Domain-i më i mirë i javës: RED.TV me vlerë 35,000EUR!

Domain-i më i mirë i javës: RED.TV me vlerë 35,000EUR!

Raporti Javor i Domain-ve në Sedo

Rikthehemi me raportimin klasik javor për domain-et më të mirë të Sedo-s.

Kanë ndodhur shumë gjëra në tregun e domain-ve nga data 9 deri në 15 Shtator. Gjithsesi, ne do të merremi vetëm me domain-et mbi 2,000$ dhe sigurisht, me secilën kategori veçmas.

Padyshim do e hapim me red.tv, domain-i më i mirë i javës. Ky domain i vyer ccTLD, kushtoi plot 35,000EUR.

Lexoni artikullin në vijm.

Shitjet e Domain-ve .COM

Cilët janë domain-ët më të mirë të javës?

Gjithsej, janë 42 transaksione domain-ësh dhe vlera totale arrin rreth 300,000$.

Në piedestal rri domain-i 2-fjalësh, northdakota.com me 33,000$, i cili është dhe domain-i i dytë më i mirë i tabelës.Vendin e dytë e ka brillen.com me 23,500EUR, pasuar nga jihi.com dhe famosos.com me nga 15,000$ e 13,299EUR.Pastaj, vjen onepanel.com me vlerë 12,832EUR. Ucharm.com dhe trustvoice.com u shitën me nga 10,000$ secili.

Kaq për shitjet 5-shifrore të kategorisë së .COM-ve.

Po cili ishte trendi i javës?

Mesa duket, më të shpeshtët janë domain-ët shumë fjalësh dhe kryesisht ata me dy fjalë. Disa shembuj shtesë, përveç më të mirëve të përmendur më sipër, janë: wireflow.com, lookyoung.com, undergrads.com dhe adultanime.com.

Shitjet e Domain-ve ccTLD

Si po performojnë domain-ët ccTLD?  

Numri i domain-ve të regjistruar është 18. Sakaq, vlera monetare arrin rreth 123,000EUR.

Domain-ët .DE nuk kryesojnë të vetëm këtë javë. U duhet ta ndajnë kurorën me domain-ët .IN që kanë po ashtu 3 vende në listë. Pastaj, kemi domain­-ët .BE dhe .CA me nga 2 listime secili. Për ta përmbyllur me hyrjet teke të domain-ve .CH, .CO, .FR, .FM, .NO, .TO, .UK dhe prapashtesa .TV.

Kush është domain-i më i mirë i llojit ccTLD?

Si edhe në raportin e kaluar, domain-i më i mirë i raportit u përket pikërisht ccTLD-ve. Sigurisht, është fjala për shitjen 35,000EUR të red.tv. Është edhe një tjetër transaksion domain-i 5-shifror i listuar. Kështu, goods.co mban vendin e dytë të kategorisë, i vlerësuar 20,000$.

Vendi i katërt dhe i pesti shkojnë për domain-e pijesh, të tipit .IN, si: whisky.in dhe vodka.in. E mbyllim me vendin e pestë. Më në fund një domain .DE. Pikërisht, safe-work.de që arriti të kap vetëm 5,000EUR.

Edhe pse të barabartë në volum shitjesh me domain-ët .DE, domain-ët .IN dominojnë dukshëm në vlera.

Seksioni “Të Tjerë”

Si po vete beteja mes TLD-ve të vjetër dhe gTLD-ve të reja?

Në pamje të pare, nuk duket se ka garë këtë javë. Domain-ët e vjetër fitojnë 5 me 1 në volum shitjesh. Gjithsesi, duket se janë barazim në vlera.

Pra, le të fillojmë me smart.bio që është dhe domain-i më i mirë i javës. U vlerësua plot 25,000EUR. I dyti dhe njëherazi i fundit transaksion 5-shifror, është germany.org me 11,000$.

Sa për betejën e brendshme, mes TLD-ve të vjetër, kryesojnë domain-ët .ORG. I vetmi transaksion .NET, në listë, është sexe.net për vetëm 4,888EUR.

Gjithsej kemi 6 shitje domain-ësh dhe shuma totale është afërsisht 50,000EUR. Aspak keq për këtë seksion, përkundrazi!

Për më shumë, ndiqni blog-un tonë. Regjistro domain perfekt me iRegister.