Name Ninja blen Files.com për 750,000$
Raportim mbi shitjet në tregun e domaineve të sedo për javën midis 10 dhe 16 dhjetor 2018.
Java midis 10 dhe 16 Dhjetor 2018 ishte java që u dominua nga domain-it ultra premium Files.com
Transaksioni 6-shifror i Files.com kryeson tabelën e transaksioneve të javës, me vlerën gjigande prej 750,000$. Për herë të fundit, Files.com ishte kishte ndërruar pronësi në fund të 2009-ës për vlerën e 725,000$. Ishin domain brokerat Frank Tillmanns (SEDO) dhe Bill Sweetman (Name Ninja) të cilët në bashkëpunim realizuan transaksionin.
Po shitjet e tjera të domain-eve .COM?
Tabela e transaksioneve .com të Sedo liston 31 transaksione me vlerë mbi 2,000$. Jo edhe aq larg nga 29 domain-et .com të shitur në javën pararendëse. Gjithsesi, mbetet volum i ulët në krahasim me 41 domain-et e ngjashëm të shitur dy javë më parë. Nuk ka transaksion tjetër 6-shifror të regjistruar, përveç Files.com. Operacioni i radhës me vlerë më të lartë renditet lofis.com për 55,000$, pasuar nga cwr.com për 19,950 EUR dhe arbeit.com për 19,500 EUR. Gjithsej ky seksion ka pesë shitje me vlerë 5-shifrore, ku përfshihen edhe spielwaren.com me vlerë 13,500 EUR dhe eresearch.com për 15,000$. Sikurse mund të vëreni, pjesa më e madhe e transaksioneve të domain-eve në tabelën e këtij seksioni janë në EURO.
Si shfaqen transaksionet e domain-ve ccTLD dhe ‘Të Tjerë’?
Seksioni ccTLD kryesohet nga pro.de me vlerë 25,000 EUR. Në vazhdim vijnë cloud.es për 18,500 EUR dhe hypnotize.me për 11,999$. “Goditje” të tjera të këtij seksioni, janë domain-et një-fjalësh strategic.er i shitur për 6,000 EUR dhe look.to me një vlerë transaksioni prej 3,588$. Interes shfaqin edhe transaksionet e domain-ve 3-gërmësh vou.se (5,000 EUR) dhe hus.be (3,040 EUR). Renditja sipas volumit është: .de me 7 listime, .ch, .es dhe .eu secila me nga 2 listime. Ndërkaq, .be, .co.uk, .in, .me, .se, .to kanë përkatësisht nga një transaksion. Domain-et .de rikthehen në kryesimin e këtij seksioni të shitjeve të Sedo-s. Numri total i transaksioneve mbi 2,000$ për domain-et ccTLD është 19. Ka rritje të lehtë në krahasim me të dy javët pararendëse.
Seksionin ‘Të Tjerë’ vazhdon i vakët edhe këtë javë. Madje, periudha nga 10 deri në 16 Dhjetor 2018 shfaqet me aktivitet edhe më të dobët. Shitje mbi 2,000$ u realizuan vetëm 2. Transaksionet e wellbeingalliance.org për 5,000$ dhe king.sale (e vetmja gtld e re) për 2,600$. Nuk ka asnjë domain .net të shitur.