Raporti i Shitjeve të Sedo- 29 Tetor deri më 04 Nëntor

Raporti i Shitjeve të Sedo- 29 Tetor deri më 04 Nëntor

Java që kaloi (29/10/2018 – 04/11/2018) u karakterizua nga dy shitje 6-shifrore, ndonëse më të dobëta në vlerë sesa ato të periudhës 8-14 të Tetorit 2018.

Vlera maksimale u arrit nga user.com i cili me 150,000 USD kryeson tabelën e shitjeve javore të Sedo.
Në vazhdim, në kampin e .COM-ëve, renditen vcasino.com me 46,000 USD  dhe dy transaksione 5-shifrore nga usonlinecasino.com e beboon.com. Secili prej tyre me vlerë 15,000 USD.

Mes .COM-eve vërehet prezenca e disa domaineve-Pizza, si squarepizza.com (7,500 USD) dhe honestpizza.com (4,500 USD).

Ndërkaq, transaksioni për domainin njëfjalësh emits.com, rezultoi relativisht i dobët, për vetëm 2,500 USD.

Në tërësi, u kryen 39 transaksione .COM, me vlerë 2 000$ e sipër. Volum ky i përafërt me 40 transaksionet e javës së kaluar, por me diferencë të ndjeshme nga dy javë më parë, kur volumi i shitjeve për .COM-et arriti në 47 transaksione.

Seksioni ccTLD, kryesohet, gjithashtu, nga një tjetër transaksion ­6-shifrorë. Domaini me dy gërma wg.de, u shit në vlerën e konsiderueshme 102,501 EUR, renditur i dyti në tabelën javore të Sedo.

Sakaq, vlerë 5-shifrore, në këtë seksion, arritën vetëm domainet fahrzeuge.de (18, 700 EUR) e pd.co.uk (16, 500 USD).

Tabela përmban edhe disa domaine me tri gërma, si nct.in (3,000 GBP), avq.co (3,500 USD) dhe bot.de (2,655 EUR).

17 ccTLD domaine u shitën me vlerë 2,000 USD e sipër. Kryesuesit e transaksioneve, në këtë seksion, radhiten si në vijim: .DE -8 listime, .CO.UK -2 listime dhe .CN, .CO, .FR, .IN, .IO, .IT, .PL me vetëm një listim secili.

Seksioni Të Tjerë, kryesohet nga shitja e employment.org, me vlerën e kënaqshme prej 20,000 USD.  Pasohet nga dy domaine të kategorisë së ‘vjetër’, eyelevel.net (4,500 EUR) dhe skypad.net (3,300 USD).

Kjo tabelë ka në total vetëm 7 volume shitjesh .NET dhe .ORG (respektivisht 3 .NET dhe 4 .ORG). Gjithsesi, vazhdojnë të kenë numrin më të madh të transaksioneve të kësaj kategorie krahasuar me .INFO (2) apo .CLUB që gjithashtu figurojnë në tabelën e përgjithshme.

Në kompleks, seksioni Të Tjerë, ka 10 transaksione me 2,000 USD e sipër. Krahasuar me 7 shitjet e javës së kaluar vërehet rritje e lehtë. Ndërkohë, kemi përmirësim të dukshëm në raport me 2 javë më parë (vetëm 3 shitje në këtë seksion).

Në tërësinë e tyre, shitjet javore të Sedo.com kanë performim pozitiv në të tre seksionet. U regjistruan 66 transaksione me vlerë 2,000 $ e sipër. Dy domainet që kryesojnë listën javore janë user.com dhe wg.de.

Për të shqyrtuar raportin e plotë javorë drejtohuni tek link-u:

https://www.thedomains.com/2018/11/06/sedo-weekly-sales-led-by-a-couple-of-6-figure-sales/