Raporti i Shitjeve të Domain-ve Sedo nga 4 Shkurti në 10 Shkurt, 2019

Raporti i Shitjeve të Domain-ve Sedo nga 4 Shkurti në 10 Shkurt, 2019

Ju prezantojmë shitjet e në tregun e domain-ve të Sedo-s, nga data 4 deri në 10 Shkurt të 2019-ës.

Në raportin e kësaj jave, numri total i transaksioneve me vlerë mbi 2,000$, është 62. Në tabelë dallojnë 6 domain me vlerë 5-shifrore, në monedhën Dollar Amerikan. Kryeson domain-i premium, me tri gërma, PWA.com që kap vlerën 88,200$.

 

Seksioni .COM i Shitjeve të Domain-ve

Seksioni .COM përmban 34 transaksione të domain-eve me vlerë mbi 2,000$, pesë ndër të cilët arrijnë vlera 5-shifrore. Kryeson renditjen domain-i pwa.com, pasuar nga wealthcare.com, tablelights.com, whater.com dhe naturalhemp.com. Vlera e secilit, respektivisht, është: 88,200$, 30,000$, 12,000$, 10,369$ dhe 10,000$. Lista e .COM-ve ka përzierje të llojeve të ndryshme të domain-ve. Gjejmë domain-e të shqiptueshëm, si: viewi.com për 5,000$ dhe courio.com për 2,999$; por edhe domain-e një ose shumë fjalësh, si: functionally.com me vlerë 7,000 EUR, makeorbreak.com me vlerë 7,000$, dhe findright.com i shitur për 3,000$. Krahasuar me tre raportet pararendëse të Sedo-s, me shitje të domain-ve të së njejtës kategori, 46- 45- 42 shitje respektivisht, volumi i shitjeve të domain-ve ka pësuar rënie.

 

Seksioni ccTLD i Shitjeve të Domain-ve

Për ccTLD-të, transaksionet e domain-ve fillojnë lofis.de, një nga 6 domain-et e raportit javor që kapin vlerë 5-shifrore, i shitur për 13,000$. Të tjera transaksione bindëse vijojnë me: d1k.de me 6,499 EUR, incubator.co me 5,950 EUR, ferienimmobilie.de me 5,500 EUR, forward.eu me 5,500 EUR dhe red.cl me vlerë 5,000 EUR. Vërejmë se .DE-të vazhdojnë të ruajnë pozicionin e tyre dominues edhe pse shfaqen dhe disa domain interesantë, si: tri-gërmëshi ith.eu i shitur për 2,450 EUR, por edhe domain-et një-fjalësh  swift.tv për 4,250$, dune.co për 2,500$ dhe ride.nl për 2,000 EUR. Kjo javë paraqet volum masiv të shitjeve për domain-et ccTLD. Gjithsej janë 24 transaksione me vlerë mbi 2,000$. Në krahasim me shitjet e domain-ve të së njejtës kategori në 3 javët e mëparshme (përkatësisht 13- 13- 12 shitje domain-esh), situata duket shumë e kënaqshme. Transaksionet kryesohen nga: .DE- 9 listime, .EU- 3 listime, .CO, .CO.UK dhe .NL- 2 listime, si dhe hyrje tek për .AM, .CL, .CN, .IT, .TV dhe .US.

 

Seksioni TLD Të Tjerë i Shitjeve të Domain-ve

Kjo pjesë e tabelës përmbledhëse, përmban vetëm 4 listime. Pra, nuk kemi ndryshim të dukshëm të volumit të shitjeve krahasuar me raportimet pararendëse të së njejtës kategori të domain-ve. Dy transaksionet më të rendësishme janë të llojit gTLD të reja, rex.one me vlerë 5,000$ dhe odyssey.art për 4,100$. Sakaq, kemi dhe dy transaksione të domain-ve .NET dhe .ORG. Tractor.org u shit për 3,250$ dhe accesshealth.net për 2,788$. Bazuar në shumën e përgjithshme, në këtë raport, kontigjenti i gTLD-ve të reja shfaq prioritet.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial