Web Dizajn vs Zhvillim Web: Cila ju duhet për ndërtimin e website?

Web Dizajn vs Zhvillim Web: Cila ju duhet për ndërtimin e website?

Dallimi midis web dizajn dhe programimit të web: Cila nga këto ju duhet për të ndërtuar një website?

Në rast se po ndërtoni një faqe web nga fillimi, padyshim që keni nevojë për ndihmë. Më poshtë gjeni një përmbledhje të dallimeve midis web dizajn dhe programimit (zhvillimit) web. Mësoni se cila prej këtyre mund t’ju ndihmojë më mirë në ndërtimin e faqes tuaj.

Fillmisht, ju keni përfunduar me sukses rregjistrin e domain-it. Pastaj, keni gjetur paketën e duhur për hostimin e website-tit tuaj.

Edhe pse mund të planifikoni të mos ndryshoni asgjë vetë në website-in tuaj, përsëri është një numër i madh termash që duhen mësuar,.

Për shembull, duhet të kuptoni diferencën midis dizenjimit të web-it dhe zhvillimit të web-it. Kjo është ajo që po kërkoni në afatgjatë?

Nëse jeni përpjekur të diferencat atëherë duhet të lexoni më poshtë. Ne do t’ju tregojmë se çfarë ju duhet të dini për të marrë zgjedhjen e duhur për projektin tuaj.

Përcaktimi i Web Dizajn

Në thelb, dizenjimi i web-it ka të bëjë me pjesën vizuale (front-end) të website. Një dizajner i mirë është pjesërisht programues dhe pjesërisht dizajner. Përgjithësisht, dizajnerat njohin mirë software që përdoren për të krijuar grafika moderne.

Fokusi i dizajnerave është tek eksperienca e përdoruesit dhe pamja e faqes web. Nëse qëllimi kryesor është një website me pamje tërheqëse, atëherë duhet të kërkoni për web dizajner, sidomos nëse po ndërtoni një faqe të re.

Aftësitë e web dizanjerave janë kryesisht  në teknologjitë e front-end p.sh. JavaScript dhe CSS. Ata nuk angazhohen në pjesën administrimit (backend) të faqes. Kjo kërkon aftësi krejt të tjera.

Përcaktimi i Programimit Web

Zhvillimi i web-it, nga ana tjetër, është i fokusuar në kodimin dhe pjesën e administrimit (backend) të faqes. Së pari ata janë kodues, por shpeshherë janë edhe web dizajner.

Web dizajneri do të krijojë një pamje tërheqës dhe një faqe web relativisht statike. Zhvilluesit, duke përdorur gjuhët e programimit do të ndërtojnë një faqe dinamike.

Fokusi i zhvilluesve, në shumicën e rasteve, është programimi i backend. Kjo përfshin databazat, serverat, dhe pjesë të tjera, të cilat janë të thelbësore për funksionimin e website.

Web Dizajn vs. Zhvillimit Web

Në momentin kur duhet punësuar dikush për ndërtimin e website-it, shumë njerëz janë konfuz. Ka shumë paqartësi kur vjen puna te dallimi midis këtyre 2 termave dhe sigurisht që ka njerëz të cilët janë të aftë për të dyja profesionet.

Njerëzit që mund t’i bëjnë të dyja zakonisht referohen si “zhvillues web-i full-stack“. Pavarësisht se ka njerëz mjaft të aftë që i realizojnë të dyja punët, e vërteta është se më e mira është të punësohet një specialist.

Në një botë ideale, shumë nga ne do të punësonin si dizenjues ashtu edhe zhvillues për të ndërtuar një faqe web-i tërësisht funksionale. Megjithatë, rrallëherë gjërat funksionojnë në këtë mënyrë. Ajo që ndodh zakonisht është që pjesa e dizenjimit bëhet nga vetë klienti dhe rallë ndodh që të kontraktojnë kompani.

Si web dizajn ashtu edhe zhvillimi web janë esenciale për çdo projekt të bazuar në web. Dizenjuesi krijon një pamje tërheqëse dhe modelon ndërfaqen e përdoruesit, ndërsa zhvilluesi programon funksionim e website dhe “pastron” kodin në mënyrë që të mos ketë probleme.

Kjo nuk është një situatë “kundër njëri-tjetrit” pasi secila është punë më vehte dhe të dyja ndërveprojnë për të krijuar një të tërë.

Gjetja e një Profesionisti

Cili ju duhet: Web dizajner apo zhvilluesi web? E vërteta është: ju duhen të dy.
Shpeshherë është dëshira për ta ndërtuar vetë website-in tuaj është një veprim jo i menduar mirë. E vërteta është se eksperienca dhe aftësitë e profesionistëve i tejkalojnë përpjekjet  amatore.
Kur kërkoni të punësoni një profesionist, pasi zhvillimi dhe dizenjimi i website janë pjesë të rëndësishme në afatgjatë, shpeshhërë është më mirë të kontraktoni një kompani sesa të punësoni disa profesionitë duke shpresuar që ata të punojnë dhe ndërveprojnë mirë me njëri-tjetrin.

Nëse jeni duke kërkuar për shërbime profesionale, të kombinuara me rregjistrim domain-i dhe hostim web, na kontaktoni sot për të mësuar më shumë!

5/5 (1 Review)
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial