Si të Mbroni Privatësinë e Kompanisë Tuaj me VPN

Si të Mbroni Privatësinë e Kompanisë Tuaj me VPN

Informacioni i kompanisë tuaj duhet të jetë i mirëmbrojtur! Lexoni sesi të siguroni privatësinë e kompanisë tuaj me anë të VPN.

Me një kosto mesatare të thyerjes së sigurisë prej 4 milion $, vetëm pak kompani në planet mund ti bëjnë ballë pa asnjë problem. Një VPN biznesi mund të mbrojë privatësinë e kompanisë tuaj. VPN lidh në mënyrë të sigurtë çdo pajisje të kompanisë, qoftë ajo lokale (on-site) apo jo (off-site). Kjo ju lejon përdoruesve që të shmangin mashtrimet nga skemat e “peshkimit”, keqbërësit ndëkombëtarë, madje edhe nga konkurrentët.

Ja disa mënyra sesi VPN mund të mbrojë kompaninë tuaj.

Përmirëson Sigurinë Kibernetike

Sigurimi i linjave të internetit dhe firewall-et nuk mjaftojnë për mbrotjen e miliona përdoruesve, të cilët janë sulmuar vitet e fundit. Mbrojtja me antivirus është po aq e mirë si njerëzit që e kanë programuar dhe përdoruesit që e përditësojnë. Një përqindje e madhe e softwar-eve të dëmshëm dhe viruseve mund të depërtojnë antiviruset pa asnjë problem.

Shumica e lidhjeve të interneti nuk kanë siguri apo enkriptim nëse të dhënat nuk dërgohen me VPN.

Përdorimi i  VPN i mundëson çdo përdoruesi të kriptojë të dhënat nga fillimi në fund. Duke mbrojtur informacionet sensitive të klientëve, dokumentat e brendshme dhe komunikimin midis punonjësve, VPN mund të ruajë paratë e kompanisë. Kjo siguri e përmirësuar garanton që informacioni nuk “rrjedhin” dhe që kompanitë t’i mbajnë sekretet e tyre të paprekura.

Sekretet tregtare të humbura kushtojnë miliona. Thjesht pyesni Sonin për më tepër.

Ndarje e të Dhënave e  Pa Rrezik dhe e Sigurtë

Qoftë midis kolegëve apo bizneseve, të dhënat ndahen midis grupeve të ndryshme gjatë gjithë kohës. Pa një VPN biznesi, të dhëna janë lehtësisht të cënueshme nga sulmet e piratëve.

Dokumentet e bashkëngjitur në email, shërbimet e ruajtjes së dokumentave apo ndonjë rrjet jashtë kontrollit të vetë kompanisë duhet të kriptohen. Duke përdorur një VPN biznesi, ju mund të keni të gjithë komunikimin në Internet të kriptuar. Në këto raste, vetëm përdoruesit e lejuar dhe me çelësin e duhur mund të dekriptojnë dhe të përdorin të dhënat.

VPN e bizneseve ndihmojnë në shmangiet e rasteve të marrjes së të dhënave të rëndësishme, që kemi dëgjuar në lajme vitet e fundit.

Censura e Internetit Mund të Ulë Produktivitetin

Nëse ju apo stafi juaj udhëtoni ose punoni në vende që aplikojnë censurë të internetit (p.sh Kina, Turqia, Rusia, etj…), kjo mund ta bëjë sfiduese për realizimin e punës. Punonjësit kanë nevojë të shmangin çdo pengesë në mënyrë që puna e tyre të përparojë dhe ata të kenë sukses në atë çfarë bëjnë më mirë. Ofruesit e VPN jo vetëm që lejojnë për një lidhje të shpejtë, por përdoruesit mund të zgjedhin vendodhjet nga atje ku lidhja e tyre duhet të shfaqet se nga po vjen.

Për kompanitë që krijojnë produktet ose prodhojnë shërbime që nuk lejohen në disa vende, VPN lejon një akses të lehtë dhe të thjeshtë.

Në disa vende, Google, email ose dhe aksesi i Youtube është i limituar. Lidhja me një VPN amerikane ose europiane ju lejon akses dhe funksionalitet të plotë pa duke anashkaluar censurimin.

Përdorimi i VPN Mund të Shpëtojë Kompaninë Tuaj

Keni pasur ose jo ndonjë nga problemet më sipër, lënia e kompanisë tuaj vulnerabël ndaj sulme të piratëve është e rrezikshme dhe kushtueshme. Një sulm mund të çojë në marrjen e të gjithë sistemit ose në përgjimin e komunikimeve tuaja nga konkurrentët. Në vend që të hidhni poshtë punën tuaj, ruani sekretet e kompanisë me anë të VPN.

Nëse ju po pyesni nëse ju duhet ose jo VPN për biznesin tuaj, kontrolloni guidën tonë për më shumë detaje.

0/5 (0 Reviews)

Leave a Reply