Domain-ët kryesorë: Bettingodds.com kap 390,000 GBP!

Domain-ët kryesorë: Bettingodds.com kap 390,000 GBP!

Në këtë raportim të përmbledhur, do të përqëndrohemi tek shitjet kryesore të domain-ve në secilën prej kategorive. Si zakonisht, do të marrim në konsideratë vetëm vlerat mbi 2,000$.

Raporti i Shitjeve të Sedo-s

Cilët janë domain-ët kryesorë në tregun e domain-ve Sedo nga 24 Qershori deri në 14 Korrik?

Pavarësisht raportimit të disa javëve bashkë, mjafton një lexim i përciptë i listimit, për t’u bindur se performanca është e mirë. Mesa duket, Sedo vazhdon të karakterizohet nga temperaturat e larta. Gjithsej, kemi 207 shitje domain-ësh në tabelë. Pra, rreth 70 transaksione në javë. Sigurisht, nuk është aspak shifër e keqe. Elefanti është një domain .COM. Bëhet fjalë për Bettingodds.com.

Le të shikojmë secilën kategori më vete. Vazhdoni artikullin për të kuptuar më mirë sjelljen e shitjeve gjatë kësaj periudhe.

Domain-ët kryesorë në seksionin .COM

Si duken .COM-ët dhe cilat janë shitjet më të mira në listë?

Numërohen plot 135 domain-e me vlerë mbi 2,000$. Është indikator shumë i mirë i performancës. Plus, hasim edhe dy transaksione 6-shifrore. Gjithashtu, kemi dhe 13 shitje domain-ësh që kapin vlera 5-shifrore.

Fillohet me operacionin financiar të Bettingodds.com. Blerësi, GamingUSA, dha 390,000GBP për pronësinë e këtij domain-i premium dy fjalësh. Ndërkaq, vendin e dytë e zë domain i bukur, i llojit fjalë, Crystals.com. Ky i fundit u ble për 188,000$.

Po pjesa tjetër e listimit?

Ky seksion përmban edhe shumë shitje 5-shifrore. Domain-i kryesorë është ikg.com për 55,000$. Pasohet nga një tjetër domain tri-gërmësh, beq.com për 50,000EUR dhe nga domain-i dy-fjalësh firstdate.com për 40,000$. Pastaj renditja vazhdon me një çift domain-ësh një fjalësh: peaceful.com dhe simplist.com. secili prej tyre kap çmimin 30,000$.

Të tjera shitje të rëndësishme 5-shifrore përfshijnë: replicate.com, cashon.com, iph.com, omnibiotic.com, n2co.com, governor.com, myalternatives.com, savu.com dhe voltix.com.

Mesa duket, transaksionet më të shpeshta janë domain-et një dhe dy fjalësh dhe domain-ët e shkurtër. Kjo tendencë vërehet në të gjithë seksionin .COM.

Seksioni i ccTLD-ve

Ç’po ndodh me shitjet e domain-ve ccTLD?

Në total kemi 56 domain të regjistruar. Vërejmë se ccTLD-të vazhdojnë të kenë volum të vogël, por jo vlera të vogla.

Transaksioni më i madh i përket it.de me vlerë 49,000EUR. I dyti është manuka.de për 45,000EUR. Pastaj, kemi we.de me 30,000EUR dhe singleboersen.de me 20,000EUR. Dhe lista vazhdon me: buck.co, longdai.cn, digitalprinting.ie, finder.co dhe property.co. Të gjitha këto janë transaksione 5-shifrore.

Po renditja sipas shteteve? Kush kryeson?

Domain-ët gjerman .DE mbajnë kupën e triumfuesit me 21 listime. Sakaq, domain-ët .CO shfaqen në 7 pozicione. Më pas vijnë domain-ët .EU, .TV dhe .IO. secili me nga 3 listime. Për më tepër. Janë dhe domain-ët .CN e .IT me nga 2 renditje.

Për ta përmbyllur, kemi dhe hyrjet teke. Të tilla janë: .CO.UK, .BE, .IE, .CH, .FR, .FI, .ME, .AI, .AM, IN, .PE, .JP, .LI, .KR dhe .COM.BR.

Domain-ët kryesorë në seksionin “Të Tjerë”

Ç’mund të themi për TLD-të e vjetra vs. gTLD-ve të reja?

Shuma e domain-ve në këtë hapsirë të tabelës është 16. Nga të cilët vetëm 4 i përkasin gTLD-ve të reja. Pra, fitojnë të vjetrit. Edhe në vlera peshorja anon nga ata, sepse kanë shitjet më të mira të kësaj pjese të tabelës.

Le t’i hedhim një sy shifrave. Njëra nga ato është vërtet e rëndësishme. 60,000$ shkojnë për transaksionin e madh të kryesuesit, horseracing.net. E dyta në radhë si dhe e fundit shitje 5-shifrore në këtë seksion, është shkëmbimi me 15,000$ i domain-it surplus.net. nga ana tjetër kemi transaksionet e gTLD-ve të reja. Shitjet kryesore janë të signal.art dhe coin.bet. I pari kap vlerën 6,040$, ndërsa i dyti kushton 5,500EUR.

Duhen përmendur edhe disa domain-e të tjerë të rëndësishëm, si: exr.org, artbrut.org, vsco.net dhe judo.net.

Për t’u informuar rreth shitjeve të domain-ve dhe çdo teme tjetër lidhur me domain-ët, na ndiqni në blog-un tonë.

0/5 (0 Reviews)

Leave a Reply