Blerjet e Domain-ve te Sedo – 160,000$ për GLANCE.COM!

Blerjet e Domain-ve te Sedo – 160,000$ për GLANCE.COM!

Blerjet Javore të Domain-ve

Të interesuar për blerjet e fundit në Sedo? Ju njohim me raportimin, data 16 deri në 22 Shtaror, për blerje të domain-ve publik mbi 2,000$.

Padyshim, shkëlqen glance.com! Albert Schimmel ndoqi transaksionin me vlerë 160,000$. Jo keq, sidomos nëse marrim parasysh vlerën totale prej 600,000$ të blerjeve të javës. Gjithashtu, specifikojmë se, gjithsej, u shitën 77 domain.

Doni të dini më shumë? Ndiqni vazhdimin!

Blerjet e Domain-ve .COM

Cilat janë blerjet kryesore të domain-ve .COM?

Gjithsej, 50 është numri i blerjeve të domain-ve, ndërsa vlera totale arrin rreth 465,000$. Qartësisht, shumë më mirë se javën e shkuar.

Siç dhe vumë në pah paraprakisht, glance.com mban kurorën si e vetmja shitje 6-shifrore në tabelë. I dyti vjen airtimes.com me 46,000$. Ndërkohë që në vendin e tretë kemi domain-in 2-fjalësh, spreadgroup.com, me 28,900EUR. Shitjet 5-shifrore vazhdojnë me dy domain 3-gërmësh, dne.com për 26,666$ dhe iyw.com për 11,100$. Dhe e mbyllim me wealthpilot.com, një tjetër domain 2-fjalësh, i pozicionuar në vendin e gjashtë dhe me vlerë pikërisht 10,000$.

Po trendi i javës?

Dukshëm, tendenca anon tek blerjet e domain-ve dy-fjalësh. Disa shembuj shtesë veç të sipër-përmendurve janë: spangbang.com, stripcurtain.com, payapp.com, queenrose.com dhe kështu me radhë.

Blerjet e Domain-ve ccTLD

Po performanca e domain-ve ccTLD? 

Kemi po aq volum blerjesh sa dhe javën e kaluar. Pra, 18! Megjithatë, vlera e regjistruar është vetëm 84,000EUR.

Drejtimin e kanë domain-ët .DE me 6 blerje. Pastaj, vijnë domain-ët .ES, .NL dhe .TW me nga 2 blerje. Për ta mbyllur me hyrjet teke të domain-ve .COM.AU, .NO, .DO, .SE, .UK dhe .BE.

Dhe blerjet kryesore të ccTLD-ve janë?

Janë regjistruar tre blerje 5-shifrore domain-ësh, edhe pse jo në vlera të konsiderueshme. Vendi i pare ndahet mes movie.tw dhe cafe.tw, të dy me vlerë 10,100$. E fundit është blerja e actualidades.es. Ndërkaq, çmimi maksimal i arritur nga një domain .DE është 5,700EUR dhe i përket axito.de.

Seksioni “Të Tjerë”

Ç’të reja kemi nga beteja javore?

Në fakt edhe këtë herë nuk ka betejë! TLD-të e vjetra marrin 8 nga 9 blerjet e domain-ve të raportuar. Patjetër që froni u takon atyre.

Blerja kryesore është transaksioni i impacted.org me çmimin e kënaqshëm prej 15,000$. Kjo është dhe e vetmja shitje 5-shifrore në listë. Lista mbyllet me, domain-in vetmitar gTLD, hosting.biz për fiks 2,000$. Sa për luftën brenda llojit, në krye janë domain-ët .ORG.

Në total, shuma e blerjeve arrin rreth 43,000$. Sigurisht, jo aq mirë sa në raportin e javës së fundit, por situata mbetet pozitive.

Ndiqni blog-un tonë për informacionet më të reja në qarkullim!

Leave a Reply