Server Hosting 101: Kuptimi i Llojeve të Ndryshme të Web Hosting

Server Hosting 101: Kuptimi i Llojeve të Ndryshme të Web Hosting

Server Hosting 101: Kuptimi i Llojeve të Ndryshme të web hosting

Nga shared në dedicated server hosting, ju përballeni me larmishmëri zgjedhjesh kur ndërtoni projektin tuaj në internet. Por çfarë ofron secili? Mësoni përgjigjen në udhëzuesin tonë.

Para se të keni një faqe kryesore të përsosur (homepage) dhe të përfytyroni një dizajnin ideal, fillimisht ju duhet të nxirrni website-in tuaj online.

Për ta bërë këtë, ju duhet të blini domain-in dhe të gjeni shërbimet e duhura për hostimin e website-it.

Në këtë postim, do t’ju tregojmë gjithçka që duhet të dini për tre llojet më të zakonshme të hostimit.

Lexo më tej për të mësuar se cili opsion është hostimi më i përshtatshëm për nevojat tuaja dhe ku mund të gjeni shërbime të besueshme për të nxjerrë online website-in tuaj.

 

1. Shared Hosting

Nëse fokusi juaj kryesor është buxheti i kufizuar  – atëherë merrni në konsideratë “shared server hosting”.

Me shared hosting, ju ndani të njëjtin server me website të tjera. Kjo do të thotë që website-i juaj ndan RAM-in, CPU-në dhe bandwidth-in me këto faqe të tjera web-i.

Ngarkesa e faqeve të tjera në serverin ku hostoni website-in tuaj ndikon në kohën e ngarkimit të website-it tuaj. Për këtë arsye, kompanitë fillojnë me shared hosting dhe transferohen në një plan tjetër me rritjen e trafikut drejt website-it të tyre.

 

2. Virtual Private Server (VPS)

Një nga llojet më të zakonshme të web server njihet si virtual private server, ose shkurt VPS.

Mënyra më e mirë për të përshkruar këtë lloj serveri është si të keni apartamentin tuaj privat në një ndërtesë me banorë të tjerë. Faqja juaj e internetit do të vazhdojë të ndajë një server fizik me website e tjera.

Megjithatë, do të keni pjesën tuaj private të serverit – si dera e apartementit tuaj. Pra askush përveç jush nuk mund të ketë qasje në këtë server virtual.

Kështu që, pavarësisht se ndani të njëjtin hardware me website-e të tjera, secili merr burimet e veta të veçanta nga serveri .

Në këtë mënyrë ju do të kurseni disi, pasi ju nuk  merrni me qera të gjithë serverin për vete.

Website juaj gjithashtu do të ketë stabilitet më të madh. Një rritje e papritur e trafikut në një nga website-tet e tjera në server nuk do të lërë faqen tuaj offline.

 

3. Server i Dedikuar

Ashtu sikur website juaj  – dhe biznesi në përgjithësi – rritet, mund të dëshironi të kaloni në web server të dedikuar.

Sikurse tregon edhe emri, server i dedikuar do të thotë që serveri fizik që po merrni me qera nga kompania e hostimit është për përdorim eksluziv vetëm nga ju.

Ju nuk e ndani serverin me website e tjera, prandaj nëse website juaj merr sasi të mëdha të trafikut, një web server i dedikuar është diçka që duhet ta merrni në konsideratë.

PO, serveri i dedikuar është më i shtrenjtë. Por, bashkë me rritjen e faturës ju rriten edhe burimet në dispozicion dhe niveli i kontrollit mbi këto burime.

Megjithatë, nëse website juaj është ende në fazën e rritjes, serveri i dedikuar mund të mos jetë ende i nevojshëm.

 

Cilën nga Këto Alternative të Server Hosting do të Zgjidhni?

Shpresojmë që ky postim t’ju ketë ndihmuar për të kuptuar më mirë alternativat e server hosting.

Nëse keni nevojë për një virtual private server, dedicated web hosting, ose dëshironi të mësoni më shumë rreth shared hosting, ne jemi këtu për t’ju ofruar shërbime të besueshme hostimi.

Gjithashtu mund t’ju ndihmojmë të regjistroni ose të transferoni domain-in tuaj së bashku me website-in tuaj.

Ejani tek ne sot për të nxjerrë website tuaj online – dhe biznesin tuaj në punë.

5/5 (1 Review)
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial