Si të Instaloni dhe Konfiguroni WordPress Multisite (Një guidë e shpejtë)

Si të Instaloni dhe Konfiguroni WordPress Multisite (Një guidë e shpejtë)

WordPress Multisite: Një udhëzues i shpejtë dhe i thjeshtë për instalim

Mësoni se si të ndërtoni një rrjet të website-ve për biznesin tuaj online ose projektet duke ndjekur këtë udhëzues të shpejtë për të instaluar dhe konfiguruar një WordPress multisite.

Çfarë është WordPress multisite, saktësisht?

Shkurtimisht, ju lejon të kontrolloni blog-et dhe website-t e shumta nën të njëjtin instalim dhe dashboard të WordPress.

Ju nuk nuk keni pse të hyni dhe të dilni nga llogari të ndara për të redaktuar postimet, për t’iu përgjigjur komenteve dhe për të menaxhuar website-et tuaja.

Ju mund të keni administratorë të veçantë për secilin site, të bëni përditësime njëkohësisht dhe të krijoni plugin-e dhe tema për çdo site duke përdorur “master” WP multisite.

E bën gjithcka më të lehtë.

Pra, si e instaloni WordPress tuaj multisite? Lexoni këtë post për të ditur më shumë – dhe mësoni se ku mund të gjeni platformën e duhur të hostimit.

Hapat e parë:

Në mënyrë që të krijoni WordPress multisite-in tuaj, së pari duhet të gjeni një platformë të besueshme hostimi WP, pasi të gjitha faqet e internetit duhet të jenë në të njëjtin server.

Në varësi të numrit të website që keni ndërmend të krijoni, mund të keni nevojë për shared hosting ose një server VPS.

Pastaj, ju duhet të aktivizoni mundësinë për multisite në faqen tuaj të WordPress.

Për ta bërë këtë, përdorni klientin tuaj FTP (si cPanel) dhe shtoni këtë kod në file wp-config.php:

define (‘WP_ALLOW_MULTISITE’, true)

Pasi të keni aktivizuar funksionin, është koha për të konfiguruar rrjetin tuaj.

Hapat e rradhës:

Nëse tashmë keni një website të WordPress, së pari çaktivizoni plugin-et aktualë.

Në vazhdim, klikoni tek menuja Tools dhe zgjidhni opsionin “Network Setup”.

Më tej, duhet të vendosni nëse doni subdomain ose subdirectory brenda rrjetit tuaj multisite (ne sugjerojmë të shkoni me subdomain.) Pastaj, mund të emërtoni rrjetin tuaj dhe të klikoni “install”.

Gjatë këtij procesi, duhet të kopjoni kodin që shfaqet në ekran. Gjatë gjithë procesit, WordPress do t’ju tregojë hapat specifikë për të realizuar instalimin.

Në fund, hyni në site-n origjinal të WordPress-it dhe do të keni akses në rrjetin tuaj të ri multisite.

Hapat përfundimtare

Faza përfundimtare e konfigurimit tuaj të WP multisite përfshin konfigurimin e opsioneve të reja.

Për ta bërë këtë, klikoni në Network Dashboard brenda Settings të WordPress.

Ju pastaj mund të shtoni lehtë site të reja, emrat e administratorëve, shtoni wordpress plugins të reja dhe përditësoni temat e website-it tuaj.
Sigurohuni gjithashtu që të kontrolloni parametrat e regjistrimit tuaj.

Kjo është ajo që ju lejon të vendosni nëse doni që faqja juaj të regjistrojë përdoruesit e rinj,
t’i lejojë përdoruesit të krijojnë faqe të reja,  ti bëjnë të dyja ose asnjërën prej tyre.

Ju gjithashtu mund të përjashtoni përdorimin disa domain-eve në adresat e email-eve  dhe përditësoni opsionet e reja të website-it tuaj.

Nëse keni ndonjë pyetje gjatë këtij procesi, ne ju sugjerojmë që të kontaktoni ofruesin tuaj të hostimit.

Jeni gati për të ndërtuar vetë WordPress Multisite tuajin.

Ne jemi të sigurtë që ju do ta pëlqeni komoditetin dhe lehtësinë e punës me WordPress multisite-in tuaj të ri .

Natyrisht, mos harroni se zgjedhja e platformës së duhur të hostimit është ajo që do të bëjë një ndryshim e vërtetë kur bëhet fjalë për konfigurimin dhe mirëmbajtjen e website-it tuaj.

Mos pranoni asgjë tjetër përveç më të mirës.

Në vend të kësaj, kontaktoni me ne për të mësuar më shumë për opsionet e ndryshme të hostimit që ofrojmë. Ne gjithashtu mund t’ju ndihmojmë me transferim dhe regjistrim domain-i.

Jemi të gatshëm që tju ndihmojmë për website-in tuaj për të performuar në nivelin më të lartë të mundshëm.