Adresë Email-i e Personalizuar: Si Ju Ndihmon Të Rrisni Imazhin e Markës Tuaj

Adresë Email-i e Personalizuar: Si Ju Ndihmon Të Rrisni Imazhin e Markës Tuaj

Është imazhi i markës tuaj i kuruar me kujdes? Patjetër, por një adresë email jo e personalizuar mund ta zbehë pamjen profesionale. Ju tregojmë si mund t’ju ndihmojë personalizimi i adresës së email.

Aktualisht, në botë janë 5,594 million adresa emaili të personalizuara .Email-i i markës tuaj është midis tyre gjithashtu.

Por, a keni në përdorim adresë email-i të personalizuar? Nqs përgjigja është jo, atëherë ju ftojmë të vazhdoni leximin.

Pse një adresë e personalizuar email-i mund të rrisë imazhin e markës tuaj dhe t’ju tregojë profesionialë?

Tregon Profesionalizëm

Adresat e hapura në Google dhe Yahoo funksionojnë mirë. Për më tepër ju mbarojnë punë. Por, ato nuk krijojnë ndjesi profesionalizmi për kompaninë tuaj.

Përdorimi i email-ve nga Google dhe Yahoo nxit dyshime tek klientët tuaj. Ata mund të mendohen dy herë nëse duan të bëjnë biznes me ju. Mund t’ju bëjnë të dukeni si mashtrues. Madje, mund t’ju klasifikojnë si të tillë. Adresa e personalizuar e email-it, e cila përputhet me faqen tuaj të web-it, nxit besueshmëri.

Nqs krahasoheni me konkurentët tuaj, mungesa e adresës së personalizuar ju tregon vërtet keq. Ju tregon jo profesional. Klientët ose partnerët potencialë mund të mendojnë që jeni pa vlerë. Adresa e personalizuar e email-it ju jep klientëve/partnerëve siguri dhe besim. Tregon që jeni kompani serioze, e cila di si bëhet biznes.

Reklamon Markën Tuaj

Kur filloni biznesin, ju tregoni email-in e kompanisë ku të mundeni. Që nga faqja e kontakteve në website-in tuaj, tek kartëvizita, etj. Përdorimi adresës email të personalizuar, ndërsa shpërndani kontaktet, reklamon markën tuaj dhe jo markë tjetër.

Shmang  Konfuzionin

Nqs reklamoni kompaninë tuaj me profesionalizëm, për të arritur tek klientët aktualë apo potencialë, patjetër do dërgoni email-e. Dërgimi i mesazheve nga një adresë jo e personalizuar mund të sjellë konfuzion. Klientët mund të mendojnë se mesazhi i marrë është spam, ose ju është dërguar gabimisht.

Shmangni konfuzionin tek klientët. Sigurohuni të përdorni vetëm adresë email-i të personalizuar. Kështu, ata do të dinë kush është dërguesi, madje pa e lexuar përmbajtjen.

Kjo është e rëndësishme, veçanërisht nëse planifikoni të transferoni domain-in. Gjatë periudhës tranzitore, ju kërkoni sigurinë që klientët të mund t’ju kontaktojnë. Shmangni kalimin nga adresa email-i të hapura në Google, Yahoo etj. Hapni që në fillim adresa email-i me emrin e domain-it tuaj.

Reklamon Kompaninë Tuaj

Më lart prekëm pak si adresa e personalizuar e email-it ju ndihmon të reklamoni markën tuaj. Por, a e dini se ajo mund t’ju ndihmojë të reklamoni kompaninë tuaj gjithashtu?

Ju do të shpërndani kudo që keni mundësi emrin e kompanisë tuaj. Bashkë me emrin, ju do të jepni edhe të dhënat e kontaktit. Kur bëni këtë, njerëzit mund të bëhen kuriozë rreth jush, aktivitetve dhe shërbimeve që ofroni.

Të gjithë i njohin Google dhe Yahoo.Përdorimi i email-ve të rregjistruara me këto emra heq kuriozitetin për kompaninë tuaj .

Për të reklamuar më tej kompaninë, sigurohuni që çdo punonjë të ketë adresë të personalizuar me emrin e domain-it tuaj. Sigurohuni që çdo mesazhi i dërguar me email të jetë me “firmë”. Sa më shumë njerëz ta shikojnë emrin e kompanisë tuaj, aq më shumë biznes mund të tërhiqni.

Pse Markës Tuaj i Duhet Adresë Emali e Personalizuar

Përdorimi i adresës së personalizuar të email-it sjell shumë përfitime për kompaninë tuaj. Që nga shmangia e konfuzionit të klientëve deri tek reklamimi i kompanisë tuaj. Përdorimi i adresës së personalinzuar mund të bëjë çudira për biznesin tuaj.

Nqs sapo jeni futur në botën e biznesit dhe doni faqen tuaj web, sigurohuni të vizitoni faqjen tonë të web-it. iRegister, pjesë e kompanisë Keminet, mund t’ju ndihmojnë të përmbyllni komplet proçesin. Ne ju asistojmë si në rregjistrimin e domainit të duhur, ashtu edhe hostimin dhe ndërtimin e faqjes web.

4.5/5 (4 Reviews)