Po rregjistroni një domain për herë të parë? Shmangni këto 5 gabime gjatë regjistrimit

Po rregjistroni një domain për herë të parë? Shmangni këto 5 gabime gjatë regjistrimit

Rregjistrimi i domain-it është proçes i nevojshëm  për këdo që kërkon të ketë prezencë online. Këto 5 gabime do të jenë shumë të kushtueshme për fillestarët.

Në botën tonë të ndërlidhur, krijimi i prezencës online është domosdoshmëri. Nëse ju drejtoni një biznes ose keni një kauzë, do të dëshironi të keni një emër domain-i që t’ju përfaqësojë për atë se çfarë jeni. Zgjidhni një domain që të jetë “çelës” për ju.
Kur zgjidhni një emër domain-i, është e rëndësishme të dini gabimet që duhet të shmangni. Për të mësuar se çfarë duhet të shmangni për të fituar një emër domain-i të sigurtë, vazhdoni leximin.

1. Konfliktet mbi të drejtën e autorit dhe markën

Mos qëndroni me orë të tëra në mendime për të gjetur emrin perfekt të domain-it tuaj dhe në fund të zbuloni se po cënoni të drejtën e autorit apo markën e dikujt tjetër. Konfliktet mbi të drejtën e autorit dhe markat mund të shkaktojnë  probleme serioze.

Në rastin më të mirë do të humbni vetëm pronësinë mbi domain-in. Politika Uniforme e Zgjidhjes së Pretendimeve mbi Emrat e Domain-eve, e cila shpesh referohet si UDRP, është procesi që duhet ndjekur kur ka pretendime mbi pronësinë e emrit të domain-it.

Në konflikte të tilla, humbja e domain-it është shqetësimi juaj më i vogël. Ekziston mundësia e padive civile që mund t’ju dëmtojnë financiarisht. Shmangini këto probleme. Realizoni kërkime të thella për emrat dhe markat përpara se të kryeni blerjen.

2.Heqja dorë lehtësisht nga emri i domain-it

Pra si përfundim ju vendosët të rregjistroni domain-in që i përshtatet nevojave tuaja. Problemi i vetëm: dikush tjetër tashmë e zotëron atë domain. Edhe pse ju mund të zgjidhni një tjetër emër, domain që ju dëshironi mund të qëndrojë si opsion.

Nëse emri që dëshironi është i regjistruar ose në përdorim, ekziston mundësia e blerjes nga zotëruesi. Pyesni nëse zotëruesi është i gatshëm ta shesë domain-in për një çmim që ju përshtatet të dyja palëve. Ju mund të kontaktoni direkt me zotëruesin ose të përdorni shërbimet e ndërmjetësimit (domain broker).

3.Përdorimin e një emri të vështirë domain-i

Megjithëse mund të mendoni se keni zgjedhur emrin e duhur të domain-it, ka mundësi që ia të jetë konfuz për të tjerët. Kjo mund të ndikojë më shumë sesa ju mendoni.

Është emri i domain-it tuaj i vështirë për t’u shqiptuar? Nëse përgjigja është po, ju mund të supozoni që njerëzit nuk do të jenë duke folur aq shumë për të me njerëz të tjerë. Kjo ul mundësitë e përhapjes së emrit nëpërmjet bisedave, përkundrejt rastit kur do të përdornit një emër më të thjeshtë.

Domain-et që janë të vështira për t’u gërmëzuar ose shkruar mund të jenë po aq problematikë. Ju nuk do të dëshironit të humbisni trafik për shkak të gabimeve në shqiptim ose shkrim.

4.Mosblerja e prapashtesës së duhur

Prapashtesat e domain-eve janë të vështira kur vjen puna tek krijimi i prezencës tuaj online. Disa mund të argumentojnë se mënyra më e mirë për të blerë një emër domain-i është ta marrësh me .com në fund.

Ka dhe raste të tjera si .org, .net apo .al. Prapashtesa e duhur është në varësi të komunitetit që “shënjestroni”. Nëse grupi i shënjestruar është i kufizuar brenda një shteti apo nacionaliteti të caktuar atëherë rregjistrimi i domain-eve ccTLD është i duhuri. P.sh nëse doni të kontaktoni kryesisht me klientë shqiptarë atëherë rregjistroni domain .al.  Nëse jo, atëherë rekomandohet rregjistrimi i domaineve gTLD si p.sh .com, .net, .org apo newTLD .online, .shop, etj..  Prapashtesa e gabuar do ta shndërrojë emrin tuaj në më pak profesional apo më pak të përshtatshëm.

5.Zgjedhja e një emri domain-i unik

Mos e kufizoni veten kur regjistroni një emër domain-i. Ju dëshironi një emër që t’ju pëlqejë. Vendosja e emrit tuaj në një treg të kufizuar nuk është zgjedhja më e mirë. Synoni sa më lart për një emër që do të mbajë vlerën e tij dhe do të rrisë oportunitetet tuaja.

Krijimi i një domain-i që do të ketë sukses

Krijimi i një domain-i që do të jetë i suksesshëm është çështje përkushtimi. Bëhuni kreativ, bëni kërkime dhe jini mendjehapur.

Jeni gati ta bëni të njohur emrin tuaj? Na kontaktoni sot për të filluar me regjistrimin e domain-it tuaj.

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial