Subdomain vs Subdirectories: Cila do të Rrisë SEO-n e Faqes Tuaj?
Subdomain krahasuar me Subdirectories: Cila do të rrisë SEO-n e faqes tuaj ?
E dini sesi subdomains dhe subdirectories mund të ndikojnë në rankimin në Google? Lexoni rreth diferencës midis subdomain-eve dhe subdirectory-ve dhe se cila e përmirëson më tepër SEO-n.
Kur është fjala për krijimin e markës tuaj, zgjedhja e domain perfekt është thelbësore.
Në ndërtimin e një blogu ose faqe web, juve ju duhet të gruponi në mënyrë të përshtashme të gjtha faqet duke i ndarë nëpër kategori. Gjatë krijimit të këtyre faqeve, me shumë gjasë, do t’ju duhet të zgjidhni midis subdomain-it dhe subdirectory-ve.
Bazuar tek ky kontekst, do t’ju duhet të mësoni dallimin midis subdomain dhe subdirectory. Kështu do të merrni vendimin më të mirë. Ndiqni pikat e mëposhtme për të mësuar ndryshimin dhe për të zgjedhur siç duhet.
Subdomain-et VS. Subdirectory-ve
Kur filloni të mësoni më shumë rreth regjistrimit të domain-eve, është gjithashtu e rëndësishme që të mësoni dallimin midis subdomain-ve dhe subdirectory-ve.
Në nivel bazë, duhet të dini se subdomain-et janë URL të ngjashme, por përsëri të ndryshme, që shfaqin përmbajtje të lidhur me emrin e subdomain.Subdirectory-të janë formë organizimi për fletët brenda website.
Është e rëndësishme që të kuptohen dallimet midis këtyre koncepteve, në mënyrë që të kuptoni se cila do të funksionojë më mirë për ju. Konsideroni këto rregulla bazike si më poshtë vijon:
1. Subdomains KËRKOJNË më shumë PUNË për t’u rankuar
Nëse jeni duke u përpjekur për t’u rankuar shpejt, subdomains do të kërkojnë shumë punë.
Një subdirectory është pjesë e URL-së tuaj ekzistuese, ndërsa një subdomain është URL tërësisht e re. Si e tillë, subdomain nuk indeksohet në të njëjtën kohë me website-in tuaj.
Padyshim që edhe subdomain-i do të indeksohet, por do të duhet kohë që një sasi e konsiderueshme përdoruesish të hyjnë në website-in tuaj, përpara se Google ta indeksojë dhe rankojë si duhet.
2. Një subdomain mund të jetë më i mirë për marketingun tuaj
Çfarë përfaqëson një emër?
Kur vjen puna tek marketingu dhe brandimi, emri që zgjidhni është gjithçka. Krijimi i një subdomain për një produkt ose promovim specifik është një ide e mrekullueshme. Njerëzit do ta njohin menjëherë atë në bazë të emrit.
Kjo ju jep rezultate më të mira, sesa te vendosni nje folder jopërshkrues brenda kategorive të domain-it.
3.Subdomain-et janë të mira për përdorimin e fjalëve kyç
Duke krijuar një subdomain krejtësisht të ndryshëm, ju lehtësohet përdorimi i fjalëve kyçe në avantazhin tuaj.
Ju mund të merrni kohë për të hulumtuar fjalët kyçe më të përdorura të momentit, dhe kjo do t’ju lejojë të merrni rezultate më të mira në SEO (Search Engine Optimization). Nuk jeni të kufizuar tek një ose disa emra të caktuar. Keni mundësinë ti ndryshoni ose përditësoni si e shikoni të arsyeshme.
4. Google thotë se i trajton subdomains dhe subdirectories në mënyrë të barabartë
Pavarësisht avantazheve dhe disavantazheve të subdomains përkundrejt subdirectories, Google pretendon se i trajton ato njësoj.
Koha do të tregojë në vazhdimësi se cila është më e mirë, por është e drejtë që të ndiqni perspektivën e Google pasi ai luan një rol të madh në rankim. Është e rëndësishme të qëndroni të përditësuar me algoritmet e Google, në mënyrë që të hidhni hapat e duhur për të marrë rezultatet që kërkoni.
Përdorni subdomains dhe subdirectories me mençuri
Nuk ka rëndësi si e ndani, kuptimi i subdomains përkundrejt subdirectories është një çështje e rëndësishme që duhet ta hulumtoni. Kur krijoni markën tuaj, informacioni i mësipërm do të jetë i dobishëm për ju dhe do t’ju lejojë të merrni vendimet e duhura .
Për të gjetur domainin e duhur për biznesin ose markës tuaj, lidhuni me ne sot.