Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 1 – 14 Prill 2019

Tregu i Domain – Shitjet në Sedo për periudhën 1 – 14 Prill 2019

Në raport janë vetëm shitjet me vlerë mbi 2,000$. Ju kujtojmë se transaksionet kategorizohen si .COM-e, ccTLD ose domain “Të Tjerë”.

Doni të dini ç’ka ndodhur në tregun e domain-ve Sedo në dy javët e para të Prillit? Na ndiqni në vazhim për të mësuar më shumë rreth transaksioneve më të rëndësishme të domain-ve nga data 1 deri në 14 Prill të 2019-ës.

Të listuara janë 154 shitje (përkatësisht 69 dhe 85 për secilën javë). Kryeson domain-i premium dy-fjalësh, fusionbank.com, me çmim 65,265$. Vlera e dytë më e rëndësishme i përket shitjes së një tjetër domain-i premium, ia.de për 62,056$.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM

Në grupin e .COM-ve kemi pjesën më të madhe të shitjeve, me 103 domain të renditur. Në krye pozicionohet domain-i i tipit brand, fusionbank.com. Renditen pas tij comscope.com me vlerë 42,500EUR; peche.com i shitur për 30,000EUR dhe kpo.com që kap 33,000$. Në vendin e pestë gjejmë domain-in 4-gërmësh, hlio.com për 21,850$.

Përveç kpo.com, të gjitha shitjet e tjera kryesuese janë kryer në javën e parë të muajit Prill. Transaksione të tjera 5-shifrore, nga data 1 deri në 7 të këtij muaji, janë shitjet e domain-ve exup.com, jiker.com, gojoy.com, lotterybank.com dhe skribe.com. Vlerat e tyre variojnë nga 17,000$ për exup në 10,000$ për scribe. Kjo periudhë rendit 49 shitje, 6 nga të cilat janë domain-e me katër gërma

Në javën e dytë të Prillit numri i shitjeve të domain-ve arrin në 54. Ndërkaq, bie cilësia e shitjeve të realizuara. Disa nga shitjet e tjera të domain-ve, në këtë periudhë, janë: capiche.com për 12,000$, bwco.com për 11,000$ dhe gruporg.com me vlerë 10,000GBP.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD

Janë 37 shitje të realizuara në grupin e ccTLD-ve gjatë dy-javëve të para. Në javën e dytë të Prillit volumi i shitjeve rritet në 22 domain-e të listuar. Njëherazi, rritet edhe vlera e transaksioneve.

Domain-et .DE mbajnë vendin e parë, të renditur 8 herë gjithsej. Me 5 listime në javën e parë dhe 3 në të dytën. Të dytët vijnë domain-et .CH të renditur 4 herë. Tre nga këto shitje kanë ndodhur në periudhën 7-14 të muajit Prill. Më pas, gjejmë domain-et .CO.UK, .ES, NL, .TV, .IO, .BE dhe .US me nga 2 listime secili. Ndërsa domain-et .COM.MX, .KR .AT, .EU, .CC, .CO, .FR, .ID, .IT, .RO, dhe .ST shfaqen me nga një shitje të vetme.

Transaksioni masiv i domain-it 2-gërmësh, ia.de, ndiqet nga domain-i lootjes.nl. Edhe ky domain u shit gjatë javës së dytë të Prillit, për 29,500EUR. Më poshtë, ndodhet hampton.co.uk. Transaksioni i tij prej 25,000GBP, u realizua në javën e parë të muajit. Në kategorinë e domain-ve ccTLD nuk ka shitje të tjera 5-shifrore.

Një tjetër fakt interesant, gjatë javës së dytë, është këmbëngulja për transaksione të domain-it të modes lyst. Versionet lyst.at dhe lyst.ch u blenë secili me nga 5,500EUR. Gjithashu, kjo javë shfaq trend të dukshëm të shitjeve të domain-ve 3-gërmësh, si: kik.ro, who.st, qad.nl , wer.io, etj..

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”

Në këto dy javë të Prillit u regjistruan 14 shitje me prapashtesa domain-esh “Të Tjerë”. Vazhdon situata e vakët në këtë grupim, por tendenca është pozitive. Në javën e dytë kemi të renditura 9 shitje domain-ësh. Është volumi më i madh i arritur në një javë, prej të paktën një muaji.

Renditja fillon me domain-in t.win. Kap shumën 22,500$, më e larta e arritur nga një .win deri më tani. Menjëherë pas tij vjen office.orshg për 22,000$. Të dyja këto shitje u realizuan gjatë periudhës 1-7 Prill. Në vazhdim, pozicionohen dy shitje të ndodhura gjatë javës së dytë.  Historica.org dhe dubai.app u blenë për 14,875EUR dhe 10,000$, respektivisht.

 

Gjatë të dyja javëve, gTLD-të e reja kryesojnë në numër shitjesh. Me 3 nga 5 shitje domain-ësh në javën e parë dhe 6 nga 9 shitje totale të javës së dytë.  Ndërsa në vlerë, edhe pse me diferencë fare të vogël, domain-ët .ORG arrijnë të kryesojnë javën e parë të shitjeve të Prillit. Sakaq, java e dytë edhe në vlerë dominohet nga gTLD-të e reja (me avantazh rreth 4,000$).

0/5 (0 Reviews)