Sa Është Vlera e Domain-it Tuaj ? Udhërrëfyes Rreth Vlerësimit të Domain-it
Sa Është Vlera e Domain-it Tuaj ? Udhërrëfyes Rreth Vlerësimit të Domain-it
Domain-i juaj mund të jetë emri i start-up të suksesshëm ose i një markë të re. Por si ta gjeni se sa i vlefshëm është emri i domain-it tuaj ? Mësoni gjthçka që duhet të dini rreth vlerësimit të domain-it në këtë artikull.
Ju jeni tepër të lidhur me domain-in tuaj, dhe ishit të gëzuar kur e regjistruat atë.
Por tani, ju dëshironi të kërkoni për gjëra të tjera. Kështu që, për të e realizuar shitjen ju duhet një vlerësim paraprak mbi vlerën e domain-it tuaj.
Sikurse edhe vlerësim i pasurive të paluajtshme, vlerësimi i domain-it ju tregon sa e vlen website-i juaj. Njohja e vlerës së domain-it ju ndihmon të negocioni më mirë me palët e interesuara. Ja si të vlerësoni domain-in tuaj përpara se ta nxirrni në shitje:
Mësoni se Çfarë e Bën një Domain të Ketë Vlerë
Së pari, ju duhet të dini se çfarë e bën një domain të vlefshëm.
Disa faktorë të cilët ndikojnë në vlerën e domain tuaj janë :
- Prapashtesa e domain, ose pjesa e domain tuaj pas pikës (.com akoma mbetet më i vlerësuari)
- Popullariteti dhe trafiku (nëse një faqe ka një audiencë të madhe, blerësi mund ta shfrytëzojë menjëherë atë)
- Mund të shëndrrohet në emër marke (emër unik , i qartë, që mbahet mend lehtësisht)
- Fjalët kyçe (fjalë kyçe për të cilat do të optimizoni website dhe sesi ato performojnë në motorët e kërkimit)
- Drejtshkrimi (nëse emri i domain tuaj është fjalë e shkruar saktë)
- Gjatësia (sa më i shkurtër emri, aq më shumë janë të gatshëm të paguajnë për të)
Mbajini parasysh këto pika kur kërkoni për domain të ngjashëm për të përcaktuar vlerën e domain tuaj.
Kërkoni Çmimet e Shitjes për Domain të Ngjashëm
Pasi të keni vlerësuar perfomancën e website-it tuaj, bazur në pikat e mësipërme, është koha për të kryer një kërkim mbi konkurrentët.
Në mënyrë që të gjeni se sa të tjerët janë të gatshëm të paguajnë për domain tuaj, kërkoni çmimin e shtijes për domaine të ngjashëm.
Për të realizuar këtë, do t’ju duhet të mblidhni të dhëna mbi shitjet e fundit të domain-ve (njësoj si mbledhja e çmimeve për pasuritë e paluajtshme). Këtu tek iRegister, ne postojmë vazhdimisht mbi zhvillimet më të fundit në tregun e domain-eve. Një tjetër burim është DN Journal. Kjo është një faqe e cila gjithashtu ndjek shitjet e fundit të domain – ata mund t’ju tregojnë shitjet më të mëdha në 3 javët e fundit.
Përdorni një Shërbim për Vlerësim Domain
Në këtë pikë, do t’ju duhet një shërbim për vlerësim domain-i.
Ky shërbim është ashtu si tingëllon. Një vlerësues shikon pikat e forta dhe të dobta të faqes tuaj dhe i përmbledh për t’ju dhënë një vlerësim mbi vlerën e emrit të domain.
Këto shërbime janë shumë ndihmuese sepse ato bëjnë punën teknike më të vështirë në vendin tuaj. Vlerësuesi më i njohur i domain është Estibot – i cli vlerëson rreth 2 milion domain në ditë.
Ky është një lajm i mirë për ju sepse ata kanë të dhëna për të mbështetur vlerësimet e tyre.
Ju mund të merrni edhe një opinion të dytë duke përdorur vlerësimin e Godaddy-it.
Zbuloni se Kufirin e Pagesës nga Blerësi
Tani, se sa vlen faqja juaj dhe sesa njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për të nuk janë domosdoshmërisht e njëjta gjë.
Një domain i cili i plotëson të gjitha kriteret e listuara më sipër mund të mos ketë shumë klientë të interesuar. Përkundrazi, një domain i cili i plotëson pak nga këto kritere mund të shitet shpejt.
Mënyra më e mirë për ta zbuluar? Vendoseni domain tuaj për shitje duke përdorur çmimin e vlerësuar. Kjo nuk është aq drastike sa duket – shumë faqe ju lejojnë ta kryeni këtë shumë thjeshtë, madje mund të vendosni edhe një çmim dysheme (çmimi minimum që ju mund të pranoni).
Dëshironi Ndihmë për Domain?
Nëse ju keni gjetur rrugën drejt procesit të vlerësimit të domain dhe po e shisni domain tuaj, ka dhe një hap tjetër që duhet të ndiqni.
Duhet të transferoni domain-in.
Fatmirësisht për ju, ne e kryejmë gjithë procesin lehtësisht. Kontrolloni faqen tonë për të mësuar se si mund t’ju ndihmojmë.