Raporti i Shitjeve të Domain-eve Sedo nga 14 Janari në 3 Shkurt, 2019

Raporti i Shitjeve të Domain-eve Sedo nga 14 Janari në 3 Shkurt, 2019

Ky artikull detajon raportin e shitjeve të domain-eve të Sedo-s nga data 14 Janar deri në 3 Shkurt të 2019-ës.

Transaksionet më të rëndësishme të listës së përbashkët të këtyre tre javëve janë shitjet e domain-ve adika.com, play.de dhe pay21.com. Vlera më e lartë u arrit për transaksionin e adika.com, për 59,999$.

 

Shitjet e detajuara nga 14 në 21 Janar 2019

Në tërësi, numërohen 42 shitje të domain-ve .com, 12 transaksione të domain-ve ccTLD dhe 4 shitje të domain-ve të kategorisë “Të Tjerë”, me vlerë mbi 2,000$.

Seksioni i .Com-ve kryesohet nga domain-i adika.com, për 59,999$. Ky është dhe transaksioni me vlerën më të lartë në raport. I dyti në radhë vjen dossier.com që kap 27,000$. Më pas renditet gogocasino.com me 15,000GDP. Gjithashtu, ka disa shitje interesante domain-esh bazuar në fjalë, si: casinojackpot.com për 9,998$, upsidedown.com për 6,500$ dhe smudge.com për 4,140GDP.

Për këtë javë, transaksionet më të rëndësishme të domain-ve ccTLD janë: luminaires.fr në vlerën e 10,000 EUR-ve, tri-gërmëshi nxo.eu për 9,750$ dhe javahouse.de i shitur për 6,000 EUR. Renditja udhëhiqet nga .de me 3 listime dhe .fr me 2 listime.

Në seksionin “Të Tjerë”, nuk ka asnjë gTLD të re. Shitjet e domain-ve shpërndahen vetëm mes .net dhe .org, me nga 2 transaksione për secilin. Ky seksion i tabelës kryesohet nga jewel.net (3,880 EUR), pasuar nga oyster.org (3,388 EUR), arcytech.org (3,101$), dhe hostcoin.net (3,000$).

 

Gjendja e shitjeve të domain-ve për javën e 21-28 Janarit, 2019

Listimet .Com fillojnë me paulvalentine.com për 24,000 EUR. I dyti renditet viacash.com për 15,000$, pasuar nga 3dprints.com i shitur për 11,500 EUR. Nuk ka asnjë domain të llojit LLL.com në tërësinë e transaksioneve .com dhe vetëm pak shitje të domain-ve një-fjalësh. Numri i shitjeve të domain-ve .com , me vlerë mbi 2,000$, është 45.

Lidhur me ccTLD-të, transaksioni më i rëndësishëm i javës ndodhet pikërisht në këtë seksion. Domain-i play.de kapi vlerën e 30,000 EUR. Transaksione të rëndësishme janë, gjithashtu, shitjet e domain-ve tri-gërmësh: luz.es për 19,000 EUR dhe doc.ae për 10,000$. Në tërësi, figurojnë 13 shitje të domain-ve ccTLD, me vlerë mbi 2,000$.  Lista kryesohet nga .de me 4 listime dhe 9 hyrje të tjera teke.

Seksioni “Të Tjerë” përmban vetëm 5 shitje të domain-ve, nga të cilat 3 janë gTLD-ë të reja. Transaksionet kryesore janë shitjet e domain-ve bewerbung.info (4,201 EUR), pasuar nga mojohosting.net (4,500$) dhe pro.group (3,000 EUR).

 

Ç’ndodh me shitjet e domain-ve nga 28 Janari në 3 Shkurt, 2019?

Gjithsej .Com-et numërojnë 46 shitje domain-esh. Pay21.com është më mirë i pozicionuari, i shitur për 25,000$. Më pas, vijnë upholdings.com për 15,000$, ndjekur nga amercia.com i blerë për 14,000$.

Seksioni i ccTLD-ve ka 13 shitje domain-esh me vlerë mbi 2,000$. Lista kryesohet nga .de me 6 listime dhe 7 hyrje teke. Transaksionet më domethënëse ccTLD janë fullservice.de në vlerën 12,500 EUR, haltungskompass.de për 10,000 EUR dhe piggy.eu për 8,500 EUR.

Pjesa “Të Tjerë” e tabelës së kësaj jave ka 6 shitje domain-esh, nga të cilat 5 i përkasin .org-ve dhe .net-ve. Lista e shitjeve të seksionit fillon me might.org me çmim 5,800$, duke vazhduar me adcube.net për 4,888$ dhe charityauction.org për 2,950$.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial