja) dhe në vlerë.

Shitja kryesore me vlerë 18,200$ i përket bitnet.org. Pas saj vijnë domain-ët 4u.tube për 12,000$ dhe one.network që kap 10,000EUR.

Kategoria “Të Tjerë”, këtë herë, përmban shumë shitje 5-shifrore. Kjo ndikon pozitivisht në vlerën e shitjeve të këtij grupi. Domain-ët e tjerë në listim janë: organism.net, creator.cloud, grass.org, certainly.net dhe më pak i vlefshmi bingo.games.

Më poshtë do të gjeni edhe listën e plotë të shitjeve të domain-ve.

Për informacion të vazhdueshëm mbi shitjet e domain-ve dhe shumë më tepër ndiqni blog-un tonë.

 

 

5/5 (1 Review)

Leave a Reply