Kryeson Creation.com! Vlera- 40,000EUR!

Kryeson Creation.com! Vlera- 40,000EUR!

Raporti Javor i Shitjeve të Domain-ve të Sedo-s

Le të shikojmë ç’ka ndodhur me shitjet në tregun e domain-ve Sedo nga data 3 Qershor deri në 9 Qershor, të 2019-ës.

Raporti Javor i Shitjeve shpalos rënie të konsiderueshme. Gjithsej janë vetëm 45 shitje domain-ësh. Numërohen 26 shitje për domain-ët .COM, 13 shitje për domain-ët ccTLD dhe 6 shitje për TLD-të e tjera.

Për informacion të detajuar sipas secilës kategori të domain-ve, na ndiqni më poshtë.

Shitjet në Grupin e Domain-ve .COM

Në këtë seksion, minimumi i transaksioneve,  gjatë tre javëve pararendëse, ka qënë 36 shitje domain-ësh. Siç dhe vërehet, kjo javë i ka goditur fort .COM-ët duke ndikuar edhe raportin në tërësi.

Creation.com është transaksioni më i rëndësishëm i këtij raporti. Ky domain u vlerësua me 40,000EUR. Veç tij, ka edhe dy shitje të tjera 5-shifrore. Vendi i dytë, pas creation.com, shkon për shortselling.com i shkëmbyer kundrejt 10,000EUR. Ndërkaq, në vendin e tretë gjejmë të pozicionuar articlesbase.com që arriti të kap ekzaktësisht 10,000$.

Gjatë këtij harku kohor, në seksionin e .COM-ëve, më shumë ndeshim janë shitjet e domain-ve të shqiptueshëm, 2-fjalësh dhe me 4 gërma. Pak a shumë, këto përbëjnë tendencën në raport.

Domain-ët më të rëndësishëm të shqiptueshëm përfshijnë gazal.com me 6,000$, anter.com me 4,900EUR dhe pygar.com për 3,900 GBP. Sakaq, nga domain-ët 2-fjalësh kemi dentalschool.com të shitur me çmim 5,000$, hellowellness.com me 5,000$ dhe restaurantgift.com me 3,500$. Ndërsa, domain-ët me 4 gërma përfaqësohen në listim nga transaksionet e qtpz.com për 5,000$ dhe rvrr.com për 2,550$.

Shitjet në Grupin e Domain-ve ccTLD

Vetëm 13 transaksione domain-ësh! Nuk është aspak shifër e kënaqshme, por, gjithsesi, nuk është  nën vlerat e arritura në javët e fundit nga ccTLD-të. Renditja është e tillë: si zakonisht, kryesojnë .DE me 4 listime, .FR vetëm 2 listime dhe hyrje teke për .CN, .COM.AU, .IN, .IO, .ME, .PL dhe .TW.

Kategoria e ccTLD-ve fillon me dy transaksione të rëndësishme 5-shifrore. E para, studio.io vlerësuar për 20,000$ dhe e dyta week-end.fr për vetëm 10,000EUR. Me kaq mbyllen transaksionet 5-shifrore të domain-ëve.

Tendenca e përgjithshme javore është relativisht e miksuar. Kemi dy domain me tri gërma: rpb.fr i shitur për 3,500EUR dhe dai.tw për 2,500$. Gjithashtu, shfaqen herë pas here dhe domain-e 2-fjalësh, si: openlegal.com.au me çmim 6,881$, professionalstore.de me 2,500EUR dhe happyzoo.cn me vlerë transaksioni 2,309$. Tendenca plotësohet e përmbyllet nga domain-ët fjalë. Kështu, chois.de u shit 6,000EUR dhe mermaid.me për vetëm 2,500$.

Shitjet në Grupin e Domain-ve “Të Tjerë”

Kurioz mbi seksionin e domain-ve “Të Tjerë”? Edhe në  këtë raport kemi miksim mes domain-ve të vjetër dhe të rinjë. Betejat e famshme vazhdojnë. Volumi i shitjeve duket i balancuar, por falë vlerës totale në shitje, trofeu i kësaj jave shkon për gTLD-të e reja.

Më i rëndësishmi për tu përmendur është transaksioni i domain-it koeln.business. Vlera e shitjes kapi 6,000EUR. Në vazhdim renditen wetrade.net për 3,900EUR dhe videomark.net për 2,800.

Dhe këtu e mbyllim raportimin! Na ndiqni në vijim dhe mos hezitoni të na kontaktoni për çdo pyetje rreth botës së domain-ve.