Si të Optimizoni Emrin e Domain-it: Praktikat më të Mira SEO të 2018-ës

Si të Optimizoni Emrin e Domain-it: Praktikat më të Mira SEO të 2018-ës

Përdorni praktikat më të mira SEO të 2018-ës që domain-i juaj të jetë i favorshëm për motorët e kërkimit

Emri i domain-it tuaj mund të duket i mirë, por… A është i favorshëm për SEO (Search Engine Optimization – Optimizimi për Motorët e Kërkimit)? Ja, si të zgjidhni emrin e domain-it tuaj duke përdorur praktikat më të mira SEO të 2018-ës.

Shqetësimin për SEO filloni ta keni para se vetë faqja juaj web të jetë aktive. Mbase do të dëshironit që SEO të mos ekzistonte? Sigurisht, kjo do t’ju shkarkonte nga barra e shtuar për optimizimin e faqes suaj web.

Fatkeqësisht, SEO është mëse prezent. Për më tepër, është duke evoluar.

Edhe pse nuk është diçka e thjeshtë, ka një mënyrë për të optimizuar shpejt dhe pa shumë mundim faqen tuaj të web-it. Fillon me rregjistrimin e domain-it tuaj me emrin e duhur.

Në vazhdim do t’ju tregojmë si të optimizoni me efektivitet emrin e domain-it tuaj, sipas praktikave më të mira SEO të 2018-ës. Jeni gati?

Vazhdoni leximin mëposhtë!

Përdorni fjalë kyçe

Çfarë ju vjen në mëndje më së shumti kur mendoni për SEO-n? Fjalët kyçe,apo jo?

Fjalët kyçe janë thelbi i optimizimit të mirë. Si mund t’ju gjejnë në botën dixhitale, nëse nuk përdorni fjalët e duhura? Mos e harroni këtë pikë, kur të zgjidhni emrin e domain-it tuaj.

Në vend që të përdorni fraza të dëndura me fjalë-kyç (si: bestbeautyproductsforwomenover50.com), përdorni termat gjithëpërfshirës. Arsyeja për këtë është Google. Qëllimi i Google është zvogëlimi i mundësive për shfaqjen e faqeve jo-cilësore që kanë për bazë emër domain-i me shumë fjalë kyçe në rezultatet e kërkimit.

Për ta përmbledhur, në përzgjedhjen e emrit të domainit përfshini fjalë kyçe, por mos u fokusoni të përzgjidhni ato më specifiket.

Bëjeni të lehtë për t’u mbajtur mend

Gjithkush që ka një faqje web do të donte që njërizit ta mbanin mend emrin e faqjes së tyre. Zgjidhni një emër domain-i i cili është i lehtë për t’u mbajtur mend. Mundësisht zgjidhni një emër që të jetë edhe i shqiptueshëm. Mos zgjidhni diçka të komplikuar për tu thënë.

Ruani thjeshtësinë duke shmangur fjalët e pazakonta. Gjithashtu, përpiquni të evitoni numrat. Përsa i përket gjatësisë, domainet ideale kanë një gjatësi nën 15 karaktere.

Përpara se të zgjidhni bënjë një test të thjeshtë: Shkruajeni emrin e domain-it në një copë letre dhe kërkojini një shoku t’ua lexojë. Nëse leximi është i vështirësi, kërkoni për një emër tjetër.

Mos përdorni prapashtesa të tjera si alternativë

Le të supozojmë se e gjetët emrin perfekt për domain-in tuaj. Në faqen e rregjistrarit tuaj të preferuar kontrolloni nëse ky emër është ende i lirë.

Rezulton se i vetmi i padisponueshëm është versioni .al (ose .com). Ndërkohë, të gjithë domain-et me prapashtesa të tjera si: .org, .net, .biz, .info, etj..  janë të lirë.

Në këtë rast, përzgjedhja e një domain-i me një prapshtesë tjetër është shumë tunduese, por nuk është aspak vendimi i duhur. Krijon përshtypjen e një kopjimi ose mashtrimi.

Individët që duan të hyjnë në versionin .al (ose .com), të cilët gabimisht kanë shtypur domain-in tuaj, presin t’u shfaqet një përmbajtje e caktuar. Kur atyre u shfaqet diçka tjetër nga sa prisnin ata me shumë gjasa nuk rikthehen më tek ju nga frika e një faqe web të rreme.

Shmangni përdorimin e Vijave lidhëse

Për të lehtësuar lexueshmërinë, sidomos kur domain-i përmban më shumë se një fjalë, mund të mendoni të vendosni vija lidhëse. Këto të fundit janë një tjetër tregues për faqet e rreme.

Megjithatë, nëse vërtet ju bezdis ngjeshja e disa fjalëve pa hapësira ndarëse, mund të shtoni vetëm një vijë lidhëse. Një vijë lidhëse nuk është aq dëmtuese sa mund të ishin pesë vija të tilla.

Ruajtja e uniformitetit

Si markë, juve do t’ju duhet të jeni i pranishëm kudo nëpër internet. Faqja juaj e webit është një nga format e shfaqjes në internet, ndërkohë që prania në rrjete të ndryshme sociale sot është domosdoshmëri.

Për të ruajtur uniformitetin e markës në internet, kontrolloni disponueshmërinë e emrit të domain-it në platformat sociale. Sigurisht nuk do të përdorni “faqjaime.com” si emër tuajin në rrjete sociale, por duhet të siguroheni që emërtimi “faqjaime” është ende i papërdorur.

Nëse është i zënë, mund të përdorni nënvijëzime, apo t’i shtoni në fund “blog” ose “shop” ose “site”. Gjithsesi, më mirë është që emërtimi në platformat sociale të mos ketë asnjë variacion nga emri i domain-it.

Për zbatimin e Praktikave më të mira SEO të 2018, filloni nga emri i domain-it

Përdorimi i SEO nuk është i thjeshtë. Do kohë të përvetësohet dhe për më tepër ndryshon vazhdimisht.

Por, mund të kontrolloni emrin e domain-it tuaj. Zgjidheni të shkurtër, konciz dhe të lehtë për t’u mbajtur mend. Pasi të keni përvetësuar Praktikat më të mira të SEO-2018, do të jeni gati të optimizoni elementët e tjerë të faqes suaj.

Jeni të interesuar për artikuj të tjerë të ngjashëm? Kontrolloni në blog-un tonë !