Dëshira për performancë: Udhërrëfyesi jonë i thjeshtë dhe i lehtë për migrimin e WordPress-it

Dëshira për performancë: Udhërrëfyesi jonë i thjeshtë dhe i lehtë për migrimin e WordPress-it

Migrimi i WordPress: Një Udhëzues me Hapat që Duhet të Ndiqni për të Transferuar një Website në WordPress

Dëshironi të lëvizni website-in tuaj të krijuar me WordPress nga hosti i ngadaltë ku ndodhet? Përdorni guidën tonë të migrimit të WordPress-it dhe kalojeni në një server që ofron shpejtësinë që ju dëshironi!

Ju jeni i acaruar me shërbimin jo të duhur nga kompania ku keni host-in e faqes tuaj web?.

Koha e ngadaltë e ngarkimit, kërcënimet potenciale të sigurisë  dhe mungesa e plotë e suportit janë disa nga arsyet përse ju keni vendosur të kaloni në një platform hostimi website më të besueshme dhe me më shumë eksperiencë.

Megjithatë, duhet të siguroheni që të mos humbisni asgjë nga të dhënat dhe materialet për të cilat ju keni punuar fort për t’i realizuar.

Ky udhërrëfyes për migrimin e WordPress-it është këtu për t’ju thjeshtësuar procesin sa më shumë që të jetë e mundur. Vazhdoni leximin për të mësuar rreth lëvizjes së website-it të krijuar me WordPress pa u sikletosur apo pa humbur vizitorët e faqes tuaj.

Hapi i Parë: Realizoni një Back-up të Faqes Web

Në momentin që ju keni gjetur një platformë hostimi më të mirë, fillimisht sigurohuni të krijoni një back-up të të dhënave të website-it aktual. Për këtë mund të përdorni programe si Duplicator apo cPanel.

Shumë platforma hostimi, ashtu si edhe iRegister.al, ofrojnë transferimin e  të dhënave për ju. Në këtë rast, më e mira është që back-up i të dhënave dhe migrimi të lihet në duart e profesionistëve.

Hapi i Dytë: Transferoni Wesite-in Tuaj në një Webhost të Ri

Hapi tjetër i migrimit të suksesshëm të WordPress-it?

Pasi ju keni bërë back-up të file-ve tuaja, jeni gati të transferoni faqen tuaj web tek platforma e re e webhost-it.

Mënyra më e thjeshtë për realizimin e kësaj është nëpërmjet FTP-së (File Transfer Protocol). FTP, në thelb është një mjet që ju mundëson transferimin e file-ve që keni të ruajtura në kompjuterin tuaj drejt hostit të ri të website.

Për të gjetur informacionet që do t’ju duhen për llogarinë e FTP, kontrolloni në dashboard-in e cPanel, atje ku kredencialet e logimit janë të ruajtura.

Ky udhërrëfyes praktik ju ofron instruksione hap pas hapi se si ju të transferoni file-t tuaja duke përdorur FTP.

Diçka e rëndësishme për t’u mbajtur mend?

Në vend që të vendosni emrin e domain-it tuaj si host, ju do të duhet ta vendosni emrin e serverit apo adresën IP të serverit. Veprohet kështu pasi transferimi juaja nuk është akoma i kompletuar, emri i domain-it tuaj është akoma i lidhur me web host-in e vjetër.

Më pas, ngarkoni file-in installer.php dhe file-in archive.zip. Ju duhet të siguroheni që WordPress-i është instaluar në direktorinë qëndrore ose ndryshe root. Sigurohuni që ju keni një databazë MySQL tek hosti juaj i ri.

Hapi i Tretë: Përfundimi

Tani, ju jeni gati të filloni me procesin e migrimit të WordPress-it. E gjitha çfarë duhet të bëni, është ngarkimi i file-ve të WordPress-it tek platforma e re e webhost-it. Përsëri, kompania juaj e re e hostimit do t’ju ndihmojë me këtë.

Në momentin që kjo kryhet, ju mund të update-oni rekordin e DNS i cili reflekton web hosti-in e ri.

Gjithçka që duhet të bëni është thjesht të klikoni te seksioni i DNS. Dhe të ndryshoni emrat e serverit dhe të vendosni ato të hostit të ri.

Migrimi i WordPress-it nuk është aq i vështirë sa ju mendoni

Në përfundim, e vërteta është është që migrimi i WordPress-it nuk është aq i komplikuar sa shumë njerëz kanë frikë.

Sidoqoftë, kur ju po kaloni në një host të ri, ju duhet ta diskutoni procesin me ta. Dhe të kuptoni sesi ata t’ju ndihmojnë për ta bërë proçesin më të thjeshtë.

Jeni të interesuar rreth kalimit drejt një platforme hostimi më të mirë apo transferimit të emrit të domain-it ?

Na kontaktoni për të filluar me procesin.

0/5 (0 Reviews)
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial