Gjithçka Që Ju Duhet Të Dini Rreth Webmaster Tools

Gjithçka Që Ju Duhet Të Dini Rreth Webmaster Tools

Njohja e “webmaster tools” mund të rrisë në mënyrë të konsiderueshme performancën e website-it tuaj. Mësoni gjithçka rreth shërbimeve të dobishme web në këtë udhërrefyes.

Ju keni një faqe web, por nuk jeni ai që çdokush mund ta quajë “i gjithanshëm”.

Ishte mjaft e vështirë  të zgjidhnit nëse do të përdornit ose jo cPanel. Tani, doni të mësoni përdorimin e webmaster tools?

Të gjithë ju këshillojnë të mësoni përdorimin e webmaster tools. “Ato ju ndihmojnë të përmirësoni faqen tuaj” – thonë ata. Por ju nuk keni asnjë ide se për çfarë behët fjalë.

Webmaster tools nuk kanë si qëllim t’ju konfuzojnë ju. Megjithatë, ato ndikojnë dukshëm në performancën e faqes tuaj web. Lexoni në vazhdim për të mësuar: çfarë janë, përse janë të nevojshme, dhe disa përmirësime që ju mund të realizoni me webmaster tools.

Çfarë Janë Webmaster Tools ?

Së pari le t’i japim përgjigje pyetjes më bazike: çfarë janë webmaster tools ?

Webmaster tools janë shërbime online. Ato ju ndihmojnë të monitoroni dhe mirëmbani perfomancën e website-it tuaj në rezultatet e motorëve të kërkimit. Këto shërbime ofrohen pa pagesë motorët e kërkimit si Google, Bing, Yandex dhe Baidu.

Në parim, ato janë mjetet tuaja për t’u siguruar që njerëzit në Internet mund ta gjejnë faqen tuaj, kur është në avantazhin e tyre që ta gjejnë.

Ato ju ndihmojnë juve të kryeni një shumëllojshmëri aktivitetesh. Nëpërmjet tyre mund të verifikoni që motorët e kërkimit aksesojnë website-in tuaj. Ato ju mundësojnë të shikoni renditjen e faqjes tuaj për kërkime të ndryshme. Gjithashtu i lehtësojë punën motorëve të këkimit për ta aksesuar dhe indeksuar faqen tuaj.

Të gjitha këto, dhe mjaft aktivitete të tjera,  mund të aksesohen nga një dashboard p.sh Google Search Console.

Përse Duhet T’i Përdorni Ato ?

Këto mjete ju ofrojnë burimet për të kryer një listë të gjatë përmirësimesh në website-in tuaj. Këto përmirësime pasqyrohen direkt në performancën tuaj të SEO-s.

Avantazhi kryesor i webmaster tools është fakti që ju tregojnë se si motorët e kërkimit e shohin faqen tuaj. Kjo ju ndihmon të kryeni përditësime strategjike në website-in tuaj që nga struktura deri tek përdorimi i fjalëve kyçe.

Gjithashtu, ato ju mundësojnë të dalloni problemet që ndikojnë për keq në renditjen tuaj. P.sh. Google përdor shpejtësinë e hapjes së faqes si një nga faktorët e renditjes. Pavarësisht se ju mund të mendoni se website-i juaj është i shpejtë, nëse Google nuk e aprovon, atëherë website-i juaj nuk do të renditet aq mirë.

Disa Përmirësime Kyçe Për Webmaster

Le të themi, për shembull, se ju po merreni me pjesën më bazike të SEO-s : fjalët kyçe.

Nëse përdorni Google Index, ju do të gjeni një seksion të quajtur Content KeyWords. Kjo ju tregon se çfarë mendon  Googel për faqen tuaj në termat e fjalëve kyçe. Në këtë mënyrë ju mund të shikoni nëse website-i juaj ka nevojë për optimizim të fjalëve kyçe ose të drejtoni vëmendjen tuaj rreth fjalëve kyçe specifike.

Dhe ky është thjesht një komponent i vogël i webmaster tools.

Ato ju lejojnë ju të kryeni përmirësime në HTML, të përfshini të dhëna të strukturuara duke thjeshtëzuar indeximin e website-it nga motorët e kërkimit dhe shumë gjëra të tjera .

Perfeksionimi i Faqes Tuaj

Njohja dhe zotërimi i webmaster tools është thjesht një komponent i vogël për të ndërtuar sa më mirë faqen tuaj web.

Duhet të dini se faqja juaj web, sikurse edhe strategjia juaj e renditjes në motorët e kërkimit, duhet të ketë një qasje gjithëpërfshirëse për të qenë e suksesshme. Gjithçka që nga domain juaj deri te serveri dhe pamja e website-it tuaj ndikojnë në performancën e faqjes juaj web.

Ne jemi këtu t’ju ndihmojmë për të gjetur zgjidhje. Kontrolloni blogun tonë për këshilla të dobishme për të ndërtuar një website sa më të mirë dhe të suksesshëm, duke filluar me mënyrën si të zgjidhni regjistrarin e duhur për domain-in tuaj.

5/5 (1 Review)
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial