Shitjet Primare tek Sedo: 75,000EUR për ACETECH.COM!

Shitjet Primare tek Sedo: 75,000EUR për ACETECH.COM!

Ky raport tre-javor ka për qëllim të analizoj shitjet primare të domain-ve, sipas secilës kategori. Normalisht, do të marrim parasysh vetëm transaksionet publike me vlerë mbi 2,000$.

Raporti i Shitjeve të Domain-ve

Do të trajtojmë transaksionet kyçe të Sedo-s nga data 5 deri në datën 25 të muajit Gusht.

Mesa duket si volume dhe vlerat e shitjeve, padyshim, janë tkurrur.

Na duhet t’i themi “Mirëupafshim!” transaksioneve gjigande me 6 dhe 7 shifra. Vlera maksimale në këtë raport është 75,000EUR dhe i përket shitjes së acetech.com.

Gjithsej, kemi 178 shitje të renditura.

Na ndiqni në vijim të artikullit për t’u përditësuar me të rejat e tregut të domain-ve.

Shitjet Primare të .COM-ve

Ç’po ndodh me .COM-ët?

Në total, u mbyllën 104 marrveshje për domain-e dhe vlera e përgjithshme e përftuar kap afërsisht 700,000$.

Kurorën e merr domain-i acetech.com me 75,000EUR. Shitja e rëndësishme ndodhi pikërisht më 23 Gusht.

Shitja e dytë e rëndësishme u realizua në 7 Gusht. U deshën 50,000$ për të përvetësuar domain-in premium me tri gërma, exl.com. Vendi i tretë shkon për home.com me 40,000$. Ndërkaq, në vendin e katërt dhe të pestë gjejmë domain-ët 2-fjalësh pharmeasy.com dhe digitalbrain.com, respektivisht me vlerat 30,000EUR dhe 25,500EUR.

Si vazhdon listimi?

Në tabelë janë edhe gjashtë shitje të tjera të rëndësishme 5-shifrore. Facetdata.com u vlerësua me 19,888$, jcorps.com me 15,000$ dhe jgarrison.com me 13,500$.

Ndërkohë, azurgroup.com, runsonripple.com dhe horeka.com kapën vetëm 10,000$.

Pra, të gjitha këto përbëjnë shitjet primare të këtij grupi. Sakaq, kontigjenti më i shpeshtë janë domain-ët 2-fjalësh. Kështu, disa domain të tillë, të listuar në vijim, janë: framehome.com, airfast.com, importantidea.com, winlink.com, cricketexchange.com dhe libertydigital.com.

Domain-ët Primarë ccTLD

Si duket situata në seksionin e ccTLD-ve?  

55 domain janë në listë dhe shuma e vlerave të tyre arrin afërsisht 200,000$. Jo ndonjë rënie domethënëse në krahasim me raportet e mëparshme.

Edhe këtë here në volum kryesojnë domain-ët .DE. Kështu, .DE-të paraqiten me 19 shitje. Pastaj kemi domain-ët .UK me 5 listime. Dhe listimi vazhdon me 4 domain-ët .CH. Ndërkaq, domain-ët .CO.UK, .IN, dhe .IO zënë nga 3 renditje secili. 2 listime kemi për domain-ët .FR, .SE dhe .NL.

Dhe e mbyllim me hyrjet teke. Të atilla shfaqin domain-ët: .AG, .AT, .US, .CN, .HK, .JP, .KR, .UZ, .CO, .GR, .ES dhe .MX. Siç vërehet, lista ka shumë hyrje teke.

Cilat janë transaksionet kryesore?

Në fakt, kemi dy shitje primare me vlera 5-shifrore në këtë kategori.

Si transaksioni i huisdieren.nl ashtu dhe i beauty.co u blenë për ekzaktësisht 10,000$.

Më pas, renditet makeup.ch për 7,500EUR. Ky I fundit ndiqet ngushtësisht nga një domain .DE. Pra, në vendin e tretë kemi einheitswert.de të shkëmbyer për 7,000EUR. Pikërisht këto janë dhe transaksionet më të rëndësishme të seksionit të ccTLD-ve.

seksioni “Të Tjerë”

Si duket beteja mes TLD-ve të reja dhe të vjetra?  

Seksioni mbetet i shkurtër, por jo aq sa në raportin pararendës. Plot 19 marrëveshje listohen në këtë analizë tre-javore.

Beteja mes TLD-ve të vjetra dhe të reja duket e fortë. TLD-të e vjetra dominojnë lehtësisht në volum. Megjithatë, gTLD-të e reja edhe pse me pak diferencë, fitojnë në vlerë totale. Totali i të vjetrave kap afërsisht 43,000$, ndërkohë që shuma totale është rreth 92,000$.

Kemi vetëm një transaksion 5-shifror në tabelë. I përket shitjes më të mirë të këtij seksioni, domain-it ui.dev me vlerë 25,000$. Katër shitjet e renditura në vijim janë domain të tipit .net. Kështu, topsoil.net u vlerësua me 9,880$, giftshop.net me 8,000$, relax.net me 4,488EUR dhe vipnet.net me 4,300EUR. Listimi përmbyllet me domain-ët flirting.org, available.today dhe digitex.org me nga 2,000$ secili.

Kaq për këtë hark kohorë. Për më shumë rreth shitjeve të domain-ve dhe informacione të tjera na ndiqni në blog-un tonë.

 

0/5 (0 Reviews)