Si të regjistrosh emrin e domain-it brenda një dite

Si të regjistrosh emrin e domain-it brenda një dite

Udhërrëfyes i shkurtër mbi regjistrimin e shpejtë të një domain-i

Jeni gati të hapni biznesin tuaj dhe të filloni menjëherë? Ky artikull ju ndihmon si të regjistroni emrin e domain-it dhe hapjen e faqes web brenda ditës.

Mezi po prisni të nisni punën me biznesin tuaj?

Mos u nxitoni! Është e rëndësishme që të keni një një faqe web. Ndërtimi i faqes nuk është një ndërmarrje e lehtë dhe mund të kërkojë javë. Fatmirësisht, ekzistojnë mënyra për ta realizuar këtë proçes në vetëm 1 (një) ditë.

Në fillim do t’ju duhet të regjistroni emrin e domain-it dhe për ta realizuar këtë keni dy mundësi. Të përdorni shërbim hostimi, ose të regjistroni domain-in pa një të tillë. Secila metodë ka të mirat dhe të këqijat e veta, por mënyra më e shpejtë është duke zgjedhur shërbimin e hostimit.

Në këtë artikull do të shpjegojmë, si të regjistroni emrin e domain-it duke përdorur shërbimin e hostimit me qëllimin vendosjen online të faqen tuaj brenda fundit të ditës.

 

  1. Zgjedhja e paketës së hostimit

Hapi i parë për regjistrimin e emrit të domain-it është zgjedhja e paketës së përshtatshme të hostimit. Tregu ofron shumë paketa të tilla dhe secila ka specifikat e saj.

Duhet të krijoni një ide të qartë. Kërkoni cila është paketa që njëherazi ka marrë vlerësimet më të mira dhe realizon pritshmëritë dhe domosdoshmëritë tuaja.

 

  1. Verifikimi i emrit të domain-ti nëse është i lirë për rregjistrim

Përgjithësisht kompanitë e hostimit në faqen e tyre web ofrojnë mundësinë për të verifikuar disponueshmërinë e domainit. Kjo do të thotë se ju mund të shkruani emrin e domain-it në të dhe të kontrolloni nëse është ende i lirë. Nëse është, mund të vazhdoni. Në të kundërt, do t’ju duhet ta ndryshoni zgjedhjen tuaj për emrin e domain-it.

Lajmi i mirë është se këto faqe ju ofrojnë alternativa të përafërta. Nëse një ndër sugjerimet ju pëlqen, nuk ka pse të harxhoni kohë për të gjetur një emër të ri.

 

  1. Plotësimi formularëve të kërkuar

Pasi keni zgjedhur emrin e domain-it, do t’ju duhet të plotësoni disa formularë. Informacioni i kërkuar ka rëndësi për ju që të regjistroheni në WHOIS. Kjo e fundit, është një bazë të dhënash në internet ku pronarëve të faqeve web ju kërkohet të japin informacion mbi veten.

Ju mund të zgjidhni ta lini të hapur për publikun këtë informacion, ose të ruani privatësinë e të dhënave tuaja kundrejt një tarife.

 

  1. Kryerja e pagesës

Gjithçka e ka një kosto. Prandaj, pasi të keni plotësuar formularët, duhet të paguani shërbimin që faqja juaj të jetë funksionale. Plotësoni saktë informacionin për pagesën.

Me siguri, tashmë e keni edhe më të qartë përse është e rëndësishme të zgjidhni një kompani hostimi të mirë-vlerësuar. Nuk do të donit që ky informacion të ishte në përdorim të kujtdo.

 

  1. Fillimi i ngarkimit të faqes

Pasi të keni përfunduar të gjithë procedurën, mund të përdorni mundësitë e ofruara në serverin ku hostohet faqja juaj për të shtuar të dhëna në të. Nëse opsionet e ofruara në server nuk ju përshtaten, nuk jeni të detyruar t’i përdorni.

Një ndër alternativat e tjera mund të jetë përdorimi i software si Dreamweaver për të ngarkuar përmbajtjen e faqes web.

 

Si të regjistrosh domain-in brenda një dite

Nëse doni të filloni menjëherë me biznesin tuaj, ju duhet të mësoni si të regjistroni emrin e domain-it. Përgjithësisht, proçesi është më i shpejtë dhe më i thjeshtë nëse zgjidhni ta bëni këtë nëpërmjet shërbimit të hostimi.

Je gati? Zgjidh paketën tënde dhe nxirrni online biznesin tuaj sot. Na kontaktoni! Jemi në dispozicionin tuaj për informacion të mëtejshëm.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial