Dominon Domain-i gTLD i ri BUY.GAME! U Shit 29,900$!

Dominon Domain-i gTLD i ri BUY.GAME! U Shit 29,900$!

Çdo javë, tregu online i domain-ve, Sedo, publikon listën e shitjeve të domain-ve që arrijnë vlerën 2,000$ e sipër. Listimi përmban tri grupime: domain-et .COM, domain-et  ccTLD dhe domain “Të Tjerë”.

 

Raporti Javor i Shitjeve të Domain-ve të Sedo-s

Ky postim paraqet raportimin e përjavshëm, mbi shitjet e domain-ve, nga data 18 deri më 24 Shkurt të 2019-ës. Transaksioni ‘hit’ i javës është shitja e domain-it gTLD i ri, buy.game. U shit për vlerën 29,900$. Në vendin e dytë renditet domain-i lads.com, me 22,999EUR. Numri i transaksioneve, me vlerë mbi 2,000$, është 64.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM

Gjithsej, ky grup, numëron 36 shitje të domain-ve me vlerë mbi 2,000$. Jo aq keq, krahasuar me volumin prej 37 dhe 34 shitjesh të së njejtës kategori paraqitur në dy javët pararendëse.

Në këtë seksion kemi katër shitje 5-shifrore. Shitjet më të mëdha i përkasin lads.com me çmim 22,999EUR dhe liftlab.com për 22,500$. Më pas, pozicionohen stealthvpn.com me 14,995$ dhe bargeld.com me vetëm 9,450EUR (≈ 10,690$). Lista vazhdon me domain-et 2-fjalësh sparkdata.com me vlerën 7,500$ dhe letshome.com për 7,000$. Këta ndiqen nga domain-et e shqiptueshëm kimino.com për 5,000 EUR, gremler.com për 3,600$ dhe cardr.com shitur për 5,000$.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD

I pari, për ccTLD-të, pozicionohet domain-i gjerman ravensburger-verlag.de me vlerë transaksioni 15,000$.

Të dytin në renditje, vërejmë domain-in e rrallë cover.ca i shitur për 10,000$. Në vazhdim shfaqen bet.gg për 7,500 EUR dhe grundsteuer.de për 4,500 EUR.

Të tjera shitje interesante domain-esh janë transaksionet për domain-et e tipit fjalë, si: enthuse.co.uk për 3,000 GBP, alumni.me për 2,599$ dhe avatars.ai ekzaktësisht për 2,000$.

Në listim kemi edhe një domain tri-gërmësh, cst.ch me vlerë 3,000 EUR.

Në total, ka 22 shitje të domain-ve ccTLD, mbi 2,000$.

Domain-et .DE udhëheqin në volum me 7 listime. Pasohen nga domain-et .AI me 3 listime, .CH dhe .ES me nga 2 listime për secilin.

Hyrje teke kanë domain-et: .CA, .CL, .CO, .CO.UK, .COM.CN, .FR, .GG, dhe .ME.

Nuk ka ndryshim të konsiderueshëm në volum krahasuar me 21 dhe 24 transaksionet e domain-ve të të njejtit lloj të 2 raporteve më të fundëm.

 

Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”

Në këtë raport, seksioni “Të Tjerë” shfaqet interesant. Numërohen 6 shitje domain-esh. Pra, vetëm 2 transaksione më shumë se 4 shitjet e domain-ve, të së njejtës kategori, të raportuara në dy raportet pararendës.

Surpriza e madhe, si dhe transaksioni më i rëndësishëm i javës, është domain-i i llojit gTLD e re buy.game i shitur për 29,999$. Në vendin e dytë vjen domain-i i llojit të vjetër 2050.org që kap vlerën 5-shifrore prej 10,000 EUR.

Këtë herë, gara mes llojit the vjetër dhe gTLD-ve të reja është e barabartë në numër transaksionesh. Megjithatë, gTLD-të e reja vazhdojnë kryesimin në vlerën e realizuar nga shitjet.